Takimi vjetor mbi shitjet, si të nxisni angazhimin e ekipit për vitin 2016
(04 Janar 2016) Duke shpresuar se shkrimi më poshtë do t'ju vijë në ndihmë juve, Drejtues dhe Menaxher të Shitjes, për të organizuar Takimin Vjetor mbi Shitjet me ekipet tuaja, ju urojmë një vit sa më të frutshëm dhe të suksesshëm!
* * * * *
Rritja e angazhimit brënda ekipit tuaj te shitjeve do të thotë që jo vetëm do të jeni në krye të një grupi njerëzish më aktiv e të kënaqur, por kjo është gjithashtu e mirë edhe për biznesin. Sipas studimeve, shumica e organizatave që kanë angazhim të lartë të punonjësve, ruajnë dhe zhvillojnë mbi 80% të klientëve të tyre. Kjo, për shkak se kur punonjësit besojnë në atë që po bëjnë, ata kontribuojnë më shumë.
Takimi vjetor mbi shitjet, është një shans i madh për të përcaktuar qëllimin e organizatës suaj, së bashku me strategjitë dhe taktikat që ju do të përdorni në vitin e ardhshëm për të përmbushur atë. Përdoreni këtë ngjarje për të rritur angazhimin brenda ekipit tuaj të shitjes dhe ata do të largohen nga aktiviteti duke ndjerë që janë pjesë dhe të lidhur me misionin, dhe gjithashtu, të motivuar për të kontribuar në suksesin e kompanisë.
Më poshtë do të gjeni 4 mënyra se si mund të rrisni angazhimin e punonjësve në takimin vjetor mbi shitjet.
Ndërtoni sa më shumë mundësi bashkëpunimi dhe shoqërizimi
Zakonisht punonjësit e shitjes i vlerësojnë, si pjesa më e vlefshme e takimit mbi shitjet, aspektet e bashkëpunimit dhe shoqërizimit brenda ekipit. Ata mund të bëhen shumë më efektive duke ndarë praktikat më të mira me njëri-tjetrin, por rrallë, gjate vitit, e kanë mundësinë për të diskutuar dhe bashkëvepruar ndërmjet tyre. Kur jepet shansi për të qënë së bashku, ekipi do të ketë dëshirë për të folur për sfidat e përbashkëta dhe problemet që hasin gjatë punës, duke ndarë së bashku strategjitë dhe praktikat më të mira.
Si drejtues i shitjeve, është detyra juaj të krijoni mundësi gjatë aktivitetit, që punonjësit të mund të njihen me njeri tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Si rezultat, çdonjëri do të ndihet më i lidhur me kolegët e tij dhe si pjesë e qëllimit të përbashkët, dhe do të dalë nga aktiviteti me një ndjenjë më të fortë shoqërizimi.
Ndihmoni njerëzit tuaj të shikojnë qartë se si përpjekjet e tyre janë të lidhura me qëllimet e organizatës
Njerëzit kanë nevojë për qëllime (përveç pagesës apo komisionit), kështu që çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të dijë saktësisht, se si puna e tij kontribuon pozitivisht në misionin e kompanisë. Çdo takim mbi shitjet, është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se si performanca e cdo individi, lidhet me suksesin e kompanisë. Përdoreni aktivitetin për të theksuar misionin e organizatës suaj dhe lidheni atë me strategjinë e përgjithshme dhe me mënyrën se si çdo anëtar do të kontribuojë.
Përputhja e përpjekjeve individuale me qëllimin e organizatës, do t’i mbajë të gjithë të motivuar për të realizuar objektivat e tyre gjatë gjithë vitit, duke bërë që suksesi i secilit të shtohet në suksesin e ekipit. Nxirrni në pah strategjinë dhe saktësisht se si duhet të jetë pritshmëria e kontributit të çdo lojtari, në mënyrë që cdo punonjës të shikojë qartë se ku duhet të shkojë kompania dhe rolin e tij brënda saj.
Sillni Marketing-un në Aktivitet
Përputhshmëria e Shitjeve dhe Marketing-ut është një temë e rëndësishme diskutimi këto kohë, për shkak të faktit se çdo përpjekje e shitjeve, varet nga elementë të tjerë, që nga përmbajtja e faqes së internetit dhe deri tek pozicionimi i përgjithshëm organizativ. Si pasojë, një mungesë përputhshmërie me marketing-un, mund të cojnë dëm përpjekjet e ekipit të shitjeve. Pra, a ka një moment apo një vend më të mirë për të sjellë ekipet së bashku, se sa në takimin tuaj vjetor mbi shitjet?
Po, e vërtetë, ky është një aktivitet i shitjeve, megjithatë, duke ftuar marketing-ut që të marrë pjesë ju jeni duke përmbushur 3 objektiva:
- Ju do të nxisni ndjenjën e qëllimeve të përbashkëta midis këtyre 2 departamenteve të rëndësishme
- Marketing-u do të ketë një tjetër shans për të vlerësuar përpjekjet e shitjes dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit tuaj
- Marketingu do të kuptojë më mirë mjetet që i duhen shitjeve në terren, për të arritur sukses
Imagjinoni se sa më shumë sukses do të mund të arrijë gjithë organizata juaj në vitin e ri, nëse kordinimi i shitjes dhe marketingut do te fillojë nga 1 Janari!
I tregoni ekipit tuaj mjete të prekshme për t'u përdorur në vitin e ardhshëm
Pasi keni vendosur qëllimet tuaja organizative, ju mund të angazhoni ekipin tuaj duke e pajisur atë me mjetet e nevojshme që i shërbejnë këtij qëllimi. Bëjeni takimin aktiv dhe të vlefshëm duke përfshirë trajnime të përzgjedhura, në mënyrë që punonjësit tuaj të mund të pajisen me njohuri që mund t’i përdorin menjëherë për të kontribuar në suksesin e tyre.
Për faktin se takimet vjetore mbi shitjet përdoren shpesh për të paraqitur objektivat dhe strategjitë e kompanisë për ekipin, kjo është koha e përshtatshme për punonjësit që të krijojnë planet e tyre të zhvillimit personal dhe të biznesit për realizimin e qëllimeve në vitin e ri. Trajnimet janë mjete të rëndësishme që ndihmojnë anëtarët e ekipit për të zhvilluar plane individuale që mund të zbatohen menjëherë.
Sigurohuni që ekipi juaj do të largohet nga takimi vjetor mbi shitjet, me ndjenjën se ata janë të përgatitur për të arritur objektivat e tyre për vitin 2016.
Nëse mendoni se ju duhet ndihmë, mos hezitoni t’a kërkoni atë tek ProspecTime Consulting, nëpërmjet email: info@prospectime.com. Ne jemi shumë të interesuar dhe të kënaqur, t’ju ofrojmë shërbimet tona dhe t’ju ndihmojmë maksimalisht të arrini objektivat tuaja.