Ka të bëjë me... Të pasurit e njerëzve të duhur, me aftësitë e duhura, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.



Qëllimi i Këshillimeve mbi Burimet Njerëzore nga ProspecTime, është të ndihmojë zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e Burimet Njerëzore, të individëve – punonjësve ose manaxherëve të organizatave, në mënyrë që ata të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në dispozicion dhe të arrijnë rezultate sa më të larta.

Të gjitha aktivitetet e Burimet Njerezore përpiqen për ta bërë organizatën një vend më të mirë për të punuar dhe më të mirë në arritjen e qëllimeve të saj.

Menaxhimi i burimeve njerëzore (MBNJ) është një funksion menaxhimi që ka të bëjë me punësimin, motivimin dhe mbajtjen e njerëzve në një organizatë. Ai fokusohet tek njerëzit e organizatës. Menaxhimi i burimeve njerëzore është projektim i sistemeve të menaxhimit për t’u siguruar që talenti njerëzor përdoret në mënyrë efektive dhe efikase për të përmbushur qëllimet organizative.

Qëllimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore shtrihet në:

  • Të gjitha vendimet, strategjitë, faktorët, parimet, operacionet, praktikat, funksionet, aktivitetet dhe metodat që lidhen me menaxhimin e njerëzve si punonjës në çdo lloj organizate.
  •  Të gjitha dimensionet në lidhje me njerëzit në marrëdhëniet e tyre të punës, dhe të gjitha dinamikat që rrjedhin prej tyre.

Ndërsa ne mendojmë se shërbimet e kërkuara do të jenë në përputhje me vecoritë e çdo klienti, në përgjithësi shërbimet tona fokusohen në keto drejtime:

Vlerësime mbi Burimet Njerëzore:  Vlerësimi i faktorëve të Burimeve Njerëzore është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit. Vlerësimi individual ose i personelit të organizatës, do të ndihmojë të identifikojmë pikat e forta dhe të dobëta, tuaja si individ, por për organizatën dhe punonjësit e ekipit tuaj, ata që kanë kapacitet dhe do të përmirësohen në të ardhmen, dhe ku ata kanë nevojë për t’u përmirësuar. Vlerësimet tona shikojnë tiparet dhe aftësitë duke nxjerrë në pah çfarë mund të bëjë diferencën për suksesin e ekipit tuaj.

Konsultime mbi Burimet Njerezore:  Janë katër faktorë kryesorë që ndikojnë në performancën e organizates - punonjësit, organizimi, struktura dhe proçesi. Hapi i parë i punës tonë, do të jetë vlerësimi i juaj si individ ose organizatë, dhe më pas, evidentimi i mundësive për të përmirësuar ndjeshëm rezultatin dhe se fundi, ndërtimi i një plani për të arritur atje.

Trajnime mbi Burimet Njerezore:  Nëpërmjet programeve të trajnimit, ne ndihmojmë individët dhe organizatat për të rritur nivelin profesional, e për rrjedhojë edhe performancën e tyre, për rezultate më të larta në shitje dhe fitim. Programet tona të trajnimit, trajtojnë çështje që mbulojnë të gjithë proçesin e shitjes, nga mikro-organizimi dhe planifikimi, kërkime mbi tregun/klientët, prezantimin, negocimin dhe menaxhimin e shitjeve.

Trajnimi gjatë punës (Coaching):  Ndryshimi midis SUKSESIT dhe DËSHTIMIT, është aplikimi i njohurive gjatë punës ose Coaching. Duke ofruar trajnimin në terren, ne ndihmojmë individët dhe kompanitë të përmirësojnë aplikimin në punë të njohurive të marra, aftësitë trajnuese të menaxherëve në mënyrë që ata të jenë të aftë të trajnojnë punonjësit, të përmirësojnë aftësitë dhe të rrisin besimin për realizimin e objektivave të caktuara.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.