Ka vetëm një gjë më të keqe se sa TRAJNIMI i punonjësve dhe humbja e tyre, dhe kjo është MOS TRAJNIMI dhe mbajtja e tyre! - Zig Ziglar
TRAJNIMET konsiderohen botërisht si një nga mundësitë kryesore, për të realizuar mësimin gjatë gjithë jetës.
Ju e keni dëgjuar shprehjen e David Rockefeller - “SUKSESI në biznes kërkon trajnim, disiplinë dhe shumë punë”.
Natyrisht që ju synoni të realizoni trajnime që çojnë drejt ndryshimeve reale dhe rezultateve më të larta, duke i trajtuar ato, jo si një ngjarje por, si një proces i vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohuritë, dhe rezultatet. Po kështu edhe ProspecTime i konsideron të rëndësishëm të gjithë elementët në vazhdim, si: vlerësimin e ekipit tuaj dhe përcaktimi i nevojave për trajnim, përshtatja e trajnimit sipas nevojave të ekipit, përforcimin e njohurive, dhe e kombinuar kjo me trajnimin gjatë punës, gjë që bën të mundur që njohuritë të vihen në përdorim dhe të përvetësohen.
Duke i ndërthurur këto dy qëndrime, ju do të keni mundësinë të zgjidhni trajnimet e nevojshme nga larmia e temave të grupuara si me poshtë, ose të porosisni tema të veçanta, enkas për ju.
- Trajnime mbi Zhvillimin Personal dhe Profesional
- Trajnime mbi Zhvillimin Organizativ
- Trajnime mbi Zhvillimin e Burimeve Njerëzore
- Trajnime mbi Menaxhimin dhe Zhvillimin e Shitjeve
- Trajnimet GITOMER