Në përputhje me objektivat e trajnimit, pjesëmarrësit:
- Do të zhvillojnë strategji efektive për trajtimin e konfliktit.
- Do të mësojnë, praktikojnë dhe të ndjekin një model të thjeshtë për zgjidhjen e konfliktit.
- Do të mësojnë përfitimet e mundshme të konfliktit, kur trajtohet siç duhet.
- Do të ndjehen më të sigurt në trajtimin (ndërpersonal dhe të përgjithshëm) të situatave të konfliktit në vendin e punës.
- Do të marrin njohuri dhe të jenë të vetëdijshëm për stilet e ndryshme, rezultatet dhe nivelet e konfliktit
- Do të njohin përfitimet e mundshme dhe disavantazhet e ndërhyrjeve të palës së tretë.
Mund të marrin pjesë: Drejtues, menaxherë, supervizorë dhe punonjës të të gjitha niveleve.
Kohëzgjatja: 2 ditë të plota - 8 seanca