Në përputhje me objektivat e trajnimit, pjesëmarrësit:
- Do të kuptojnë çfarë është Negocimi dhe të identifikojnë hapat për përgatitjen e duhur të negociatave.
- Do të negociojnë në mënyrë efektive me tipat e ndryshëm të personalitetit.
- Do të përcaktojnë qartë çfarë është Negocimi parimor dhe të identifikojnë katër hapat e procesit të negociatave.
- Do të mësojnë teknikat negociuese dhe strategjitë e zbulimit të mundësive për përfitime reciproke dhe të zhvendosin negociatat nga faza e bisedimeve, drejt mbylljes.
Mund të marrin pjesë: Drejtues, menaxherë, supervizorë dhe punonjës të të gjitha niveleve.
Kohëzgjatja: 1 ditë e plotë - 4 seanca.
​