Në tregun botëror, kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë cdo vit, për trajnime, por afërsisht 90% e këtyre programeve të trajnimit dështojnë të ketë ndonjë ndikim afatgjatë. Dhe shumica e programeve dështojnë për të njëjtat arsye.

ProspecTime nuk e shikon Trajnimin si një ngjarje, por si një proçes i vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohuritë, dhe rezultatet. Ne synojmë të realizojmë trajnime që çojnë drejt ndryshimeve reale dhe rezultateve më të larta. Në këtë proçes, ne konsiderojmë të rëndësishme të gjithë elementët në vazhdim, si: vlerësimin tuaj dhe/ose ekipit tuaj, përshtatja e trajnimit sipas nevojave të ekipit, përforcimin e njohurive, dhe e kombinuar kjo me trajnimin gjatë punës, bën të mundur që njohuritë të përdoren gjatë procesit të punës.

Në mënyrë të përmbledhur, mund të përmendim një gamë të plotë trajnimesh për zhvillimin e aftësive, duke mbuluar tema të tilla si, ndërtimi ekipit, komunikimi efektiv, zgjidhja e konflikteve,  negocimin, etika në vendin e punës etj.

Të gjitha programet tona të trajnimeve te Zhvillimit Organizativ, përfshijnë elementë të fuqishëm ndihmës në punë dhe jetë, si dhe mjete ndihmëse për të përmirësuar aftësitë.

Mësoni më shumë për trajnimet e Zhvillimit Organizativ qe ProspecTime ofron:

​

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.