Në përputhje me objektivat e trajnimit, pjesëmarrësit:
- Do të mësojnë rëndësinë e paraqitjes në mënyrë profesionale, me qëllim krijimin e besueshmërisë dhe efikasitetit gjatë takimeve të biznesit.
- Do të mësojnë dhe ndjekin rregullat e mirësjelljes gjatë takimeve, mbledhjeve, bisedave në telefon dhe në komunikimin e shkruar (letra, email, etj.). Udhëzimet kryesore të mirësjelljes, reflektimi i optimizmit dhe energjisë.
- Do të fitojnë këshilla praktike për trajtimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me vendin e punës, veshjen profesionale dhe mënyrat e ngrënies formale në takimet e biznesit.
Mund të marrin pjesë: Drejtues, menaxherë, supervizorë dhe punonjës të të gjitha niveleve.
Kohëzgjatja: 1 ditë e plotë - 4 seanca.