Trajnimi në terren nga ProspecTime (COACHING)
Një nga përbërësit e nevojshme për suksesin e çdo ekipi shitje, është frymëzimi i tyre dhe trajnimi në terren. Por shumë menaxherë dhe drejtues shitje, nuk arrijnë ose nuk mund të jenë trajnerë të mirë në terren.
Në programin tonë të trajnimit “Trajnimi në terren”, i projektuar posaçërisht për njerëzit që udhëheqin ekipet e shitjes, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të ndihmojnë punonjësit e shitjes dhe profesionistët që të marrin maksimumin nga çdo mundësi që ju paraqitet në shitje dhe të arrijnë potencialin e tyre më të madh.
Në mënyrë të veçantë, ata do të mësojnë se si të:
- Ndihmojnë zhvillimin e punonjësve të shitjes që të arrijnë objektivat
- Identifikojnë gabimet dhe dobësitë në procesin e shitjes që pengojnë suksesin
- Hartojnë plane taktike për të ndihmuar punonjësit e shitjes të fitojnë nga mundësitë që ju paraqiten
- Trajnojnë ekipin në zhvillimin e bisedave sa më produktive në shitje
- Motivojnë punonjësit e shitjes, për të dhënë maksimimin e tyre cdo ditë
- Trajtimi i bisedave në klientë të vështirë së bashku me punonjësit e dobët të shitjes
- Forcojnë përgjegjshmërinë e punonjësve të shitjes
Një trajnim efektiv ne terren, mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në suksesin në shitjes të cdo individi. ProspecTime, nëpërmjet kësaj teme trajnimi, synon, që menaxherët e shitjeve dhe drejtuesit e kompanisë, të mësojnë atë që duhet për të marrë rezultate më të larta nga shitjet e ekipeve të tyre.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj