Paketa speciale e trajnimeve Gitomer, e krijuar nga Jeffrey Gitomer - Mbreti i shitjeve, Trainer ndërkombëtar dhe Folës profesionist mbi biznesin dhe shitjen, Autor amerikan i mbi 12 librave profesionalë ndër më të shiturit në botë dhe Themelues i platformës virtuale-interaktive të trajnimit Gitomer, mundësohet në saj të licensimit që trajnerë të ekipit ProspecTime zotërojnë.
Trajnimet Gitomer vijnë në formatin “trajnim në klasë” dhe “trajnim virtual” nëpërmjet platformës multimilion-dollarëshe me bazë në internet.
Trajnimet në klasë janë:
Trajnimet nëpërmjet platformës GLA - Gitomer Learning Academy.
Ndërkohë trajnimet GITOMER mundësohet edhe në mënyrë virtuale, nëpërmjet internetit në platformën Gitomer Learning Academy, ku ju, në qetësinë e zyrës, shtëpisë apo një ambienti të përshtatshëm, mund të merrni kurse apo module interaktive me bazë audio dhe video. Kjo platformë përmban mbi 200 orë regjistrime, bazuar mbi 12 librat e Jeffrey Gitomer, Napoleon Hill, webinar-e, libra elektronik, artikuj, intervista, etj. Platforma përmban edhe shumë teste, me anë të të cilave maten arritjet e studentit, si dhe regjistrohet i gjithë aktiviteti i tij.
Trajnimet mund të merren individualisht, për periudha mujore ose vjetore, zakonisht nga përdoruesit individualë apo përdoruesit e korporatave të cilët nuk janë të interesuar në treguesit e raporteve.
Trajnimet në ekipet e kompanive realizohen për çdo kompani me një vend të vetëm, më shumë se një vend dhe përdorues të shumtë. Trajnimi i ekipeve të kompanive ju lejon menaxherëve për të marrë treguesit nga raportet dhe të ndjekin ecurinë dhe progresin e përdoruesve.