“Përdore të gjithë potencialin tënd në shitje”. Qartë dhe thjesht, kjo është ajo që ne si ProspecTime synojmë në trajnimin në terren. Qoftë ju si një individ, por edhe të tjerët në kompani, e dini se në shitje ka gjithmonë një pjesë e rëndësishme potenciali e pashfrytëzuar.
Trajnimi në terren mund të bëjë ndryshimin në mes asaj që e di se ka mundësi për rritje të ndjeshme, dhe asaj që të bësh të mundur t’a arrish atë.
Trajnimi në terren në përgjithësi e ka shënuar rritje në vitet e fundit dhe kjo ka një arsye të fortë. Me trajnerin e duhur, sistemin e duhur të trajnimit, dhe udhëzimet e duhura, trajnimi në terren ka qenë çelësi për të ndihmuar njerëzit të arrijnë përparime të rëndësishme.
Duke ditur këtë rëndësi, ProspecTime e përgatit trajnimin në terren në tre drejtime kryesore:
- Menaxherët dhe drejtuesit e shitjeve për të arritur rezultate maksimale nga ekipet e tyre
- Ekipet e dedikuara të shitjes dhe menaxherët e klientëve të rëndësishëm
- Ekipet e profesionistëve të cilët shesin
Trajnerët tanë të shitjes do të punojnë me ju në pesë fusha si më poshtë:
- Njohja sa më mire e realitetit, përcaktimi i objektivave të llogjikshme dhe të arritshme dhe për t’ju ndihmuar t’i arrini ato
- Ndërmerrni veprime të drejta e të rëndësishme çdo ditë
- T’ju këshillojnë se si të trajtoni proçesin e shitjes dhe të fitoni shitjen për të cilën përpiqeni gjatë gjithë kohës
- Zhvilloni aftësitë tuaja, njohuritë dhë përdorimin e tyre për shitje të suksesshme
- Mbajnë ju të motivuar për të nxjerrë nga ju më të mirë
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj