Një nga përbërësit e nevojshme për suksesin e çdo ekip është frymëzimi i tyre me procesin e trajnimit në punë, ndryshe Coaching. Trajneri, si një trajner personal, do t'ju mbështesë për një periudhë të shkurtër derisa të shihni ndryshime të rezultateve në punën tuaj. Shumë menaxherë dhe drejtues, nuk arrijnë ose nuk mund të jenë edhe trajnerë të mirë.
Në programin tonë të trajnimit “Coaching/Trajnimi gjatë punës”, i projektuar posaçërisht për njerëzit që udhëheqin ekipet, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të ndihmojnë punonjësit dhe profesionistët që të marrin maksimumin nga çdo mundësi që ju paraqitet në punë dhe të arrijnë potencialin e tyre më të madh.
Në mënyrë të veçantë, ata do të mësojnë se si të:
- Ndihmojnë zhvillimin e punonjësve që të arrijnë objektivat
- Identifikojnë gabimet dhe dobësitë në procesin e punës, të cilat pengojnë suksesin
- Hartojnë plane taktike për të ndihmuar punonjësit e të përfitojnë nga mundësitë që ju paraqiten
- Motivojnë punonjësit për të dhënë maksimimin e tyre cdo ditë
- Forcojnë përgjegjshmërinë e punonjësve dhe etikën në punë
- Të mbështesin punonjësit të ruajnë një balancë të mirë jetë-punë
- Të zbulojnë mundësi më të mira sa i përket shpërblimit dhe të zhvillojnë programe të veçanta mbi të.
Një trajnim efektiv ne terren, mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në suksesin e cdo skuadre dhe të çdo individi. ProspecTime, nëpërmjet kësaj teme trajnimi, synon, që menaxherët dhe drejtuesit e kompanisë, të mësojnë atë që duhet për të marrë rezultate më të larta nga vetja dhe nga ekipet e tyre.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në punë
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e punës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e kompanisë tuaj.