ProspecTime mendon se sistemi ynë i trajnimit mbi shitjet është projektuar për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe të japë rezultate reale. Ne kemi ndërthurur të gjithë elementët në trajnim, ku përfshihet vlerësimi i ekipit të shitjes, program i përshtatur sipas nevojave të ekipit dhe trajnim në terren.

A keni investuar në trajnime mbi shitjen për veten apo ekipin tuaj? Nëse po, a po prodhon trajnimi mbi shitjet rezultatet e dëshiruara ?

Pjesa më e madhe e suksesit të një trajnimi mbi shitjet, përcaktohet para se të filloni trajnimin. Vendosmëria e kombinuar me përgatitjen e duhur do të sigurojë suksesin. Ne, sigurohemi që në trajnim të marrin pjesë njerëzit e duhur dhe të mësojnë gjërat e duhura për të arritur objektivat tuaja specifike. Para trajnimit, ne ju ndihmojmë t’i përgjigjemi pyetjeve të tilla si:

  • Kush mund të shesë vërtet?
  • Çfarë duhet të përmirësojë ekipi juaj për të çuar shitjet në nivelin tjetër?
  • Çfarë mund të presësh nga trajnimi?
  • Cilat janë rezultatet që ju dëshironi të masni?

Shumë programe trajnimi mbi shitjet janë të paefektshme, sepse ato përqëndrohet shumë në trajtimin teorik të problemeve e nuk bazohen në praktikën e përditshme, e për rrjedhojë bëhen të mërzitshëm, jo tërheqës e të pa zbatueshëm. Duke pasur parasysh këtë, ne kujdesemi që trajnimi ynë të jetë efektiv. Organizimi i trajnimit në mënyrë interaktive dhe në përputhje me kërkesat e tregut, është fokusi ynë kryesor dhe kjo rezulton si një mënyrë që përvetësohet lehtë dhe ngelet gjatë në mëndjen e punonjësve.

ProspecTime punon fort për të përshtatur trajnimin për kompaninë tuaj, bazuar në industrinë, tregun, qëllimet tuaja, dhe në përputhje me nevojat e ekipit tuaj për të arritur suksesin më të madh.

Që trajnimi të ketë efekt afatgjatë, ai duhet të praktikohet dhe të përforcohet me kalimin e kohës. Një element i rëndësishëm i trajnimit tonë është përforcimi i vazhdueshëm i njohurive nëpërmjet trajnimeve shtesë, në takime të drejtpërdrejta ose online, dhe trajnimeve në terren të përshtatura për të siguruar që informacioni i dhënë përdoret gjatë procesit të shitjes me efektivitet.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.