Fuqia strategjike e marrëdhënieve me klientët
Ndërsa jemi në fillim të vitit, ndoshta ju po vlerësoni mundësitë për përmirësimin e shërbimit dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët. Ky është edhe qëllimi i shkrimit që po sjellim sot, me autor John Spence. Është e thjeshtë - duke ndërtuar marrëdhënie pozitive me klientët, ju do të rrisni jo vetëm kënaqësinë e klientit, por edhe besnikërinë dhe mbajtjen e tyre, gjë që afatgjatë, sjell rritjen e të ardhurave dhe një reputacion pozitiv të markës, ose e shprehur ndryshe, krijimi dhe forcimi i emrit të mirë të kompanisë. Dhe kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për biznesin tuaj. Lexim të këndshëm dhe SUKSESE!
* * * * *
Zëri i klientit është gjithçka. Ky duhet të jetë fokusi kryesor i strategjisë suaj. Dhe kjo meriton një investim të rëndësishëm të kohës, parave dhe njerëzve. Marrëdhëniet e ngushta me klientët janë ndër të vetmet avantazhe konkurruese e të qëndrueshme për shumë biznese. E duhet të jetë përparësia kryesore.
Shumë kompani dështojnë ta bëjnë këtë. Ato nuk i kuptojnë nevojat e klientëve. Ato nuk angazhohen si duhet. Disa madje e shohin klientin si një shqetësim. Ky është një gabim i madh. Marrëdhëniet e forta me klientët janë vendimtare.
Ja pesë mënyra për të ndërtuar marrëdhëniet me klientët:
1. Dëgjoni aktivisht
Përdorni informacionin rreth klientëve për të formësuar biznesin tuaj. Mjete të tilla si sondazhet e klientëve dhe të dhënat e mediave sociale janë të dobishme. Por mos mblidhni vetëm të dhëna. Kthejeni informacionin në veprim - përdoreni atë. Përshtatni produktet dhe shërbimet tuaja në bazë të asaj që mësoni rreth klientëve. Kjo u tregon klientëve që ju e vlerësoni informacionin rreth tyre. Përdoreni informacionin për përmirësim. Dhe i përdorni këto përmirësime për të fituar pjesë në treg dhe për të rritur besnikërinë e klientëve.
2. Personalizoni përvojat
Përdoreni teknologjinë për të ndjekur preferencat e klientëve. Ofroni rekomandime bazuar në blerjet e mëparshme. Festoni ditët e rëndësishme të klientëve, si ditëlindjet apo përvjetorët. Ky nivel vëmendje i bën klientët të ndihen të veçantë. Kjo u tregon se janë të vlefshëm për ju dhe i vlerësoni.
3. Ofroni shërbim të jashtëzakonshëm
Shërbimi i jashtëzakonshëm është ai që shkon përtej parashikimeve dhe pritshmërive. Trajnoni ekipin tuaj jo vetëm për të zgjidhur problemet, por edhe për të parashikuar nevojat e klientëve. I fuqizoni ata për të marrë vendime që sjellin përfitime për klientin. Kjo mënyrë e shpejtë dhe ndihmuese mund ta kthejë një përvojë negative në pozitive. Mos harroni, një klient i kënaqur u thotë të tjerëve. Me mediat sociale, ata mund t’i tregojnë mijëra ose dhjetëra mijëra të tjerëve. Ky mund të jetë marketingu juaj më i mirë. Dhe është falas.
4. Zgjeroni komunitetin
Përdoreni markën tuaj si një platformë për klientët, për t'u lidhur me ju dhe me njëri-tjetrin. Forumet online, grupet e mediave sociale dhe ngjarjet e klientëve janë mundësi të shkëlqyera. I inkurajoni klientët të ndajnë përvojat dhe idetë e tyre. Ky angazhim krijon ndjenjën e përkatësisë. Një komunitet i fortë mbështet dhe fuqizon markën tuaj.
5. Jini transparent dhe të ndershëm
Transparenca ndërton besimin. Mbajini klientët të informuar. Nëse ka probleme, i trajtoni ato haptazi. Njoftoni menjëherë klientin nëse porosia do të dorëzohet me vonesë. Nëse nuk keni çfarë ata duan, i drejtoni tek dikush tjetër që mund t'i ndihmojë. Qoftë ky edhe ndonjë nga konkurrentët tuaj. Kjo ndershmëri tregon integritet. Klientët e respektojnë këtë.
Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me klientët është një proces i vazhdueshëm. Ajo kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekje të sinqerta. Por shpërblimi është i madh. Klientët besnikë janë mbrojtësit tuaj më të mirë. Ata ju ndihmojnë të dalloheni në këtë treg të mbushur plot me njerëz. Ata janë çelësi për një sukses të qëndrueshëm. Kushdo që zotëron zërin e klientit zotëron tregun.