Aftësitë e rëndësishme që drejtuesit i vlerësojnë për ndërtimin e një ekipi të suksesshëm
Ekipi është bërthama qelizore e një kompanie apo një biznesi të sukseshëm. Ndërtimi efektiv i ekipit është thelbësor në pothuajse çdo organizatë, pavarësisht nga industria. Fakti është se një ekip i mirë nuk ndërtohet për një periudhë të shkurtër. Përfshirja në ekip e punonjësve të talentuar në një rol të caktuar pune, nuk mjafton për të ndërtuar një ekip të suksesshëm. Duhet kultivuar gjithashtu edhe bashkëpunimi dhe fryma ekipore, një detyrë e rëndësishme kjo për drejtuesit e ekipeve. Shkrimi këtu, me autore Alison Doyle, ju njeh nga afër me aftësitë që punëdhënësit dhe drejtuesit kërkojnë tek individë të ndryshëm, për të krijuar një ekip të suksesshëm, i cili do të çojë përpara një iniciativë biznesi siç është ajo e juaja, drejt progresit dhe suksesit. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Kur një grup punon mirë së bashku, ai arrin rezultatet më të mira. Kjo është arsyeja pse drejtuesit duan të punësojnë njerëz që kanë aftësi në ndërtimin e një ekipi. Ndërtuesit e mirë të ekipeve janë në gjendje të ndihmojnë grupet që të punojnë mirë bashkë dhe të përmbushin qëllimet e tyre. Të jesh në gjendje të ndërtosh dhe menaxhosh një ekip të suksesshëm është një kualifikim për shumë lloje të ndryshme pune. Nëse jeni duke u konsideruar për një pozicion që kërkon menaxhim ose të jeni pjesë e një ekipi, do t'ju duhet të tregoni se keni aftësitë e duhura për ndërtimin e ekipit të nevojshëm për këtë punë.
Cilat janë aftësitë e ndërtimit të ekipit?
Çfarë është ndërtimi i ekipit? Ndërtimi i ekipit është të dish se si t'i ndihmosh individët të punojnë si një grup i bashkuar, ku të gjithë anëtarët të ndihen të përfshirë në drejtimin dhe arritjet e ekipit. Të gjithë anëtarët të japin kontributin e tyre drejt zhvillimit të qëllimeve dhe përcaktimit të hapave që duhen ndërmarrë për të arritur këto qëllime. Pra, të jenë në gjendje të punojnë së bashku për të arritur objektivat e grupit.
Drejtuesit besojnë se ekipet shumë bashkëpunuese arrijnë produktivitet më të madh, kanë një moral më të lartë, më pak konflikte dhe marrëdhënie më të mira me klientët.
Edhe pse kompanitë duan që të gjithë punonjësit e tyre të kenë aftësi në ndërtimin e ekipit, ato janë veçanërisht të rëndësishme për menaxherët, mbikëqyrësit dhe konsulentët e jashtëm që mbikëqyrin grupet e punonjësve.
Llojet e aftësive të ndërtimit të ekipit
Komunikimi
Nëse po ndihmoni për të bërë bashkë një ekip, duhet të keni aftësi të forta komunikimi. Duke përdorur aftësitë e komunikimit me shkrim dhe verbal, do t'ju duhet të shpjegoni qëllimet e kompanisë, të delegoni detyra, të zgjidhni konfliktet midis anëtarëve dhe më shumë. Është e rëndësishme që të jeni në gjendje t’i shprehni qartë idetë tuaja, në mënyrë që të tjerët mund t'i kuptojnë.
Për të zgjidhur problemin dhe për t'u siguruar që çdo anëtar i ekipit të ndihet i dëgjuar, ju duhet gjithashtu të dëgjoni. Do t'ju duhet të kuptoni shqetësimet e çdo anëtari në mënyrë që secili të ndiejë se po merret parasysh dhe vlerësohet.
Aftësitë komunikuese janë:
- Qartësia e të shprehurit
- Specifikimi i çështjeve
- Lehtësimi i diskutimit në grup
- Komunikimi ndërpersonal
- Dëgjimi aktiv
- Leximi i gjuhës së trupit (komunikim joverbal)
- Komunikimi me shkrim
- Komunikim verbal
Zgjidhja e problemeve
Kur ndërtoni një ekip, do t'ju duhet të zgjidhni probleme. Këto mund të përfshijnë çështje që lidhen me qëllimet e grupit. Megjithatë, ato mund të përfshijnë gjithashtu dhe probleme ndërpersonale midis anëtarëve të grupit. Një ndërtues ekipi duhet të jetë i aftë në zgjidhjen e të dyjave. Ai ose ajo duhet të jetë një ndërmjetës që mund të dëgjojë dy anët e një problemi dhe të ndihmojë palët të arrijnë një marrëveshje. Qëllimi i një ndërtuesi ekipi është të zgjidhë problemet në një mënyrë që ta ndihmojë ekipin të arrijë qëllimet e tij dhe i mban anëtarët e tij të punojnë së bashku.
Ndër të tjera aftësitë për zgjidhjen e problemeve, përfshijnë:
- Analiza e mendimeve
- Arritja e konsensusit
- Zgjidhja e konflikteve
- Ndërmjetësimi
- Negocimi
- Ndjeshmëria ndaj problemit
- Aftësitë analitike
- Fleksibiliteti
Lidershipi
Të qenit një ndërtues ekipi shpesh kërkon marrjen e rolit të drejtuesit të ekipit. Ju duhet të merrni vendime kur ka konflikte, të vendosni qëllime për grupet dhe të punoni me anëtarët e ekipit që nuk po japin më të mirën e tyre. E gjithë kjo kërkon aftësi drejtuese dhe menaxhuese, si:
- Përafrimi i qëllimeve të ekipit me qëllimet e kompanisë
- Marrja e vendimeve
- Vendosja e procedurave standarde të funksionimit të ekipit
- Punësimi
- Menaxhimi
- Largimi nga puna
- Menaxhimi i talenteve
- Konsistenca
- Integriteti
Puna ekipore
Ndërsa të qenit një lider i mirë është një faktor shumë i rëndësishëm në ndërtimin e ekipit, qenia e një lojtari të mirë në ekip është një tjetër faktor i domosdoshëm. Ju mund të ndihmoni në ndërtimin e një ekipi të fortë duke i treguar ekipit se çfarë do të thotë të punoni mirë në një grup. Për këtë do t'ju duhet të bashkëpunoni me anëtarët e ekipit, të dëgjoni idetë e tyre dhe të jeni të hapur për të marrë dhe zbatuar komentet e tyre. Për këtë ju duhet të keni:
- Aftësinë për të ndjekur udhëzimet
- Përshtatshmërinë
- Bashkëpunimin
- Koordinimin
- Besueshmërinë
- Përgjigjje ndaj kritikës konstruktive
- Proaktivitetin
Motivimi
Një ndërtues ekipi i emocionon anëtarët e tjerë të ekipit me vendosjen dhe arritjen e objektivave të projektit. Kjo lloj energjie motivuese mund të jetë në shumë forma. Për shembull, ju mund të vini çdo ditë në punë me një qëndrim pozitiv, ose ndoshta i inkurajoni shokët e tjerë të skuadrës me reagime pozitive. Një mënyrë tjetër për të motivuar anëtarët e ekipit është dhënia e stimujve. Këto mund të variojnë nga bonuset dhe shpërblimet e tjera financiare, deri tek organizimi i aktiviteteve argëtuese në grup. Një ndërtues ekipi duhet të mendojë për mënyra të ndryshme krijuese për të frymëzuar ekipin, që të bëjë më të mirën e tij, ndër të tjera, duke:
- Mentoruar liderët e rinj
- Zhvilluar marrëdhëniet
- Inkurajuar
- Përdorur mënyra bindëse
- Njohur dhe shpërblyer arritjet e grupit
Delegimi
Një ndërtues i mirë ekipi e di se nuk mund të kryejë i vetëm detyrat e grupit. Ndërtuesit e ekipit parashtrojnë qartë dhe në mënyrë koncize përgjegjësitë e secilit anëtar të ekipit. Në këtë mënyrë, të gjithë janë përgjegjës për një pjesë të qëllimit të grupit.
Delegimi i mirë çon në rritjen e efikasitetit dhe mund të ndihmojë një grup të arrijë objektivat në kohë ose edhe përpara afatit. Për të arritur këtë, ndihmojnë aftësitë:
- Caktimi i roleve
- Përcaktimi i Objektivave
- Planifikimi
- Vendosja dhe menaxhimi i pritshmërive
- Menaxhimi i kohës
- Menaxhimi i Projektit
Aftësi të tjera që ndihmojnë në ndërtimin e ekipit janë:
- Qëndrimi pozitiv/ inkurajimi
- Qortimi
- Trajtimi i Burimeve Njerëzore
- Shërbimi ndaj klientit
- Vlerësimi i progresit të grupit
- Trajnimi
- Trajnimi gjatë punës
- Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta të anëtarëve të ekipit
- Kreativiteti
- Krijimi i Misionit të organizatës për të cilën punon ekipi
- Detajimi i qëllimeve, objektivave
- Koordinimi
- Vlerësimi
- Orientimi drejt qëllimit
- Qëndrueshmëria
- Inovacioni
- Empatia
- Imagjinata
- Pranimi i diversitetit
- Intervistimi
- Integrimi
- Shkathtësia
- Saktësi
- Besimi
- Menaxhimi i procesit
- Përmirësimi i vazhdueshëm
- Prezantimi