Blog

13 Detyra thelbësore të biznesit për fillimin e Vitit të Ri

13 Detyra thelbësore të biznesit për fillimin e Vitit të Ri

Tani urimet e festave janë drejt fundit dhe të gjithë i janë kthyer punëve të përditshme, ndoshta me disa zotime ndaj vetes, për të ndryshuar dhe arritur më shumë këtë vit. E njëjta gjë vlen edhe për pronarët e bizneseve, të cilët përveçse punojnë fort janë edhe të tensionuar për të ardhmen e biznesit të tyre. Një fillim i ri është gjithmonë një mundësi e mirë për rishikimin dhe përmirësimin e organizimit, performancës, produktivitetit dhe efikasitetit të bizneseve të tyre, bazuar edhe në përvojën e vitit të shkuar. Ekspertët e Këshillit të Biznesit pranë Forbes në shkrimin më poshtë, kanë evidentuar disa detyra për drejtuesit e bizneseve, që nëse u kushtohet vëmendja e duhur do e bëjnë më të suksesshëm vitin e ri. Ju do të jeni më të qetë dhe ekipi juaj më produktiv nëse do të provoni t’i zbatoni ato. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Viti i ri është këtu, dhe së bashku me të vijnë shumë objektiva, rezoluta dhe synime të reja. Për të siguruar rritjen këtë vit, bizneset e vogla mund të bëjnë disa gjëra thelbësore, tani në janar, për ta pozicionuar veten e tyre për sukses.

Me këtë ide, ne pyetëm një grup ekspertësh se çfarë besojnë ata, se është gjëja më e rëndësishme që një biznes i vogël duhet të bëjë, me fillimin e vitit të ri. Lexoni këshillat e tyre mbi detyrat e biznesit, që duhet të përmbushen sa më shpejt që të jetë e mundur.

1. Kushtojini vëmendje tendencave

Hapësirat e biznesit të vogël janë gjithmonë në ndryshim, por nëse kujdeseni për të hulumtuar dhe zbatuar tendencat e reja, do të jeni disa hapa përpara të tjerëve këtë vit dhe më tej. Duke bërë këtë, ju mund të rrisni shitjet, të shërbeni më mirë dhe të veproni në mënyrë efektive. - Abigail Aboitiz

2. Përcaktoni treguesit e suksesit

Më pëlqen të takohem me ekipin menaxhues për të diskutuar dhe rënë dakord mbi qëllimet dhe objektivat dhe për të përcaktuar treguesit e suksesit, përgjatë vitit. Cilët tregues kryesorë të performancës duhet të përmbushë ekipi për të mbajtur shigjetën lart, gjatë gjithë vitit? Kush është përgjegjës për detyrat dhe kur do të përfundojnë këto detyra? Në fund të fundit, duhet të ketë masa objektive për përcaktimin e suksesit. - David Crean

3. Përqendrohuni te sfidat e sotme

Përqendrohuni në produktin aktual dhe përsoseni atë. Shpesh bizneset i kushtojnë shumë vëmendje vendit se ku do të jetë biznesi i tyre në të ardhmen, në vend që të sigurohen se do të arrijnë atje. Qëndroni larg strategjive të marketingut, kontratave dhe qirave për hapësirën e zyrave, për kohën kur rriteni. Gjërat e tepërta preferohet të mos përmbushin pritshmëritë. Përqendrohuni në sfidat e sotme dhe punësoni vetëm për nevojat që keni tani. - Rachael McCrary

4. Kërkoni mënyra për të optimizuar operacionet tuaja

Me fundvitin e shkuar në mendjen tuaj, shikoni fillimin e vitit si një mundësi e shkëlqyer për t’u organizuar më shumë dhe për të krijuar sisteme më të mira për të optimizuar operacionet. Ku mund ta rifreskoni teknologjinë? Ku mund të investoni ose të kurseni më shumë? A keni nevojë të qartësoni vizionin ose misionin e kompanisë? Filloni të kërkoni zgjidhje të reja dhe organizoni rrugën tuaj për një biznes më të mirë. - Sara Abbas

5. Programoni arritjen e objektivave

Gjatë javëve të para, është e domosdoshme që bizneset e vogla të vendosin objektiva konkrete për vitin e ri. Vendosni afatet dhe sigurohuni që ato të jenë të matshme, specifike dhe të arritshme, duke mbajtur parasysh suksesin e kompanisë, në vitin e kaluar. Duke vendosur këto objektiva dhe duke i harmonizuar synimet tuaja me to, do të keni një udhëzues për çdo vendim mbi biznesi, përgjatë vitit. - Susan Levine

6. Rakordoni llogaritë e parave të gatshme

Rakordoni paratë e gatshme! Deri në fund të ditës së parë të vitit të ri, ne duhet të kemi mbyllur dhe rakorduar të gjitha llogaritë tona bankare, në mënyrë që të bëjmë përllogaritjet përkatëse. Unë do të rekomandoja kryerjen e rakordimeve javore, në mënyrë që puna në ditën e parë të jetë minimale. - Mike Whitmire

7. Siguroni referenca nga partnerët

Lidhuni me njerëzit në industrinë tuaj, ose me ata që prekin industrinë tuaj dhe zhvilloni marrëdhëniet. Gjeni tek ata pikat e interesit dhe shikoni nëse ajo që ju ofroni mund të ndihmojë në plotësimin e tyre. Referoni biznesin e tyre, pa pritur asgjë në këmbim. Ju duhet të krijoni besimin se do të jeni në biznes për një kohë të gjatë. Mbani kontakte të vazhdueshme, për t’u siguruar që jeni në mendjen e tyre. - Ken Goodwin

8. Përcaktoni nismat tuaja ndikuese

Në fillim të vitit është e rëndësishme që ekipi të përqendrohet në atë që emri i biznesit apo markës tuaj, të njihet në fund të vitit, prej efektit të saj më të madh në drejtësinë sociale dhe mjedisore. Duke vepruar kështu, kompania do të drejtojë fushatën dhe mesazhet e saj në përputhje me rrethanat, dhe do t'u japë një objektiv punonjësve, që përdorin produktet dhe shërbimet e saj për ta realizuar këtë. -  Shamini Dhana

9. Vendosni objektiva dhe tregues specifikë

Fokusi është thelbësor për suksesin. Në fillim të vitit unë vendosa një objektiv për bazën e biznesit të kompanisë, anëtarët e stafit dhe shëndetin financiar. Çdo objektiv shoqërohet me tregues, në mënyrë që të mund të konfirmojmë suksesin më 31 dhjetor. - Victoria Bondoc

10. Vendosni objektiva të mëdha dhe shpjegoni “Pse”

Vendosni objektiva të mëdha për kompaninë tuaj dhe komunikoni qartë se cilat janë ato dhe pse janë të rëndësishme dhe të arritshme. Punonjësit duhet të jenë plot entuziazëm për atë se ku po i çoni dhe të besojnë se destinacioni është i mundur. Antoine de Saint-Exupéry thotë: “Nëse doni të ndërtoni një anije, mos i dërgoni njerëzit të mbledhin dru, të ndani punën dhe të jepni urdhra. Në vend të kësaj, mësojini të dëshirojnë detin e gjerë dhe të pafund. " - Craig J. Lewis

11. Vlerësoni efikasitetin tuaj dhe përmirësohuni aty ku duhet

Fillimi i vitit është një nga momentet më të përshtashëm për të vlerësuar se kur gjërat kanë ecur shumë normalisht vitin e kaluar, si dhe se ku mund të kenë nevojë për përmirësim. A ka ndonjë detyrë ose funksion që mund të eliminohet plotësisht, për një efikasitet më të mirë të ekipit tuaj? Sa më efikas të jetë ekipi juaj për realizimin e detyrave, aq më pak dhimbje koke do të keni ju. - Jeff J. Hunter

12. Përshtasni infrastrukturën tuaj

Burimi më i çmuar për një biznes të vogël është koha. Fokusimi në infrastrukturë dhe renditjen e duhur, duke i bërë operacionet e përditshme sa më efikase, e pozicionon biznesin tuaj për sukses. Dallimi midis një biznesi deri në 1 milion dhe homologëve të tij ndaj atij mbi 10 milion është se biznesi mbi 10 milion ka sisteme më të mira, në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në rritje në vend që të japin vetëm vlerë. - Kevin Zhang

13. Të gjithë drejt objektivit

Filloni vitin aktual me fjalimin "Situata e kombit" për punonjësit tuaj. Sigurohuni që të gjithë të jenë në linjë me vlerat e markës, qëllimet dhe objektivat e biznesit që tashmë keni vendosur. Sa më shumë që të gjithë në biznes kuptojnë se çfarë bëni dhe pse e bëni, aq më shumë do të japin vlerë në rolin e tyre, për ta arritur atë dhe do të ndiejnë se janë pjesë integrale e suksesit të kompanisë. - Brian Chew