15 Përfitimet kryesore të zhvillimit organizativ
Në organizatat e biznesit me të cilat bashkëpunojmë, apo edhe ato që interesohen për shërbimet e konsulencës, të kuptuarit e qëllimit të shërbimeve të konsulencës organizative është një nga elementët më të ndërlikuar për t’u perceptuar. Kjo vjen pasi fusha e zhvillimit organizativ është shumë e gjerë, e ndërkohë ndryshimi i kërkuar step jo vetëm drejtuesit e kompanive. Duke dashur të shpjegojmë thjesht dhe qartë qëllimin e zhvillimit organizativ, si dhe përfitimet e aplikimit të këtij këshillimi, na vjen në ndihmë shkrimi më poshtë, me autor Anand Inamdar, si një përmbledhje e përfitimeve nga ZhO. Nëse ju prisni më shumë nga ekipi juaj, por vëreni se ka shfaqje të mungesës së një drejtimi të qartë, procese organizative joefektive, burime të papërshtatshme apo të pozicionuara jo mirë, mungesë motivimi apo angazhimi të punonjësve, struktura të dyshimta organizative, mangësi të punës në ekip, paqartësi në ndarjen e detyrave, etj. atëherë është e qartë se nevoja për zhvillim organizativ është e menjëhershme. Punësimi i specialistëve të kësaj fushe është një zgjidhje e zgjuar, pasi ekspertiza e tyre do të jetë një ndihmë e vyer për adresimin e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit me efektivitet të kompanisë. Është detyra e tyre të identifikojnë në kohë arsyet e vërteta për performancën e dobët dhe të ofrojnë ide të shkëlqyera për përmirësim. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Zhvillimi organizativ është një disiplinë e veçantë akademike për një arsye. Shtrirja e zhvillimit organizativ (ZhO) është e gjerë dhe e larmishme. Kjo shkencë kërkon të studiojë ndryshimin dhe performancën organizative. Nëse jeni duke menaxhuar një organizatë, ju e kuptoni pse themi që hapësira e kësaj fushe studimi është e gjerë dhe e larmishme.
Në fakt, studimi i marrëdhënieve njerëzore lindi disiplinën e zhvillimit organizativ. Edhe pse fokusi kryesor i ZhO është ndryshimi dhe performanca e çdo organizate, ajo e ka zgjeruar shtrirjen e saj në vitet e fundit. Sot ZhO mbulon gjithashtu edhe kulturën organizative, menaxhimin e njohurive dhe shumë më tepër.
Është e domosdoshme që drejtuesit e organizatave, të marrin një kuptim gjithëpërfshirës të ZhO dhe përfitimeve të tij. Në këtë artikull, po shqyrtojmë disa prej përfitimeve nga përdorimi i zhvillimit organizativ.
1. Optimizimi i operacioneve
Zhvillimi organizativ kërkon të identifikojë operacionet që kanë nevojë për ndryshim, brenda një njësie ekonomike. Ky proces ndihmon vendimmarrësit të dalin me një plan menaxhimi. Një plan për të analizuar nevojat individuale dhe efektet që do të japin ndryshimet. Ky plan gjithashtu analizon efektet e ndryshimeve në fuqinë punëtore dhe mënyrën më të mirë të shpërndarjes së ndryshimeve në të gjithë organizatën.
Rritja e përfitimit është një nga rezultatet e zhvillimit organizativ. Optimizimi i operacioneve rrit produktivitetin dhe efikasitetin në tërësi. Dhe gjithashtu nxit inovacionin duke nxitur rritjen e përfitimit. Ideja themelore e këtij optimizimi është të ndihmojë në formulimin e zgjidhjeve praktike për problemet me të cilat përballet një njësi ekonomike. Dhe e bën këtë duke gjetur mënyrën më efikase dhe efektive të zgjidhjes së tyre.
2. Përmirësimi i Efikasitetit
Zhvillimi organizativ i mundëson një kompanie të përmirësojë vazhdimisht proceset dhe ofertat e saj. Duke ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve strategjike, në të gjitha aktivitetet që bën organizata, ZhO ndihmon në përmirësimin e efikasitetit. Kjo tenton të prodhojë rezultate më të mira me nivele të njëjta ose të reduktuara të inputeve.
3. Përmirësimi i Efektivitetit
ZhO nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e efikasitetit. Kryerja e këtyre aktiviteteve në mënyrë efektive është gjithashtu po aq e rëndësishme. Rritja e komunikimit, ndërveprimit dhe reagimit është një nga rezultatet e ZhO. Kjo tenton të sjellë zgjidhje shumëplanëshe për nevojat e biznesit. Procesi siguron një hulumtim të plotë mbi opsionet në dispozicion, dhe zgjedhja e opsionit më të mirë është rezultat i shqyrtimit të kujdesshëm të ndikimit të tij. Kështu, ekziston gjithmonë një probabilitet i lartë që opsioni i zgjedhur të përmbushë objektivat e tij.
4. Pozicionimi për zgjerim në të ardhme
Zgjerimi në të ardhmen i një njësie ekonomike kërkon që udhëheqësit e saj të kenë një vizion të natyrës së operacioneve të ardhshme. Për më tepër, ekziston nevoja për komunikim të vizionit në të ardhmen, në mënyrë që të qartësojë dhe nxisë edhe të tjerët të motivohen dhe të shtojnë përpjekjet për arritjen e vizionit. ZhO ndihmon në komunikimin e një vizioni të ardhshëm duke grumbulluar aftësinë dhe potencialin e kërkuar për arritjen e vizionit.
Një profesionist i burimeve njerëzore që përdor parimet e ZhO arrin të identifikojë nevojat e biznesit dhe të krijojë role që ofrojnë një zgjidhje për nevojat. Lëvizja ndihmon në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve që përputhen me vizionin e ardhshëm të organizatës. Profesionistët gjithashtu identifikojnë çdo hendek të aftësive dhe punojnë drejt tejkalimit të tyre.
5. Eksplorimi i Mundësive të Tregut
Mundësitë e reja të tregut kërkojnë vlerësimin e strukturës ekzistuese të organizatës. Lëvizja kërkon të analizojë nëse një njësi ekonomike ka një strukturë mjaft fleksibile për të bërë të mundur shfrytëzimin e mundësive. Duhet ZhO për të vlerësuar nëse ka nevojë për burime të veçanta ose edhe më shumë.
Ndonjëherë mundësitë e reja mund të theksojnë proceset ekzistuese të biznesit. ZhO ndihmon në identifikimin e fuqisë dhe dobësive të proceseve. Përmes një procesi të rishikimit të portofolit, një njësi ekonomike mund të arrijë të zbulojë mekanizma, që do të ndihmojnë në përforcimin e proceseve të saj për të akomoduar mundësi të reja të tregut.
6. Rritje e kapaciteteve
Çdo njësi ekonomike përballet me ndryshime të industrisë dhe tregut që e detyrojnë atë të adoptojë procese të ZhO. Ndryshimet i pajisin punonjësit me ekspertizën që u mundëson atyre të përmbushin kërkesat e reja të tregut. Kështu, një njësi ekonomike duhet të rrisë zotësitë dhe aftësitë dhe të përmirësojë procesin e punës përmes trajnimit të punonjësve të saj.
Një nga objektivat e zhvillimit organizativ është balancimi i pikave të forta dhe të dobëta të një njësie ekonomike. Objektivi ndihmon në ristrukturimin e punësimit të burimeve, përfshirë kapitalin njerëzor, që një njësi ekonomike të bëjë të mundur përdorimin produktiv dhe efikas të burimeve. Edhe pse ka mënyra të tjera për arritjen e objektivit, ZhO përdor një qasje sistematike dhe të gjerë organizative që përmirëson efektivitetin e strategjisë së aplikuar.
7. Përmirësimi i cilësisë operative
Përmirësimi i vazhdueshëm i operacioneve përmes ZhO identifikon gabimet dhe i rregullon ato. Si rezultat do të keni operacione pa gabime, që sjellin produkte dhe shërbime cilësore.
ZhO gjithashtu krijon rritje të inovacioneve, e ky është një nga rezultatet. Një njësi ekonomike arrin të përmirësojë produktet dhe shërbimet e saj përmes suksesit shpërblyes dhe rritjes së motivimit dhe moralit të punonjësve të saj, përmes inovacionit. Punonjësit ndihen të fuqizuar dhe të vlerësuar duke i bërë ata të punojnë në nivelin më të mirë të krijimtarisë së tyre.
8. Rritje e vlerës për palët e interesuara
Çdo njësi ekonomike ka grupin e saj të palëve të interesuara, duke përfshirë furnitorët, investitorët dhe punonjësit. ZhO sjell rritje të produktivitetit që kërkon më shumë lëndë të parë dhe përbërës, të nevojshëm për procesin e prodhimit. Nga kjo kërkesë përfitojnë furnizuesit, pasi ajo ngre kërkesën për nevojat e prodhimit.
Lidhur me investitorët, ZhO rrit përfitimin e një njësie ekonomike duke bërë të mundur që njësia ekonomike të rrisë kthimin e investimit. Procesi gjithashtu fuqizon punonjësit duke shtuar kështu vlerën e tyre, përmes përmirësimit të aftësive të tyre. Punonjësit arrijnë potencialin e shtuar për të lulëzuar në rrugët e tyre të karrierës.
9. Ulje e kostove
ZhO sjell rritje të kënaqësisë së punonjësve. Procesi ndihmon në zvogëlimin e mungesave në punë dhe qarkullimin e punonjësve duke ulur kështu kostot në lidhje me rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve. Rezultati nxjerr në pah një përmirësim të kulturës organizative, që përqendrohet në përmirësimin e vazhdueshëm e që rezulton në rritjen e produktivitetit me kosto minimale operacionale.
10. Rritja e kapaciteteve konkurruese
Një njësi ekonomike mund të arrijë të krijojë një biznes fitues pasi të miratojë ZhO. Procesi i mundëson një njësie ekonomike të përdorë aftësi dhe burime unike që e ndihmojnë atë të dallohet nga pjesa tjetër në një treg. Lëvizja është e barabartë me inovacionin që ndihmon një njësi ekonomike të bëhet pioniere në kapitalizimin e një mundësie, e që e lejon njësinë ekonomike të ngurtësojë të ardhurat e saj, përpara se të hyjnë të tjerët.
ZhO lidh një entitet me realitetet e jashtme. Përmes kuptimit të kërkesave që burojnë nga dinamika e mjedisit të jashtëm, një njësi ekonomike arrin të formulojë strategji që e ndihmojnë atë të kapë mundësitë, të mënjanojë rreziqet dhe të qëndrojë në treg.
11. Përmirësim i integrimit të proceseve
Një njësi ekonomike arrin të analizojë proceset e punës pasi të zbatojë ZhO. Lëvizja ndihmon në vlerësimin e domosdoshmërisë, saktësisë dhe efikasitetit të proceseve. Procesi vlerëson dhe kontrollon për procese të dyfishta dhe gjithashtu, nëse kombinimi i proceseve mund të përmirësojë efikasitetin.
12. Lehtësimi i përqafimit të ndryshimeve
ZhO është si një qasje proactive, që ndihmon një njësi ekonomike të përqafojë ndryshimet. Ai ndihmon gjithashtu një njësi ekonomike të përdorë ndryshimin për rinovim. Ndryshimi mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm.
Duke pasur parasysh që zhvillimi organizativ është një qasje gjithëpërfshirëse, ajo mbështet angazhimin aktiv të punonjësve dhe aktorëve të tjerë. Ky aspekt bën të mundur që palët e interesit të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve të ardhshme dhe të kuptojnë rëndësinë e këtyre ndryshimeve. Kështu, palët e interesuara parapërgatiten për atë që do të bëjnë, kur të ndodhin ndryshimet.
13. Rritje e qëndrueshmërisë së procesit
Një njësi ekonomike menaxhon dhe planifikon rritjen duke përdorur ZhO. Një analizë e parashikimeve të shitjeve dhe kërkesës së tregut ndihmon një njësi ekonomike të parashikojë rritjen e saj. Analiza ndonjëherë rezulton në identifikimin e një trendi të caktuar në treg, që kërkon formulimin e një strategjie për të marrë më të mirën nga trendi. Ndryshimi siguron që operacionet e njësisë ekonomike të mbeten të rëndësishme në treg, dhe nganjëherë kërkon rregullimin e planit origjinal të biznesit.
Analiza gjithashtu ndihmon në alokimin e burimeve. Nëse një njësi ekonomike bën ndryshime në planin origjinal të biznesit, atëherë ajo duhet të alokojë burimet e saj në një mënyrë që promovon dhe administron rritjen e ardhshme. Planifikimi nuk ndalet kur një njësi ekonomike përputhet me trendet e tregut. Ekziston një nevojë për miratimin e një qasjeje proaktive që do të rezultojë në qëndrueshmërinë e operacioneve të reja, përmes alokimit të burimeve.
14. Siguron rritjen në vazhdimësi të biznesit
Ndonjëherë sfidat mjedisore, të tilla si ndërprerjet ekonomike, e detyrojnë një njësi ekonomike të reagojë shpejt për të parandaluar ose minimizuar ndërprerjet në operacionet e saj. ZhO mund të ndihmojë një njësi ekonomike të bëjë lëvizjen përmes një vlerësimi të kujdesshëm të një sfide dhe miratimit të një ndërhyrjeje të planifikuar. Kështu, një njësi ekonomike arrin të përdorë zgjidhje efektive që janë brenda potencialit të burimeve të saj.
15. Krijimi i marrëdhënieve të biznesit
Bashkëpunimi në punë është një përbërës jetik i ZhO. Ai kërkon të formojë një ekip që mbështet vizionin e një njësie ekonomike. Ky veprim krijon lidhjen midis palëve të interesuara që angazhohen për realizimin e vizionit. Funksionet që përbëjnë ZhO kërkojnë komunikim të vazhdueshëm të nevojave të biznesit, dhe mjetet për të arritur të njëjtën gjë, pra nevojën e një ekipi.
ZhO gjithashtu nxit komunikimin e hapur. Ai rrit qarkullimin e lirë të informacionit midis lojtarëve që kontribuojnë në arritjen e vizionit të biznesi. E kundërta e saj është komunikimi i mbyllur që përmban një qasje nga lart-poshtë. Kjo qasje pengon angazhimin aktiv të palëve të interesuara, duke kufizuar kështu arritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të operacioneve të biznesit.
Si përfundim, çdo njësi duhet të dijë nga të fillojë kur zbaton zhvillimin organizativ. Procesi fillon me zhvillimin e aftësive drejtuese. Lëvizja ndihmon në fuqizimin e udhëheqësve me sjellje që mbështesin produktivitetin, motivimin dhe mbajtjen. Kështu, udhëheqja arrin të ofrojë një drejtim drejt arritjes së objektivave të përcaktuara të biznesit.