Ku e shihni veten pas 10 vjetësh?
Padyshim që ditët që po kalojmë janë të pazakonta. Rrjedha normale e jetës ka ndryshuar dukshëm, prej rreth një jave këtu, ndërkohë që alarmi botëror është shpallur prej tre muajsh. Të mbyllur brenda shtëpive tona, po rezistojmë t’i japim terren Covid-19-s. Shpresëplotë se shpejt kjo do të kalojë, gjithsecili përpiqet të gjejë më të mirën, për ta shfrytëzuar këtë periudhë. Dhe leximi është një nga mënyrat më të mira. Të sigurt për të ardhmen, po ju sjellim këtë artikull provokues nga Jim Rohn, së bashku me ftesën për reflektim. Për t’i bërë gjërat më mirë, bëni gjëra të mira. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Kjo është një pyetje e shkëlqyer, për t’ja bërë vetes: Ku po shkoj? Me siguri që do të jeni diku pas dhjetë vjetësh. Pyetja është, Ku? Ne nuk duam të mashtrojmë veten se Ku do të jemi. Ne nuk duam të mashtrojmë veten për rrugën që do të ecim.
Kur isha 25-vjeç, menjëherë pasi takova mentorin tim Earl Shoaff, ditën e takimit e quajtëm "Mos e gënje më veten". Nuk doja të zhgënjehesha më. Më në fund vendosa që teoria e gishtave të kryqëzuar nuk do të më ndihmonte të arrija atë që doja. Nuk ishte kjo mënyra për të gjetur “thesarin”. Mua do të më duhej të sigurohesha për atë se, në cilën rrugë isha drejtuar.
Atëherë, me ndihmën e z. Shoaff, gjeta disa disiplina leximi, disa disiplina mendimi dhe disa disiplina veprimi, të cilat kur ushtrohen, mund të bëjnë të gjitha ndryshimet në botë, madje edhe për atë se Ku do të arrini. Por kjo kërkon disa përshtatje.
Ndonjëherë ne kemi idenë që po bëjmë vetëm 10% të përpjekjeve dhe se ka ende edhe 90% që ne duhet të bëjmë, për të arritur ndryshimin për pasurinë tonë, por, ndoshta e kundërta është e vërtetë. Ne jemi duke bërë mjaft gjëra, për të krijuar dhe ndarë një jetë më të mirë. Dhe mbase gjithçka që na nevojitet është që të bëjmë 5 ose 10% përpjekje shtesë, në ndryshimin intelektual, ndryshimin e aktiviteteve, përsosjen e disiplinës dhe përsosjen e mendimit. Dhe gjithçka që na nevojitet janë idetë, për t’i bërë ato ndryshime të thjeshta, dhe më pas, pasuria fillon të mblidhet në një vit, tre vjet, pesë vjet ose 10 vjet.
Por tani është koha për të rregulluar 10 vitet e ardhshme. Ju duhet të kuptoni të përballeni me realitetin dhe të vërtetën. Kjo ishte ajo gjëja e mirë për mua, kur takova zotin Shoaff, unë isha 25 vjeç, ai ishte 44 vjeç. Ai më përballi me një përvojë të pasur dhe filloi të më bënte pyetje të vështira. "Pyetje të mëdha" - tha ai.
- A po lexoni libra, që do t'ju çojnë atje ku dëshironi të shkoni, në pesë vitet e ardhshme?
Pyetje e shkëlqyer. Për të arritur atje ku dëshironi të jeni në pesë vitet e ardhshme, ju ose jeni duke i lexuar librat e duhur ose jo. Ju ose jeni të angazhuar në këto disiplina ose nuk jeni. Por ajo çfarë nuk duam që të na përfshijë është: Zhgënjimi. Të shpresosh pa vepruar. Të dëshirosh pa bërë.
Çelësi është të shikoni dhe të thoni: Ku jam unë? Çfarë mund të bëj, për të bërë ndryshimin, për t’u siguruar që unë mund të ndërmarr hapa më të sigurt çdo ditë, për të arritur pasurinë që dua, thesarin mendor, thesarin personal, thesarin shpirtëror, pasurinë financiare? Nuk dua të vazhdoj të bëj më shumë gabime. Tani është koha të rregulloj programin tim të përditshëm, për të më çuar atje ku dua të shkoj.
Çelësi është që të filloni menjëherë, duke bërë këto ndryshime, për të ecur në këtë rrugë të re. Vetëm disiplinat ditore bëjnë shumë ndryshime dhe para se ta kuptoni, do jeni duke ecur në një rrugë krejt të re.