Blog

Gjashtë arsye pse është më e lehtë se kurrë, që dikush të jetë i pasur

Gjashtë arsye pse është më e lehtë se kurrë, që dikush të jetë i pasur

Robert Kiyosaki, bashkautor i një prej librave më të suksesshëm në fushën e zhvillimit personal, me titull “Babai i pasur, Babai i varfër”, e ka shkruar artikullin më poshtë, rreth 5 vjet më parë, por idetë e shprehura aty, gjykojmë se kanë vlerë edhe sot. Të bëheni i pasur, nuk kemi parasysh të punoni për të fituar miliona, megjithëse nuk ka asgjë të keqe këtu, por të fitoni më shumë liri financiare. Kjo do të thotë, të mos jetoni duke pritur pagën e radhës, që mund të kurseni mjaftueshëm, aq sa të mos keni nevojë të punoni çdo ditë për të jetuar në mënyrën tuaj, ose të krijoni burime të mjaftueshme, që sjellin të ardhura, edhe kur ju nuk jeni të angazhuar personalisht, ditë për ditë, dhe ju të keni mundësinë të kaloni kohë të mjaftueshme me familjen e me miqtë, pa presionin financiar. Me urimin që t’ja arrini përgjatë 2020-s, po ju lemë në shoqërinë e shkrimit. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Media sot është e mbushur me artikuj që flasin për hendekun në rritje të të ardhurave midis të pasurve dhe të varfërve. Pabarazia e të ardhurave është një nga temat më të diskutuara sot, e cila ka nxitur mijëra artikuj me statistika si ky këtu me titull "Pabarazia Ekonomike: Është më keq sesa mendoni", botuar në "Scientific American":

Amerikanët e thjeshtë besojnë se pesë më të pasurit zotërojnë 59% të pasurisë dhe se 40% të fundit zotërojnë 9% të saj. Por realiteti është krejt ndryshe. 20% e familjeve amerikane më të pasura, posedojnë më shumë se 84% të pasurisë, dhe 40% të fundit shkojnë pak a shumë tek 0.3%. Për shembull, familja Walton ka më shumë pasuri sesa 42% e familjeve amerikane, së bashku.

Kjo nuk është diçka e re për mua. Vite më parë kam parashikuar që klasa e mesme është “djegur” dhe se të pasurit do të pasurohen, ndërsa të varfërit do të bëhen më të varfër. Sidoqoftë, në vend që të zemërohesha, vendosa kohë më parë të tregohesha i mençur me paratë dhe të investoj.

Sot, besoj se të pasurohesh, është më e lehtë se kurrë më parë, nëse je financiarisht i zgjuar. Këtu janë gjashtë arsye pse:

  1. Interneti po na ve në dispozicion një botë klientësh, për shumicën prej nesh.
  2. Interneti po krijon më shumë biznese nëpërmjet Internetit. Ashtu siç Henry Ford krijoi më shumë biznes, sepse makinat e tij të prodhuara në masë kishin një efekt zinxhir, edhe Interneti do të rrisë efektin e tij. Interneti bën të mundur që 7 miliardë prej nesh të bëhen një Henry Ford ose Bill Gates.
  3. Në të kaluarën, të pasurit dhe të fuqishmit kontrollonin mediat. Tani me internet, secili prej nesh ka fuqinë për të hyrë në site të ndryshme mediatike.
  4. Shpikjet e reja krijojnë më shumë shpikje të reja. Një shpërthim i teknologjisë së re do të ndikojë në fusha të tjera të jetës sonë, duke i bërë ato më të mira. Çdo ndryshim i ri teknologjik do të lejojë më shumë njerëz të zhvillojnë produkte më të reja dhe inovative.
  5. Ndërsa më shumë njerëz bëhen të suksesshëm, ata do të duan të investojnë gjithnjë e më shumë para, në biznese të reja fillestare, jo vetëm për të ndihmuar bizneset e reja, por edhe për të ndarë fitimet. Sot, është e vështirë për shumicën e njerëzve të kuptojnë realitetin, se ka në të vërtetë dhjetëra miliarda dollar, që kërkojnë kompani të reja e inovative për të investuar, në çdo vit.
  6. Nuk ka pse të jetë teknologji e lartë për të qenë një produkt i ri. Starbucks bëri shumë njerëz të pasur me vetëm një filxhan kafe, dhe McDonald’s u bë zotëruesi më i madh i pasurive të patundshme me vetëm një hamburger dhe patate të skuqura.