Gjëja e vetme, që përcakton se sa i suksesshëm mund të jesh
Edhe njëherë po kthehemi tek Qëndrimi Pozitiv dhe lidhja e tij e pandashme me Suksesin. Nuk besoj se dikush ka ndonjë dyshim. Këtë herë është Jim Rohn, që na sjell ide dhe mendime shumë të vlefshme, e që thekson se mbajtja e Qëndrimit Pozitiv është i rëndësishëm, kur duam të arrijmë diçka… ose thjesht të përmirësojmë cilësinë e jetës tonë. Autorë të suksesshëm kanë shkruar e do vazhdojnë të shkruajnë mbi fuqinë e të menduarit pozitiv dhe rrugët apo mënyrat se si të mësojmë e punojmë për ta arritur dhe mbajtur atë, për gjithë jetën. Por shpesh është më e lehtë për ta thënë sesa për ta bërë. Prandaj të kuptuarit e asaj që përfaqëson Qëndrimi Pozitiv mund të jetë hapi i parë në rrugën e arritjes së këtij qëndrimi. SUKSESE e Lexim të këndshëm!
* * * * *
Gjëja e vetme, që përcakton nivelin e potencialit tonë, prodhon intensitetin e veprimtarisë tonë dhe parashikon cilësinë e rezultatit që marrim është Qëndrimi ynë.
Qëndrimi përcakton se sa na lejohet të shohim të ardhmen. Ai vendos madhësinë e ëndrrave tona dhe ndikon në vendosmërinë tonë, kur përballemi me sfida të reja.
Asnjë person tjetër në tokë nuk ka pushtet mbi Qëndrimin tonë. Njerëzit mund të ndikojnë në Qëndrimin tonë, duke na mësuar zakone të dobëta të të menduarit, ose duke na dezinformuar pa dashje, ose duke na ekspozuar ndaj burimeve të ndikimit negativ, por askush nuk mund të kontrollojë Qëndrimin tonë, nëse ne nuk e dorëzojmë vullnetarisht atë kontroll.
Askush tjetër nuk na “zemëron”. Ne zemërohemi kur dorëzojmë kontrollin e Qëndrimit tonë. Ajo që dikush tjetër mund të ketë bërë është e parëndësishme. Ne zgjedhim; jo ata. Ata thjesht e vendosin qëndrimin tonë para një prove. Nëse zgjedhim një Qëndrim të paqëndrueshëm duke u bërë armiqësor, të zemëruar, xhelozë ose të dyshimtë, atëherë ne kemi dështuar ndaj kësaj prove. Nëse e dënojmë veten, duke besuar se jemi të padenjë, atëherë përsëri, ne kemi dështuar ndaj kësaj prove.
Nëse ne kujdesemi për veten, atëherë duhet të pranojmë përgjegjësi të plotë për ndjenjat tona. Ne duhet të mësojmë të mbrohemi nga ato ndjenja, që kanë aftësinë ta drejtojnë qëndrimin tonë në rrugën e gabuar, dhe, të forcojmë ato ndjenja që mund të na çojnë me besim në një të ardhme më të mirë.
Nëse duam të marrim shpërblimet, që e ardhmja mban me besim për ne, atëherë duhet të ushtrojmë zgjedhjen më të rëndësishme që na është dhënë, si anëtarë të racës njerëzore, duke ruajtur pushtetin e plotë mbi Qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është një pasuri, një thesar me shumë vlerë, që duhet të mbrohet në përputhje me rrethanat.
Kur ju keni qëndrimin e duhur, ju mund të bëni gjera të mrekullueshme.
Të keni Qëndrimin e duhur është parakushti thelbësor për Sukses dhe Lumturi. Qëndrimi i duhur është një nga themelet e jetës së mirë . Kjo është arsyeja pse ne duhet të shqyrtojmë vazhdimisht ndjenjat tona, për rolin tonë në botë dhe për mundësitë tona, për të arritur ëndrrat tona.
Është natyra jonë emocionale që drejton pjesën më të madhe të sjelljes sonë të përditshme, në botën tonë personale dhe të biznesit. Është aspekti emocional i përvojave tona, që përcakton sjelljen tonë. Mënyra si ndjehemi për ngjarjet e jetës është një forcë e fuqishme, që mund të na ndalojë në rrugën tone, ose, të na frymëzojë që të ndërmarrim veprime të menjëhershme për çdo ditë. Me Qëndrimin e duhur, qeniet njerëzore mund të lëvizin male. Me Qëndrimin e gabuar, ato mund të shtypen edhe nga kokrra më e vogël e rërës.