Blog

16 Mënyra, për të rritur biznesin tuaj pa shpenzuar pará!

16 Mënyra, për të rritur biznesin tuaj pa shpenzuar pará!

Një shkrim i thjeshtë, por ndoshta me shumë ide brenda. Të gjithë synojnë të forcojnë dhe rrisin bizneset e tyre, për të përballuar me sukses sfidat e kohës dhe zhvillimit të vazhdueshëm, por shpesh shikojmë për zgjidhje të “mëdha” e të vështira për t’u realizuar, kur ndërkohë disa ndryshime të vogla dhe të kujdesshme mund të bëjnë dallimin e madh. Kjo ishte arsyeja e sjelljes së këtij artikulli, me autorë Elizabeth Walker dhe Ken Burgin. Ndoshta nuk është e nevojshme që t’i aplikoni menjëherë, dhe të gjitha, por mund të zgjidhni tre prej tyre, ato “më të pjekurat dhe më të shijshmet” dhe të provoni nëse do t’ju “shijojnë” aq sa thuhet. Ndoshta duhet t’i provoni disa herë, derisa të përshtaten të gjitha “shqisat” me shijen e re. Me pak kujdes… Lexim të këndshëm!

* * * * *

Sot po ndajmë me ju, ato që ne i quajmë "ide për t’u vjedhur". Ato janë ide të jetës reale, nga bizneset e suksesshme - hapa veprimi, që mund t'i merrni dhe t'i përdorni menjëherë, pa qenë nevoja të hulumtoni, provoni ose të vononi, për zbatimin e tyre. Dhe, nuk keni nevojë të shpenzoni pará për t'i bërë ato. 

1. Faturoni më shpejt

Faturoni më shpejt. Klientët tuaj të arkëtueshëm mund të llogariten 40 deri 50 përqind të aktiveve tuaja aktuale. Mos i grumbulloni faturat; faturoni sa më shpejt që të mundeni.

Kur pagesat vonohen ose nuk arrijnë kurrë, ju filloni të prezantoheni me probleme të mungesës së parave, që mund të pengojnë seriozisht aftësinë e biznesit tuaj për të mbijetuar (pa le pastaj, për rritje) edhe nëse keni shumë biznes. 

2. Thjeshtoni biznesin tuaj

Thjeshtoni biznesin tuaj. Lirohuni nga produktet me humbje dhe të vështira për t’u shitur. Sa më shumë të jetë e mundur, përdorni të dhënat, për t'ju ndihmuar të merrni vendime, dhe tregoni gatishmërinë të shkurtoni gjërat që ju shkaktojnë kosto ose nuk shiten mirë. 

3. Transmetoni mesazhin tuaj të marketingut

Thjeshtoni mesazhin tuaj të marketingut. Por mos u ndalni këtu! Testoni variante të ndryshme mesazhesh në faqen tuaj të internetit, në takimet tuaja, dhe në mesazhet tuaja të marketingut me email. Synoni për mesazhe që në thelb tregojnë nevojën, dëshirën ose shqetësimin, dhe që e adresojnë atë, duke frymëzuar veprim.

4. Rritni dukshmërinë e biznesit tuaj

Rritni dukshmërinë e biznesit tuaj, veçanërisht në internet. Mësoni në lidhje me teknikat e thjeshta të optimizimit të motorit të kërkimit (SEO), që mund të ndihmojnë biznesin tuaj të shfaqet në faqen e parë të rezultateve të kërkimit. 

I rezistoni tundimit për të drejtuar biznesin tuaj përmes faqes tuaj në Facebook, ose ndonjë faqe tjetër, nga palë të treta, pasi ju jeni në mëshirën e tyre, sa herë që ata ndryshojnë algoritmin e tyre ose mundësitë tuaja për të arritur klientët. Nuk jeni të sigurt nëse jeni tashmë në rezultatet e kërkimit? Kërkoni në Google emrin e biznesit tuaj, ose disa pyetje që lidhen me industrinë, dhe shikoni nëse faqja juaj shfaqet. 

5. Mësoni të delegoni

Mësoni të delegoni. Shikoni se çfarë bëni ju, që kthehet në pará. Pastaj delegoni pjesën tjetër. Për shembull, caktoni dikë në kompani për trajnimin e të tjerëve për të bërë punën, për të cilën nuk keni kohë, ose dikë tjetër nga jashtë, që është më i përshtatshëm, e për të cilën ai do të paguhet. 

6. Kërkoni dhe shpërbleni efikasitetin

Inkurajoni punonjësit të zbulojnë qasje më të efektshme ndaj detyrave të tyre, në vend që të mbështeten në mënyrën e tyre standard, të të bërit të gjërave.

Punoni me numrat, për të kuptuar se në cilën pikë ka kuptim të kaloni nga një tabelë në excel në një program biznesi, ndoshta edhe më e thjeshtë për t'u përdorur. Ose, të kaloni në një shërbim të automatizuar të llogaritjes së pagave, në vend që të shpenzoni 10-15 orë, për ta bërë atë me dorë, çdo muaj. 

7. Mos harroni furnizuesit

Mos harroni furnizuesit tuaj. Ata mund të mos jenë në listën e pagesave tuaja, por ata janë më të prirur të bëjnë disa gjëra për ju, pa pagesë, sepse ju vërtet kujdeseni për ta.

Shikoni bilancin për afatet e pagesave, dhe mund t’i vononi ato, për aq kohë sa është e mundur (duke respektuar kushtet e pagesave) dhe afatet e tejkalimit. 

8. Punoni më shpejt

Mësoni të punoni më shpejt. Nëse mund të përmblidhni tre punë katërmujore në tre punë tre-mujore, mund të bëni edhe një punë më shumë, gjatë vitit.

Kjo lidhet përsëri me pikën "Kërkoni dhe shpërbleni efikasitetin". Nëse mund të gjeni një mënyrë, për të automatizuar detyrat që kërkojnë kohë apo ato rutinë, bëjeni, sepse kështu do të mund të përqendroheni në bërjen e gjërave që sjellin pará. 

9. Shpërblejeni ekipin tuaj, kur plotësojnë ose tejkalojnë pritshmëritë

Shpërblejeni ekipin tuaj për përmbushjen e detyrave dhe afateve kohore . Një shpërblim prej 5 përqind është më i lirë se një rritje prej 20 përqind e kostove. Në të kundërt, mos u tregoni ndëshkues kur dikush bën një gabim.

Inkurajoni ekipin tuaj të ndërmarrë rreziqe të llogaritura. Disa prej tyre do të dështojnë e disa jo. Nëse vini bast vetëm për gjërat që jeni të sigurt se do të funksionojnë, mund të fitoni, por me siguri që do të humbisni shumë mundësi të reja, që krijojnë të ardhura.

10. Përcaktoni dhe rrini në fushën e projektit tuaj

Sigurohuni që e keni përshkruar qartë (me shkrim) projektin tuaj dhe mos kini frikë të ngarkoni kostot e ndryshimeve, klientit tuaj. Vendoseni edhe këtë mundësi, me shkrim në marrëveshje. Mos lejoni që zvarritja e projektit të prekë marzhin tuaj të fitimit. 

11. Jini i disponueshëm për mediat

Ofroni të jeni ju, zëdhënësi i specialitetit tuaj, kur mediat tuaj lokale kanë nevojë për një mendim eksperti. Dërgoni rregullisht njoftime për shtyp, dhe mos kini frikë t’i dërgoni një letër me kokë çdo tremujor, që i kujton shtypit fushat tuaja të ekspertizës. 

12. Dhuroni diçka

Dhuroni diçka të vlefshme në faqen tuaj të internetit,  në banakun tuaj, kur dërgoni faturat dhe kur dorëzoni mallrat.

Kjo duhet të jetë falas për ju, por e vlefshme për marrësin.

13. Promovoni biznesin tuaj në mënyrë të vazhdueshme

Theksoni ofertat, veçoritë, promovimet dhe lajme në një pjesë të email-it tuaj, faturës ose tek nënshkrimet e postës elektronike. Sigurohuni që informacioni që po ofroni është i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm, në të gjitha format.

14. Bëhuni pjesë e bisedave në mediat sociale

Mbani një prani aktive në mediat sociale. Përgjigjuni klientëve kur ata shprehin ankesa ose shqetësime në ato kanale.

Por, mos u fusni kudo. Bëni disa hulumtime, për të kuptuar se cilat janë platformat e mediave sociale, që përdor audienca juaj e synuar, dhe përqendrohuni në një ose dy prej tyre. Mos harroni, ju merrni atë që paguani, prandaj mos prisni të përjetoni shtrirje të gjerë pa promovuar postimet tuaja. 

15. Bëhuni një këshilltar i besueshëm në industrinë tuaj

Bëhuni një këshilltar i besueshëm në industrinë tuaj. Jini të gatshëm të shkëmbeni njohuritë dhe ekspertizën tuaj lirshëm përmes forumeve në internet, postimeve në blog dhe në faqen tuaj të internetit.

16. Bëni që mbështetësit tuaj t'ju referojnë

Lexoni për të mësuar më shumë, rreth asaj se si referimet mund të ndërtojnë biznesin tuaj. Kërkojuni klientëve tuaj të bëjnë vlerësime.

Përgjigjuni, kur të merrni një reagim negativ, dhe falënderoni ata që i kushtojnë kohë, të flasin pozitivisht për biznesin tuaj.