Blog

Ka shumë justifikime për mungesën e Suksesit, por shumë pak arsye

Ka shumë justifikime për mungesën e Suksesit, por shumë pak arsye

Të gjithë njohim njerëz, që në momente të caktuara e kanë më të lehtë të nxjerrin justifikime, se sa të përballen me faktet reale. Në këtë rast nuk e kemi fjalën për ata që më shpejt gënjejnë, se sa justifikohen. Natyrisht që sjellja njerëzore e njeh fenomenin e të gënjyerit apo justifikimit, megjithëse disa prej tyre mund të jenë të dukshme, e disa jo. Por janë disa situata, si ajo në biznes, ku justifikimi për mos arritjen e rezultateve është i panevojshëm e aq më pak i dobishëm. Edhe shkrimi më poshtë, i marrë nga libri i fundit i Jeffrey Gitomer - “Jeta e vërtetë: Shkrimet e para të Napoleon Hill”, e trajton këtë ide, duke nxjerrë në pah marrjen e përgjegjësive për veprimet ose mosveprimet, e për të jetuar një jetë me integritet. Është brenda mundësive të secilit që të bëjë përpjekjet maksimale për arritjen e objektivave. Nuk pranohen justifikimet! Lexim të këndshëm!

* * * * *

Njerëzit, që nuk kanë sukses, kanë një veçori dalluese të përbashkët. Ata i dinë të gjitha arsyet për dështimet e tyre, dhe kanë atë besimin sa japin justifikime të forta, për të shpjeguar mungesën e arritjeve.

Disa prej këtyre justifikimeve janë të zgjuara, dhe disa prej tyre justifikohen nga faktet. Por justifikimet nuk mund të përdoren për paratë. Bota dëshiron të dijë vetëm një gjë - A E KENI ARRITUR SUKSESIN?

Një analist i karaktereve përpiloi një listë të justifikimeve më të përdorura.

Ndërsa lexoni listën, shqyrtojeni veten me kujdes dhe përcaktoni se sa prej këtyre justifikimeve, NËSE ka, janë “prona” juaj. Mos harroni gjithashtu, se filozofia e paraqitur në këtë libër, e bën çdonjërën prej këtyre justifikimeve, të vjetëruara.

NËSE unë nuk do të kisha gruan dhe familjen. . . 

NËSE unë do të kisha mjaftueshëm "tërheqje". . . 

NËSE do të kisha pará. . . 

NËSE do të kisha një arsimim më të mirë. . . 

NËSE do të mund të gjeja një punë. . . 

NËSE do të isha mirë me shëndet. . . 

NËSE do të kisha kohë. . . 

NËSE koha do të ishte më e mirë. . . 

NËSE njerëzit e tjerë do të më kuptonin. . . 

NËSE kushtet rreth meje do të ishin pak më ndryshe. . . 

NËSE do të mund ta jetoja përsëri jetën time. . . 

NËSE nuk do të kisha frikë se çfarë do të thoshin "ata". . . 

NËSE do të kisha shansin. . . 

NËSE do të më jepej tani një shans. . . 

NËSE njerëzit e tjerë nuk do ta “kishin me mua". . . 

NËSE asgjë nuk do të ndodhë që të më ndalojë. . . 

NËSE do të isha edhe pak më i ri. . . 

NËSE do të mund të bëja vetëm atë që dua. . .

NËSE do të kisha lindur i pasur. . . 

NËSE do të mund të takoja "njerëzit e duhur". . . 

NËSE do të kisha talentet që kanë disa njerëz. . . 

NËSE do të guxoja të zbuloja veten time. . . 

NËSE do të kisha shfrytëzuar mundësitë e kaluara. . . 

NËSE njerëzit nuk do të më acaronin nervat . . . 

NËSE nuk do të kisha për të mbajtur shtëpinë dhe për t'u kujdesur për fëmijët. . . 

NËSE do të mund të kurseja ca pará. . . 

NËSE shefi do të më vlerësonte mua. . . 

NËSE do të kisha dikë që të më ndihmonte. . . 

NËSE familja ime do të më kuptonte. . . 

NËSE do të jetoja në një qytet të madh. . . 

NËSE do të mund të filloja. . . 

NËSE do të isha i lirë. . . 

NËSE do të kisha personalitetin e disa njerëzve. . . 

NËSE nuk do të isha kaq i shëndoshë. . . 

NËSE talentet e mia do të njiheshin ...

NËSE do të kisha mundësi të bëja një "pushim". . . 

NËSE do të mund të dilja nga borxhet. . . 

NËSE nuk do të kisha dështuar. . . 

NËSE do ta dija se si. . . 

NËSE të gjithë nuk do të më kundërshtonin. . . 

NËSE nuk do të kisha pasur aq shumë shqetësime. . . 

NËSE do të martohesha me personin e duhur. . . 

NËSE njerëzit nuk do të ishin aq memecë. . . 

NËSE familja ime nuk do të ishte kaq ekstravagante. . . 

NËSE do të isha i sigurt për veten time. . . 

NËSE fati nuk do të ishte kundër meje. . . 

NËSE nuk do të kisha lindur nën yllin e gabuar. . . 

NËSE nuk do të ishte e vërtetë se "çfarë është shkruar të ndodhë, do të ndodhë". . . 

NËSE nuk duhet të punoja kaq shumë. . . 

NËSE nuk do të kisha humbur paratë e mia. . . 

NËSE do të jetoja në një lagje tjetër. . . 

NËSE nuk do të kisha një "të kaluar". . .

NËSE do të kisha biznesin tim. . . 

NËSE njerëzit e tjerë do të më dëgjonin vetëm mua. . .

NËSE *dhe kjo është më e rëndësishmja prej tyre* do të kisha pasur guximin ta shoh veten ashtu siç jam në të vërtetë, do të zbuloja se çfarë nuk shkon mirë tek unë, dhe do e korrigjoja atë, atëherë mund të kisha një shans për të përfituar nga gabimet e mia dhe do të mësoja diçka nga përvoja e të tjerëve.

Sepse unë e di se diçka NUK PO SHKONTE MIRË me mua, ose, UNË DO TË ISHA ATJE KU DOJA TË ISHA, nëse do të kisha kaluar shumë kohë duke analizuar dobësitë e mia dhe më pak kohë duke ndërtuar justifikimet, për t'i mbuluar ato.

Kjo pjesë është shkruar në vitin 1937, nga Napoleoni Hill në librin e tij të pavdekshëm, “Mendo dhe bëhu i pasur”. Kjo mund të ishte shkruar edhe dje, dhe do të ishte po kaq aktuale. Fjala "alibi" është zëvendësuar me fjalën "justifikim" por kuptimet mbeten të njëjta.

Cila është justifikimi juaj që nuk keni arritur më shumë, dhe si mund ta ktheni këtë justifikim në Veprim Pozitiv?

Ishte thjesht një mendim.