Blog

Si i trajtoni punonjësit tuaj besnikë, kjo përcakton të ardhmen tuaj

Si i trajtoni punonjësit tuaj besnikë, kjo përcakton të ardhmen tuaj

Kemi pasur një shprehje dikur “Shkurt, saktë dhe pa gabime”. Dhe kjo ishte e para gjë që më erdhi ndërmend, sapo lexova këtë artikull të Oleg Vishnepolsky-t. Dhe nga entusiazmi e përgatita menjëherë, dhe ja ku është për ju. As nuk e ve në dyshim se shefi juaj ka ndonjë prej karakteristikave të zbuluara këtu në artikull, por patjetër që ju e njihni më mirë. Nëse keni ndonjë dyshim, sado të vogël, gjeni një mënyrë dhe bëni të mundur që edhe ai ta lexojë këtë artikull. Do ndihmoni në të gjitha drejtimet. Kompania do ketë punonjësit më të mirë, shefi do ketë një ekip më të mirë e të përgatitur e nuk do i duhet të shpallë pozicion pune vakant dhe ju do të vazhdoni të bëni punën që dashuroni, pa menduar ta ndryshoni atë. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Sipas studimeve, 2 në 5 menaxherë dështojnë brenda 18 muajve të parë të tyre.

Arsyeja kryesore është largimi ose demotivimi i punonjësve të tyre më të mirë.

Po, është e vërtetë - "Njerëzit nuk largohen nga kompanitë, ata largohen nga shefat e tyre".

Gjithkush e di këtë, duke përfshirë edhe këta shefa.

Po pse pra, ata nuk i ndalojnë njerëzit e tyre më të mirë të largohen?

1. Ata mendojnë se të gjithë janë të zëvendësueshëm - si dorashkat.

Askush nuk mund të zëvendësohet, ata vetëm mund t'ja dalin mbanë. Jo vetëm që të gjithë janë unikë dhe kanë një perspektivë unike, por kur një punonjës i mirë largohet, në fakt janë larguar njohuritë institucionale, kontaktet kryesore dhe marrëdhëniet me klientët dhe palët e interesuara.

Punonjësit besnikë nuk janë mallra!

2. Ata i shohin njerëzit më të mirë si një kërcënim për pozitën e tyre. Pasiguria është po aq e keqe sa injoranca.

Sekreti i suksesit tim ishte që gjithmonë punësoja njerëz më të zgjuar se unë. Në rastin tim ishte gjithmonë e lehtë.

Asnjë person nuk duhet të ngrihet në detyrë menaxheriale, sidomos ata të cilët janë të pasigurt, dhe që më mirë do të donin t'i shihnin njerëzit e tyre më të mirë të dështonin, se sa t'ju rrezikohej pozicioni i tyre.

3. Ata janë arrogantë dhe i shohin poshtë të gjithë të tjerët. Pa marrë parasysh se çfarë bëni ju, për ata asnjëherë nuk është e mjaftueshme.

Asnjë person nuk duhet të ngrihet në detyrë menaxheriale, sidomos ata që duan t'i shohin poshtë njerëzit e tjerë.

Arroganca është më e keqe se injoranca.

Në vend të arrogancës dhe pasigurisë, le të provojmë në vend të tyre: vlerësimin, motivimin, fuqizimin, vizionin dhe energjinë pozitive.

A jeni dakord?