10 Gabimet në drejtim, që nuk duhet ti bëni asnjëherë
A jeni ju në drejtim të një ekipi, si pjesë e një organizate biznesi ose jo, apo jeni në drejtim të gjithë organizatës, e ndoshta është organizata juaj? Nuk ka shumë rëndësi pozicioni, por në të gjitha rastet, ju jeni në drejtim, e për të arritur të drejtoni me efektivitet, një element thelbësor është mënjanimi i gabimeve. Disa prej këtyre gabimeve janë shtjelluar me kujdes në artikullin më poshtë, nga Cameron Morrissey, autor dhe trajner i spikatur në fushën e menaxhimit dhe udhëheqjes. Duke theksuar se drejtuesi nuk është aty vetëm për të urdhëruar anëtarët e ekipit, ju ftojmë të motivoheni nga leximi i artikullit, për një drejtim dhe udhëheqje sa më të suksesshme.
* * * * *
Shumë drejtues, lidera apo udhëheqës, për një sërë arsyesh, janë të verbër ndaj disa gabimeve në udhëheqjen e tyre. Ndoshta ata nuk kanë marrë trajnimet e duhura, ndoshta mentori i tyre ka bërë të njëjtat gabime, ose ndoshta organizata e shpërblen këtë lloj sjellje. Problemi, në rastin e mos adresimin e këtyre gabimeve në drejtim, është se ato e pengojnë produktivitetin e ekipit tuaj, zhvillimin tuaj dhe përfundimisht edhe trajektoren e karrierës tuaj.
Më poshtë janë 10 nga gabimet më të zakonshme në drejtim, që mund të mos keni mundësi t'i shikoni. Duke hedhur dritë mbi to, shpresojmë që të mund të filloni t'i trajtoni ato.
Mos kuptimi i rolin tuaj
Një nga gjërat e para ku drejtuesit dështojnë është ... të mos jenë drejtues apo lider. Ju jeni më efektivë kur punoni NËPËRMJET njerëzve tuaj dhe rrisni performancën e çdo anëtari të ekipit, jo kur përvishni mëngët dhe jepni kontribut individual. Përqëndrohuni tek nxjerrja e më të mirës nga ekipi juaj, dhe jo duke i bërë gjërat vetë.
Nuk i dëgjoni punonjësit tuaj
Ekipi juaj duhet të jetë burimi juaj kryesor i informacionit dhe reagimeve mbi atë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon, me klientët dhe me punën e tyre. Shumë drejtues përqëndrohen më shumë tek ekipi, në vend që të përpiqen të kuptojnë më mirë çështjet, nëpërmjet ekipit të tyre. Nëse nuk dëgjoni, dy herë më shumë se sa flisni, ju do t'ju mungojë informacioni dhe idetë kryesore, dhe pa informacionin dhe idetë e duhura, nuk mund të drejtoni.
Nuk vendosni objektiva
Ju jeni kapiteni i anijes, por nëse nuk keni një destinacion për anijen tuaj, nuk do të mund të arrini aty ku dëshironi të shkoni. Vendosja e objektivave në nivel organizativ, për ekipin dhe për secilin person, krijon pamjen e plotë për të gjitha arritjet tuaja dhe ndihmon në përqendrimin e përpjekjeve tuaja në atë që është më e rëndësishme. Me gjithë shpërqëndrimet dhe prioritetet ndaj konkurrencës, që një drejtues duhet të përballet, pasja e një objektivi ju ndihmon të vendosni se çfarë është, dhe, çfarë nuk është e rëndësishme.
I rezistoni ndryshimit
Ndryshimi është një nga gjërat më të vështira, për një drejtues që të menaxhojë, sepse kjo kërkon kohë, përpjekje, durim, këmbëngulje, planifikim dhe tolerancë ndaj rrezikut. Çështja është që ju jeni një lider, dhe liderët duhet t'i bëjnë gjërat më mirë. Nëse do të duhej vetëm të ruani status quo, do të quheni "kujdestar". Mund të jetë e vështirë të krijosh idenë dhe planin, të bindësh shefin dhe ekipin tënd, ta zbatosh atë, dhe pastaj të shikosh, se si disa nga ndryshimet e tua nuk sjellin rezultate. Por kjo është arsyeja që ju jeni atje, dhe udhëheqësit e mëdhenj maten me përmirësimet që ata bëjnë, e jo me atë se si qëndrojnë në vend.
Mungesa e llogaridhënies
Ndërtimi i besimit është thelbësor për zhvillimin e ekipeve me performancë të lartë. Një nga themelet e besimit është përgjegjësia. Kjo vlen si për anëtarët e ekipit tuaj, edhe për ju. Nëse dikujt në zonën tuaj, i është caktuar një detyrë dhe thotë se do të bëjë diçka, është e domosdoshme që të bëhet çdo përpjekje që të vihet në zbatim dhe të arrihet në një përfundim të kënaqshëm. Të siguroheni për pritshmërinë nga ekipi juaj është diçka që duhet ta monitoroni rregullisht. Duke pasur parasysh këtë, shumë drejtues e mbajnë ekipin e tyre të përgjegjshëm, duke e mbajtue atë nën vëzhgim. Duhet të jepni shembullin dhe të mbani veten në nivelin më të lartë të mundshëm, duke bërë kështu që në të vërtetë t'i bëni të tjerët të ndjejnë përgjegjësi.
Dështoni të lavdëroni
Drejtuesit janë zgjidhës problemesh, që janë gjithmonë në kërkim për problemin e ardhshëm, që duhet të zgjidhin. Ky përqendrim mbi të keqen, mund t'ju vendosë në një pozicion, ku nuk mund të dalloni lehtë e shpejt, të mirën. Lavdërimi dhe njohja e meritave janë pothuajse gjithmonë, në krye të çdo studimi, mbi atë që punonjësit duan të shohin nga drejtuesit e tyre, dhe çfarë i motivon ata që ta bëjnë punën më mirë. Është e thjeshtë të thuash "Faleminderit" dhe "Bravo", kur gjërat janë përfunduar, duke ndihmuar shumë në krijimin e një kulture pozitive.
Ju bëni mikro-menaxhim
Zhvillimi i ekipit është një nga detyrat tuaja më të rëndësishme si drejtues, por kjo nuk mund të ndodhë, kur ju i qëndroni mbi kokë, duke i treguar çdo hap të vogël që ata duhet të bëjnë. Për të zhbllokuar potencialin e ekipit tuaj, ju duhet t'i fuqizoni ata për të marrë përgjegjësi, rreziqe dhe për të bërë gabime. Roli juaj është që të krijoni strukturën dhe rrjetin e sigurisë, për t'u siguruar që ata po mësojnë dhe janë duke u zhvilluar, e ndërkohë edhe detyrat janë duke u përfunduar në mënyrë të kënaqshme.
Punësimi i dobët
Ai që sillni në ekipin tuaj, do të ketë një efekt të madh në atë që ekipi mund të arrijë. Shumica e drejtuesve e kuptojnë këtë, por pothuajse asnjë drejtues nuk ka një kohë të caktuar gjatë orarit të punës, për ta bërë mirë rekrutimin e të rinjve, gjë që çon në nxitimin e të gjithë procesit, dhe e "zgjedhin" një kandidat me idenë që "do ta bëjë mirë" punën. Por ju nuk doni vetëm një "OK", edhe ekipi juaj nuk dëshiron të punojë me një që është "OK", dhe një "OK" i shpejtë sjell shpesh shumë më tepër probleme. Nëse doni ta mbani ekipin tuaj në standarde të larta, sigurohuni që të rekrutoni njerëz të jashtëzakonshëm në ekipin tuaj, që mund t'i përmbushni dhe t'i tejkaloni këto standarde. Të bësh më pak, nuk është gjë tjetër, veçse të bësh që të gjithë të punojnë më shumë.
Nuk e bëni punën argëtuese
Hej, vendi i punës nuk ka nevojë të jetë një shesh lojrash ose një klub komedie, por drejtuesit duhet ta bëjnë atë argëtues. Njerëzit shpenzojnë shumicën e jetës së tyre (zgjuar) në punë, dhe për të marrë prej tyre përpjekjet maksimale, puna duhet të jetë edhe kënaqësi. Një sërë studimesh tregojnë se efektiviteti më i lartë arrihet kur punonjësit ndjejnë kënaqësi kur vijnë në punë. Kjo nxit kreativitetin, krijon më shumë energji dhe nivel më të lartë bashkëpunimi.
Nuk ja falni vetes, kur bëni gabime
Drejtuesit janë njerëzorë, dhe rrallë mund të ndodhë që të kenë një udhërrëfyes për të arritur suksesin. Për këtë arsye, shpesh ju kërkohet të mësoni nga gabimet tuaja. Rruga juaj drejt suksesit ka të ngjarë të jetë e mbushur me dështime. E rëndësishme është ajo çfarë bëni me këto dështime, se si ngriheni përsëri dhe mësoni prej tyre, që do të formësoni pjesën tjetër të karrierës tuaj. Çdo udhëheqës i madh nuk ka shpëtuar pa bërë çdonjë prej gabimeve të mësipërme. Çelësi është se ata nxorrën mësime prej tyre.