Blog

4 Përfitimet e përqafimit të ndryshimit

4 Përfitimet e përqafimit të ndryshimit

Ndryshimi mund të jetë shqetësues, i vështirë dhe sfidues për gjithsecilin. Ironikisht, një nga shenjat dalluese të epokës në të cilën jetojmë është ndryshimi i vazhdueshëm. Si rezultat, përqafimi i ndryshimeve është kritik për qëndrimin dhe për suksesin profesional. Hapi i parë, për përshtatje më të mirë, është të pranojmë se ndryshimi është vërtet i dobishëm. Nëse nuk jemi të gatshëm që, së pari, të njohim përfitimet e ndryshimit, ka shumë pak të ngjarë të rrisim vetëdijen dhe të jemi të gatshëm ta përqafojmë atë. Me këtë artikull nga Anne Bachrach, mund të kuptojmë katër nga përfitimet universale të ndryshimit, dhe se si ndikojnë ato në jetën tonë të përditshme. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Ju nuk keni nevojë që dikush t'ju thotë se bota po kalon shumë ndryshime tani, kjo është mëse e qartë. Çfarë mund të mos jetë shumë e qartë, është aftësia juaj për t'u përshtatur me ndryshimet që janë të nevojshme për biznesin tuaj për të mbijetuar dhe lulëzuar në këtë treg në ndryshim. Si e përshtasni veten tuaj për sukses, kur ndryshimet globale ndikojnë në të ardhmen e biznesit tuaj? Ju zbuloni se ku do të ndodhë ndryshimi dhe përshtateni ndaj tyre.

Ju edhe mund të tentonit që t'i rezistoni ndryshimeve në treg dhe të qëndroni me kokëfortësi në zonën tuaj të rehatisë. Pengesa kryesore për këtë do të ishte që, ndoshta do të fundoseshit - duke marrë edhe biznesin tuaj me vete.

Përqafimi i ndryshimit është i rëndësishëm për të gjithë. Aftësia për t'u përshtatur, për të ndryshuar, dhe madje edhe për ta mirëpritur, është absolutisht thelbësore për suksesin e biznesit dhe të jetës tuaj. Çfarë ndodh kur luftoni kundër ndryshimit? Kjo është shumë e thjeshtë: Në vend të përqafimit të ndryshimeve dhe përshtatjes ndaj tij, ju shpenzoni kohë dhe energji duke e luftuar atë - dhe në fund dorëzoheni. Lufta juaj nuk e bëri atë më të lehtë, dhe as nuk e pengoi ndryshimin që të ndodhte. Pra, pse të harxhoni kohë dhe energji (edhe emocionale) për të luftuar diçka që është e pashmangshme?

Le të hedhim një vështrim e të shohim çfarë ndodh kur e përqafoni ndryshimin.

1.  Mund të zbuloni një problem që nuk e dinit se ekzistonte

Është e lehtë të jesh i vetëkënaqur kur gjërat duket se po shkojnë mirë, dhe të mbyllësh sytë, kur çdo gjë rreth jush është mbërthyer nga rutina. Kur zbatoni të njëjtin model, pa pushim, ju humbni perspektivën e asaj se çfarë funksionon dhe çfarë nuk po funksionon. Të pasurit vazhdimisht në vëmendje një perspektivë të shëndetshme dhe "një gisht në pulsin" e biznesit tuaj, është një nga gjërat shumë të vlefshme dhe të rëndësishme.

Si drejtues biznesi, është thelbësore që ju të drejtoni biznesin tuaj me efikasitetin dhe përfitimin më të lartë. Nëse nuk e dini se çfarë i krijon paratë tuaja, apo nëse plani i marketingut nuk po sjell mbrapsht investim të suksesshëm, atëherë keni një problem. Zbuloni çfarë i nxit bizneset e tjera të jenë suksesshme dhe të përmbushin qëllimet para syve tuaj. Identifikoni se çfarë funksionon dhe pastaj kopjoni atë model në biznesin tuaj. Ndryshoni dhe përmirësoni atë që nuk është duke funksionuar dhe do të ktheni biznesin tuaj tek suksesi. Përveç kësaj, më e mira do jetë të studjoni industrinë tuaj për të parashikuar ndryshimet, që mund të ndikojnë tek ju, dhe të jeni të gatshëm të ndryshoni ose përshtateni shpejt, nëse është e nevojshme.

2. Gjëja më e lehtë është integrimi dhe adaptimi

Shumë njerëz i rezistojnë ndryshimit për faktin e thjeshtë se kanë frikë nga ndëshkimi ose rezultati. E vërteta është se sapo të keni kaluar rezistencën, integrimi dhe përshtatja janë të lehta. Si njerëz, ne jemi në vetvete krijues dhe kjo na lejon të përshtatemi shumë më lehtë sesa supozojmë në perceptimin e parë. Mbani parasysh se do të keni një ndryshim më të vështirë nëse zgjidhni të luftoni. Përqafojeni atë thjesht duke përdorur aftësinë tuaj të brendshme për t'u përshtatur, në një mjedis në ndryshim. Aplikojeni këtë krijimtari në biznesin tuaj dhe do të vëreni se është shumë më e lehtë sesa mendonit fillimisht.

Si sipërmarrës, ju keni një avantazh të madh ndaj organizatave më të mëdha në industrinë tuaj, thjesht sepse është më e vështirë për ta, që të ndryshojnë ose të përshtaten shpejt. Ndërsa organizatat e mëdha do të përpiqen të përshtaten ndaj ndryshimeve të papritura, ju mund ta përdorni vonesën e tyre në avantazhin tuaj dhe të bëni ndryshime të shpejta, për të rritur të ardhurat dhe për të t'u përshtatur pozitivisht.

3. Krijoni mundësi për më shumë sukses

Suksesi juaj rritet vetëm aq sa ju i krijpni mundësi atij. Ndryshimi ju lejon të rriteni dhe të zgjeroni perceptimet, besimin dhe performancën tuaj - dhe kjo është ajo që ju dëshironi, sepse suksesi juaj do të vijë në proporcion të drejtpërdrejtë. Në mënyrë që të krijoni hapësirë për të rejat, duhet të largoheni nga e vjetra. Shikojeni përqafimin e ndryshimit si mundësinë tuaj për të përqafuar suksesin që keni dashur gjithmonë.

Natyrisht, ju gjithashtu mund ta shikoni atë në një mënyrë tjetër. Për çdo rezistencë që ju bëni kundër ndryshimit, ju po rezistoni gjithashtu edhe kundër suksesit tuaj. Mos lejoni që kufizimi i besimit t'ju frenojë pas, ose të keni frikë nga e panjohura. Mendoni njëherë - cila është më e keqja që mund të ndodhë? Ka shumë mundësi që ndryshimi do të ketë rezultat shumë pozitiv në biznesin tuaj. Tani, çfarë mendoni për përqafimin e ndryshimit?

4. Ju mund të arrini më shumë nga ato gjëra që i dëshironi, dhe të liroheni nga ato që nuk i dëshironi

Ja një thënie shumë popullore, që i përmbledh të gjitha, "Nëse do vazhdoni të bëni atë që keni bërë gjithmonë, do të vazhdoni të merrni ato që keni marrë gjithmonë", nga W. L. Bateman

Kjo nuk mund të jetë më e saktë, se kur zbatohet për biznesin dhe jetën tuaj. Nëse doni rezultate ndryshe, ju duhet t'i bëni gjërat ndryshe - edhe nëse ata janë pak të pakëndshme. Nëse nuk ju pëlqen ajo që po merrni, ndryshoni atë që po bëni! Zbatimi i këtij parimi është një nga mundësitë më të mëdha, për të mësuar se çfarë ndodh kur përqafoni ndryshimin, duke përshëndetur atë që dëshironi dhe duke hequr dorë nga ajo që nuk dëshironi.

Ndryshimi ndonjëherë mund të frikësojë, por në të vërtetë ai është çelësi përfundimtar i suksesit, si në jetë dhe në biznes. Çfarë ju frikëson në të vërtetë? Mund të mos ndjeheni gjithmonë rehat, por sa më i gatshëm të jeni që të pranoni ndryshimin, aq më pak e dhimbshme është ajo, dhe aq më shumë sukses do të përjetoni. Nuk ka asnjë mënyrë të veçantë për kapërcimin e ankthit që mund të ndjeni kur përqafoni ndryshimin.

Gjëja më e rëndësishme, që duhet të mbani parasysh, është se ka shumë rezultate emocionuese duke pritur për ju, në anën tjetër, dhe ju duhet vetëm të përqafoni ndryshimin dhe ta mirëprisni me kënaqësi.