Si janë aftësitë tuaja për të realizuar shitjen?
Një pyetje shumë direkte kjo, në krye të këtij artikulli, nga Jeffrey Gitomer. Të gjithë punonjësit e shitjes pa përjashtim, duan të dinë se si të jenë të suksesshëm dhe të bëhen shitësa më të mirë. Ata e dinë gjithashtu, se të qenit i suksesshëm, është e lidhur me njohjen e procesit të shitjes, si dhe zotërimin e aftësive të nevojshme për shitje. Po çfarë mund të thoni lidhur me QËNDRIMIN? A jemi dakort që suksesi fillon me qëndrimin tuaj, me të kuptuarin se shitja nuk është për ju, nuk ka të bëjë me arritje e kuotave dhe marrjen e komisionit, nuk ka të bëjë thjesht me lëvizjen e një artikulli nga raftet, dhe nuk ka lidhje me pagën tuaj? Pra që nuk ka të bëjë me ju - por ka të bëjë me klientin. Lexim të këndshëm!
* * * * *
PYETJE -"Cila është mënyra më E MIRË për të realizuar shitjen?"
Kur bëhet kjo pyetje (dhe kjo pyetje bëhet shpesh), ajo që punonjësit e shitjes kanë në mendje në fakt është, " Cila është mënyra më E LEHTË për të realizuar shitjen?"
PËRGJIGJA E SHPEJTË: Mënyra më e lehtë për të realizuar shitjen është të ulim çmimin deri në atë pikë që nuk realizojmë fitim. Por, ky nuk është një opsion i mirë.
PËRGJIGJA E SAKTË: Nuk ka një mënyrë të LEHTË për të realizuar shitje.
Dhe, ashtu si nuk ka asnjë mënyrë te lehtë për të bërë një shitje, nuk ka asnjë mënyrë të MIRË për të bërë një shitje - por ka disa elementë që përmbajnë fjalën MË TË MIRË që ju duhet t’i vetëvlerësoni në mënyrë që të zbuloni se pse e realizuat ose jo shitjen.
PIKA KYÇE E TË KUPTUARIT: Shitja nuk është manipulim. Shitja është harmonizim.
Ndonjëherë ju mund të bëni edhe një shitje manipuluese. Por, nëse jeni ende në vitin 1970, duke u përpjekur për të "gjetur pikën e dobët", ose "duke shitur para nënshkrimit të një kontrate", ose "duke bërë telefonata apo takime prezantuese", apo "të mbyllni bisedën e shitjes", ju jeni “djegur”. Shitjet janë “djegur”.
Këtu janë mënyrat MË TË MIRA për të realizuar shitje:
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të keni paraprirë me reputacionin tuaj, nga prezantimi juaj (fjalët tuaja), nga faqja juaj / e biznesit tuaj në internet, dhe nga prania juaj në mediat sociale.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të njiheni si një burim i vlefshëm, përpara se të filloni shitjen.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të jeni miqësor, përpara se të filloni shitjen.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të diskutoni me personin përgjegjës vendimmarrës.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që nuk duhet të jeni thjesht shitës, ose mendjemadh kryelartë, apo i përulur.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të zbuloni terrenin e përbashkët me klientin, përpara se të filloni procesin e shitjes.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është të pyesni në mënyrë inteligjente dhe emocionale, në mënyrë që të nxirrni në pah nevojat dhe motivet për të blerë.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të shkoni në takim me ide që favorizojnë klientin.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të keni bërë përgatitjen para vizitës në përputhje me kushtet e klientit.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është të përcjellësh vlera, se sa karakteristikat dhe përfitimet (benefitet) e produktit.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të fokusoheni në mënyrën se çfarë klienti fiton.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është të përqëndroheni në rezultate.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të realizoni një bisedë të plotë e të qetë.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është për t'u përgjigjur në kohë (një rrahje zemre).
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të jeni në dispozicion, kur një klient ka nevojë për ju.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është të mbështesni dhe të provoni të gjitha pretendimet tuaja me dëshmi nga klientët ekzistues që ju duan dhe që janë besnik për ju.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është për të pyetur për të ecur përpara, PASI ju jeni të sigurt që ju keni hequr të gjitha rreziqet dhe pengesat për bashkëpunimin e mëtejshëm.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të krijoni marrëdhënie të shumta në nivele të ndryshme në të njëjtën kompani.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është të fitoni statusin e këshilltarit të besuar.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është që të krijoni një atmosferë ku klienti dëshiron të blejë.
- Mënyra më e mirë për të bërë një shitje është të transferoni pasionin dhe besimin tuaj.
Dhe ka shumë pyetje që ju duhet t’i bëni vetes, nëse arrini të mundësoni listën e mënyrave MË TË MIRA, për të bërë një shitje:
- A po e nxjerr unë gjithmonë MË TË MIRËN nga vetja ime?
- A jam unë gjithmonë i PËRGATITUR të bëj më të mirën në çdo vizitë shitje?
- A është QËNDRIMI im POZITIV, për të pritur rezultate pozitive?
- A është BESIMI tek produkti im, kompania ime, dhe vetja ime gjithmonë në nivelin më të lartë?
- A besoj unë, nga THELLËSIA E ZEMRËS, që për klientin është më mirë të blejë nga unë?
- A jam duke bërë unë gjithmonë MË TË MIRËN për çdo klient, çdo herë?
REALITETI: Si klient, unë nuk kam nevojë për një punonjës shitje. Unë kam nevojë për produktivitet, ide, moral, një gjenerues fitimi dhe një këshilltar të besueshëm.
A jeni ju i tillë?