Ju keni fuqinë të bëni gjëra të jashtëzakonshme
“Qëniet njerëzorë kanë fuqinë të shndërrojnë asgjënë në diçka- të shndërrojnë farat e këqija në lulishte dhe qindarkat në pasuri të mëdha” – një shprehje shumë e fuqishme kjo, nga Jim Rohn, i cili e shpjegon idenë e tij në artikullin më poshtë. Ne e dimë se, gjatë gjithë jetës sonë, do të na paraqiten shumë mundësi, të maskuar si sfida, dhe shpesh këto janë mundësi për të ndryshuar veten. Por, pse disa njerëz duken se i kalojnë lehtë të gjitha ndryshimet, ndërsa disa të tjerët mërziten edhe për ndryshimin më të vogël? Çelësi është në mënyrën se si e shohin ndryshimin.
* * * * *
Kur bëhet fjalë për negativitetin në jetën tuaj, kjo është pyetja kryesore:
Çfarë do të bënit ju, duke nisur që sot, që do të ishte ndryshim?
Çfarë mund të bëni ju kur gjithçka ka shkuar keq? Çfarë mund të bëni ju kur ju kanë mbaruar paratë? Çfarë do të bëni ju kur nuk ndiheni mirë? Çfarë do të bëni ju kur gjithçka po kalbet? Çfarë do të bëni?
Më lejoni t’ju jap një përgjigje të gjërë në fillim…..
Ju mund të bëni gjëra të jashtëzakonshme, pavarësisht se çfarë ndodh. Njerëzit mund të bëjnë gjëra të mahnitshme, të pabesueshme, pavarësisht rrethanave të pamundura dhe shkatërruese.
Përse njerëzit mund të bëjnë gjëra të pamundura? Sepse ata janë të jashtëzakonshëm. Njerëzit janë të ndryshëm nga çdo krijim tjetër. Kur qeni fillon me fara, ai përsëri fara do ketë.
Dhe arsyeja është sepse ai është një qen. Por kjo nuk është e vërtetë me qëniet njerëzore sepse ata mund t’i kthejnë farat në kopshte.
Njerëzit mund të shndërrojnë asgjënë në diçka, qindarkat në pasuri dhe katastrofën në sukses. Dhe arsyeja pse ata bëjnë gjëra të jashtëzakonshme është sepse janë të jashtëzakonshëm. Mendo brënda teje dhe do të gjesh shumë dhurata të jashtëzakonshme. Gjithçka është aty duke pritur që të zbulohet dhe përpunohet.
Me këto dhurata, mund të ndryshoni gjithçka tek vetvetja që doni të ndryshoni. Dhe unë ju sfidoj të ndryshoni sepse JU MUNDENI.
Nëse nuk ju pëlqen se si diçka po shkon për ju, - ndryshojeni.
Nëse diçka nuk ju kënaq, - ndryshojeni.
Nëse diçka nuk është e mjaftueshme, - ndryshojeni.
Nëse diçka nuk ju shkon, - ndryshojeni.
Nëse nuk ju pëlqen si janë gjërat, - ndryshojini! Nuk jeni një pemë. Ju nuk do të jeni i njëjti pas ditës së sotme.
Nëse ka diçka që duhet të gëzoheni, është aftësia juaj e të punuarit për gjërat e domosdoshme, për të marrë rezultatin e dëshiruar, duke shndërruar negativen në sukses. Kjo është e jashtëzakonshme.