Blog

5 Mënyra për t'u larguar vërtet nga puna gjatë pushimeve

5 Mënyra për t'u larguar vërtet nga puna gjatë pushimeve

Ndërsa muaji Gusht është në mesin e tij, dhe sezoni i pushimeve vazhdon me intensitet të lartë, nga brigjet e detit e deri në male, ne përsëri po ju sjellim një artikull -i treti në radhë mbi këtë temë, këtë herë nga Curtis Peterson. Duke e ditur se vëmendja juaj është përqëndruar tek cilësia e pushimeve dhe rigjenerimi maksimal i energjive, po ju lemë në shoqërinë e artikullit. Pushime të mbara!

* * * * *

Ruajtja e ekuilibrit midis punës dhe familjes është një luftë e përditshme për shumë njerëz, nga punonjësit e nivelit më të ulët deri tek drejtuesit e niveleve më të larta. Por ballafaqimi me kërkesat e familjes dhe miqve dhe me kërkesat e zyrës dhe/ose të klientëve, gjatë pushimeve, mund të bëhet shumë e ndërlikuar dhe stresuese - veçanërisht nëse ju nuk jeni në gjendje të përshtateni jashtë punës.

Sidomos për ata që shkojnë me pushime, thirrjet e alarmuara nga puna, mund të jetë e vështirë t'i injorojnë - veçanërisht në qoftë se e bëjnë pjesën më të madhe të biznesin nëpërmjet telefonit.

Por, çfarë mund të bëni për t'u siguruar që po i kushtoni kujdesin e duhur të dyjave, punës dhe familjes, gjatë sezonit të pushimeve, dhe për të ulur nivelin e stresit punë-jetë?

Këtu janë pesë këshilla të thjeshta të komunikimit në biznes, për të shijuar pushimet:

1. Informoni njerëzit për planet tuaja.

Krijoni mundësinë që të gjithë rreth jush te dinë kohën tuaj të pushimeve, disa ditë (ose javë) më parë. Njoftoni kolegët dhe klientët që të dinë se kur do të jeni jashtë zyrës (kur dhe sa ditë), kohën kur do të ktheheni në punë, si dhe, se nuk do të keni mundësinë që t'i përgjigjeni email-ve apo telefonatave.

2. Bëjini pushimet vërtet një kohë të lirë.

Nëse keni marrë pushimet, qëndroni sa më larg zyrës apo punës. Edhe nëse jeni duke qëndruar në shtëpi gjatë pushimeve, shmangeni tundimin për të shkuar në punë, ose për të kontrolluar zyrën. Familja do t'ju falenderojë.

3. Vendosni një mesazh që nuk jeni në punë/zyrë.

Krijoni një mesazh të automatizuar (në sekretari telefonike apo e-mail) për t'ju dhënë mundësi njerëzve të dinë se kur saktësisht do të jeni jashtë zyrës dhe cilët mund të kontaktojnë gjatë mungesës tuaj, nëse ata kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu sigurohuni që njerëzit të dinë se kur do të mund të përgjigjeni me email, tekst ose telefon, mesazheve të tyre, ose dhe se si ata mund t'ju arrijnë në rast të një emergjence, nëse është e përshtatshme.

Nëse ju është kërkuar që të punoni apo t'i përgjigjeni email-it, ndërsa jeni me pushime, njerëzit duhet të dinë se kur dhe si mund t'ju kontaktojnë - si dhe shmangni tundimin për t'u përgjigjur jashtë orëve të punës ose kohës së familjes.

4. Mënjanoni tundimin të kontrolloni email-at.

Hiqni sinjalet zanore ose (më e mira) fshijeni adresën e-mail të punës nga telefoni juaj celular. Ju mund ta shtoni atë përsëri pas pushimeve dhe ajo do sinkronizohet sërish.

5. Trajtojeni kohën e familjes si kohë të familjes.

Fikeni telefonin tuaj - dhe vendoseni atë në një sirtar (të mos mund ta shikoni) - gjatë kohës së ngrënies dhe rasteve të tjera familjare. Nëse e keni të nevojshme që doemos të kontrolloni email-in tuaj të punës gjatë pushimeve, vendosni një kohë të caktuar çdo ditë për ta bërë këtë, po kështu vendosni edhe një kohë pa telefon për familjen, gjatë së cilës ju e mbani larg telefonin tuaj. Po kështu edhe bashkëshorti/ja dhe fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

Duke përdorur këto teknika, ju do të jeni gati të shijoni pushimet dhe t'i gëzoni ato me familjen dhe miqtë dhe me gjithçka që koha e pushimeve ka për të ofruar!