Blog

Çfarë bëjnë, në fakt, Dëgjuesit e mirë.

Çfarë bëjnë, në fakt, Dëgjuesit e mirë.

Me artikullin e Jack Zenger&Joseph Folkman, që po ju sjellim sot, po i kthehemi përsëri temës së dëgjimit aktiv, për të cilën kemi sjellë një shkrim më herët, në Mars 2016. Si një nga elementët thelbësorë të komunikimit, dëgjimi është një prej aftësive më të rëndësishme që mund të kemi. Se sa mirë dëgjojmë, ka një ndikim të madh në efikasitetin tonë në punë si dhe në cilësinë e marrëdhënieve tona me të tjerët.

Lexim të këndshëm dhe mos hezitoni të na shkruani mendimet tuaja.

* * * * *

Ka shumë mundësi që ju mendoni se jeni vërtet një dëgjues i mirë. Vlerësimi i zakonshëm i njerëzve mbi aftësitë e tyre të të dëgjuarit është pak a shumë si vlerësimi i tyre mbi aftësitë e të drejtuarit të makinës, dhe këtu pjesa më e madhe e të rriturve mendojnë se janë mbi mesataren.

Nga përvoja jonë, shumica e njerëzve mendojnë se të dëgjuarit i mirë vjen duke bërë tre gjërat më poshtë:

  • Të mos flasësh kur të tjerët janë duke folur,
  • T'i jepni përshtypjen të tjerëve që jeni duke dëgjuar, nëpërmjet shprehjeve të fytyrës dhe tingujve verbalë ( "Ëhëë – po, po.."),
  • Të jeni në gjendje të përsërisni atë që të tjerët kanë thënë, praktikisht fjalë për fjalë.

Në fakt, shumë këshilla të menaxhimit të dëgjimin sugjerojnë të bëni pikërisht këto gjëra - duke inkurajuar dëgjuesin të jetë i qetë, të tundë kokën në shenjë miratimi dhe të mërmërisë fjalët "ëhëë – po, po", dhe më pas të përsërisë atë që folësi ka thënë, si, "Pra, më lejoni të sigurohem që e kuptova mirë. Ajo që jeni duke thënë është ... ". Megjithatë, hulumtimet e fundit që kemi kryer, na tregojnë se këto sjellje janë shumë larg asaj që përshkruhet si aftësi të mira dëgjimi.

Ne analizuam të dhënat e mbledhura rreth sjelljes së 3,492 pjesëmarrësve në një program zhvillimi, i projektuar për të ndihmuar menaxherët të bëhen trajnerë më të mirë. Si pjesë e këtij programi, aftësitë e tyre trajnuese u vlerësuan nga të tjerët, në vlerësime 360 gradë. Ne i kemi identifikuar ata që janë perceptuar si dëgjuesit më efektive (5% më të mirët). Më pas, krahasuam dëgjuesit më të mirë me mesataren e të gjithë njerëzve të tjerë në grupin e të dhënave, dhe identifikuam 20 faktorë që tregojnë dallimet më të mëdha e të rëndësishme. Me këto rezultate në dorë, identifikuam dallimet mes dëgjuesve të mirë dhe mesatarë, dhe analizuam të dhënat për të përcaktuar se çfarë karakteristikash identifikohen në sjelljen e kolegëve të tyre që e bëjnë ata dëgjues të jashtëzakonshëm.

Aty gjetëm disa përfundime befasuese, së bashku me disa cilësi që prisnim t'i dëgjonim. Ne i grupuam ato në katër konkluzione kryesore:

  • Dëgjuesi i mirë është shumë më tepër se sa i heshtur, gjatë kohës që bashkëbiseduesi flet. Përkundrazi, njerëzit e perceptojnë dëgjuesin e mirë si ai që herë pas here bën pyetje që nxisin zbulimin dhe thellimin mbi argumentin që diskutohet. Këto pyetje sfidojnë pak a shumë supozimet e vjetra, por e bëjnë këtë në një mënyrë konstruktive. Duke qëndruar ulur e në heshtje, nuk dëshmon se personi, me siguri është duke dëgjuar, por duke bërë një pyetje të mirë i tregon folësit se dëgjuesi jo vetëm e ka dëgjuar atë që u tha, por ai e ka kuptuar atë mjaft mirë dhe dëshiron informacion shtesë. Dëgjimi i mirë është parë vazhdimisht si një dialog i dyanshëm, në vend të ndërveprimit një drejtimësh "folësi kundrejt dëgjuesit". Bisedat aktive kanë qenë më të mirat.
  • Dëgjimi i mirë përfshin ndërveprime që përforcojnë vetëbesimin e një personi.Dëgjuesi i mirë e bën bisedën një përvojë pozitive për palën tjetër, e cila nuk ndodh kur dëgjuesi është pasiv (ose, për këtë çështje, kritike!). Dëgjuesi i mirë e bën personin tjetër të ndjehet i përkrahur dhe përcjell besim tek ai. Dëgjimi i mirë karakterizohet nga krijimi i një ambienti të sigurt në të cilin çështjet dhe dallimet mund të diskutohen haptas e me sinqeritet.
  • Dëgjimi i mirë është parë si një bisedë bashkëpunimi. Në këto ndërveprime, reagimet rrjedhin pa probleme në të dy drejtimet, ku asnjë palë nuk ndërmerr qëndrim mbrojtës në lidhje me komentet e bëra nga pala tjetër. Në të kundërt, dëgjuesit e dobët shikohen si konkurrentë - sikur janë duke dëgjuar vetëm për të identifikuar gabimet në arsyetim apo logjikë, duke përdorur heshtjen e tyre si një shans për të përgatitur përgjigjen e tyre të ardhshme. Kjo mund t'ju bëjë një debatues të shkëlqyer, por kjo nuk do t'ju bëjë një dëgjues të mirë. Dëgjuesi i mirë mund të kundërshtojë supozimet dhe mospajtimet, por personi që i dëgjon e ndjen se dëgjuesi është duke u përpjekur për ta ndihmuar, dhe jo të fitojë një argument.
  • Dëgjuesi i mirë është i prirur për të bërë sugjerime. Dëgjimi i mirë gjithmonë përfshin disa reagime të parashtruara në atë mënyrë që të tjerët ta pranojnë dhe t'i hapin rrugë alternative për ta marrë në konsideratë. Ky konstatim na befasoi disi, pasi nuk është e pazakontë që të dëgjojmë ankesa si - "Ashtu e kështu e që nuk dëgjonte, por vetëm u shmang dhe u përpoq për të zgjidhur problemin". Ndoshta ajo që të dhënat janë duke na thënë është se duke bërë sugjerime nuk është këtu problemi; por mund të jetë tek aftësitë me të cilat janë bërë këto sugjerime. Një tjetër mundësi është se ne kemi më shumë mundësi të pranojmë sugjerime nga njerëzit, që mendojmë se janë dëgjues të mirë. (Dikush që është i heshtur gjatë gjithë bisedës dhe pastaj hedh një sugjerim nuk mund të shihet si i besueshëm. Po kështu edhe dikush që duket luftarak apo kritik dhe pastaj përpiqet për të dhënë këshilla nuk mund të shihet si i besueshëm).

Ndërsa shumë njerëz kanë menduar se për të qenë një dëgjues i mirë duhet të jesh si një sfungjer që thith me saktësi çfarë është duke thënë personi tjetër, në fakt, këto zbulime na tregojnë është se dëgjuesit e mirë janë si trampolina. Ata janë dikush që ju mund t'i pasoni idetë tuaja - dhe në vend që t'i thithin ato dhe energjinë tuaj, jua kthejnë përsëri të fuqizuar, të plotësuar, me energji dhe qartësojnë të menduarit tuaj. Ata ju bëjnë të ndjeheni më mirë jo me qëndrimin pasiv, por duke ju mbështetur në mënyrë aktive. Kjo ju lejon të fitoni energji dhe lartësi, ashtu si dikush që kërcen nga një trampolinë.

Sigurisht, ka nivele të ndryshme të të dëgjuarit. Jo çdo bisedë kërkon nivelet më të larta të të dëgjuarit, por në shumë biseda do të mund të përfitoni nga fokusi dhe aftësia e të dëgjuarit. Gjykoni vetë se cilin nivel dëgjimi do të synonit për:

Niveli 1: Dëgjuesi krijon një mjedis të sigurt në të cilin mund të diskutohet çështje të vështira, komplekse apo emocionale.

Niveli 2: Dëgjuesi largon mjetet që i tërheqin vëmëndjen, si telefonat dhe laptopë, duke e përqendruar vëmendjen tek personi tjetër dhe duke e bërë kontaktin vizual të përshtatshëm. (Kjo sjellje jo vetëm që ndikon se si perceptohet ai si dëgjues, por ndikon menjëherë në qëndrimin dhe ndjenjat e veta të brendshme,  Veprimi ndikon se si ju ndjeheni brenda. Kjo nga ana tjetër ju bën një dëgjues të mirë..)

Niveli 3: Dëgjuesi kërkon të kuptojë thelbin e asaj që personi tjetër është duke thënë. Ai kap idenë, bëjnë pyetje, dhe e ritrajton çështjen për ta konfirmuar që e ka kuptuar atë saktë.

Niveli 4: Dëgjues vëren sinjalet joverbale, të tilla si shprehjet e fytyrës, djersitje, nivelin e frymëmarrjes, gjestet, sjelljen dhe shumë sinjale të tjera të gjuhës së trupit. Është vlerësuar se 80% e asaj që ne komunikojmë vjen nga këto sinjale. Kjo tingëllon e çuditshme për disa, por ju dëgjoni me sytë tuaj, njësoj si me veshët tuaj.

Niveli 5: Dëgjuesi i kupton gjithnjë emocionet dhe ndjenjat e personit tjetër, në lidhje me temën në fjalë, si dhe i identifikon dhe i pranon ato. Dëgjuesi i kupton dhe i vlerëson ato ndjenja me vemendje në një mënyrë mbështetëse, duke shmangur gjykimin moral.

Niveli 6: Dëgjuesi bën pyetje që sqarojnë supozimet e personit tjetër dhe e ndihmon atë për ta parë çështjen në një këndvështrim apo dritë të re. Kjo mund ta përfshijë dëgjuesin te injektojë disa mendime dhe ide në lidhje me temën, që mund të jenë të dobishme për personin tjetër. Megjithatë, dëgjuesi të mirë nuk "e merr peng" bisedën në mënyrë që ata ose çështjet e tyre të bëhen objekt i diskutimit.

Secili nga nivelet ngrihet mbi të tjerët; Kështu, në qoftë se ju jeni kritikuar (për shembull) se keni ofruar zgjidhje në vend që të dëgjoni, kjo mund të thotë që ju duhet të aplikoni disa nga nivelet e tjera (të tilla si mbajtja larg e mjeteve që ju tërheqin vëmendjen apo të kuptuarin e ndjenjave të të tjerëve) përpara se sugjerimet apo zgjidhjet tuaja të mund të vlerësohen.

Ne dyshojmë se duke qenë një dëgjues i mirë, shumica prej nesh kanë më shumë gjasa të ndalojnë në vend sesa të shkojnë larg. Shpresa jonë është se ky hulumtim do të ndihmojë për të siguruar një perspektivë të re në dëgjim. Ne shpresojmë që ata që ngulin këmbë me iluzionin e superioritetit rreth aftësive të tyre të të dëgjuarit do të mund ta shohin se ku qëndrojnë në të vërtetë. Ne gjithashtu shpresojmë se do të venitet perceptimi i përbashkët, që të dëgjuarit I mirë është kryesisht i lidhur me të vepruarit si një sfungjer absorbues. Së fundi, ne shpresojmë se të gjithë do të shohin se forma më e lartë dhe më e mirë e të dëgjuarit vjen nga luajtja e të njëjtit rol për personin tjetër, ashtu si roli i trampolinës për një fëmijë. Kjo jep energji, përshpejtimin, lartësi dhe përforcim. Këto janë shenjat dalluese të të dëgjuarit vërtet të mirë.