18 Shenja që ju keni Inteligjencë Emocionale të lartë
A jeni ju emocionalisht inteligjentë? Matja e Inteligjencës Emocionale (IE) mund të jetë e vështirë për shkak të natyrës së saj të pakuptueshme. Por Dr. Travis Bradberry ka analizuar të dhënat nga më shumë se një milion njerëz që TalentSmart ka testuar për IE, për të ndihmuar në identifikimin e sjelljeve, dhe ka identifikuar disa shenja, që janë shenja të sigurta që tregojnë se dikush ka IE të lartë. Ai e ndan studimin e tij me ne, në këtë artikull, të botuar fillimisht në LinkedIn Pulse, dhe pas leximit të tij me siguri do e kuptoni përgjigjen e pyetjes, të bërë në fillim të paragrafit.
* * * * *
Kur Inteligjenca Emocionale (IE) arriti fillimisht tek masa e njerëzve, ajo ka shërbyer si hallka që mungonte në një zbulim të veçantë: Njerëzit me Cilësi Inteligjence (CI) mesatare, në 70 për qind të kohës, veprojnë apo i bëjnë më mirë gjërat, krahasuar me ata me Cilësi Inteligjence më të lartë. Kjo anomali rrëzoi supozimin e pranuar gjerësisht, sipas të cilit mendohej se CI ishte burimi i vetëm i suksesit.
Dekada kërkimi theksojnë tani Inteligjencën Emocionale si faktorin vendimtar që përcaktojnë interpretuesit apo zbatuesit e suksesshëm, larg nga pjesa tjetër e turmës. Lidhja është aq e forte, sa tani e dimë se 90 për qind e interpretuesve të lartë kanë inteligjencë të lartë emocionale.
Inteligjenca Emocionale është "diçka" në secilin prej nesh që është paksa e paprekshme, e pakuptueshme. Kjo ndikon në mënyrën se si ne e menaxhojmë sjelljen, zhvillojmë marrëdhëniet në kompleksitetin social dhe marrin vendime personale për të arritur rezultate pozitive.
Pavarësisht rëndësisë së IE-së, natyra e saj e pakuptueshme e bën shumë të vështirë të dini nivelin ku jeni dhe çfarë mund të bëni për ta përmirësuar atë, në qoftë se ju mungon. Ju gjithmonë mund të përdorni teste të vërtetuar shkencërisht, si ai që gjendet në librin “Emotional Intelligence 2.0”.
Por, për fat të keq, testet cilësore (shkencërisht të vërtetuara) të IE-së, nuk janë pa pagesë. Kështu pra, unë kam analizuar të dhënat e miliona njerëzve që TalentSmart ka testuar për të identifikuar sjelljet, dhe që janë shenja dalluese të një IE të lartë. Çfarë do të lexoni në vijim, janë shenja të sigurta që tregojnë se ju keni një IE të lartë.
1. Ju keni një fjalor të fuqishëm emocional.
Të gjithë njerëzit përjetojnë emocione, por janë shumë pak ata të cilët mund t’i identifikojnë ato me saktësi si ato ndodhin. Studimi ynë tregon se vetëm 36 për qind e njerëzve mund ta bëjnë këtë, dhe kjo është disi problematike për shkak se emocionet e pakuptueshme shpesh keqkuptohen, e cila çon në zgjedhje irracionale dhe veprime jo produktive.
Njerëzit me IE të lartë i zotërojnë emocionet e tyre, sepse ata i kuptojnë ato, dhe ata përdorin një fjalor të gjerë të ndjenjave për ta bërë këtë. Ndërsa shumë njerëz mund ta përshkruajnë veten thjesht se ndihen "keq", njerëzit emocionalisht inteligjent mund të përcaktojnë nëse ata ndjehen "nervozë", "të zhgënjyer", "të shtypur" ose "të shqetësuar". Sa më saktë të zgjidhni fjalët tuaja, aq më mirë e saktësisht e pasqyroni atë se si ju ndjeheni, çfarë e ka shkaktuar atë dhe çfarë duhet të bëni në lidhje me të.
2. Ju jeni kurioz për njerëzit.
Nuk ka rëndësi nëse ata janë të mbyllur në vetvete (Introvert) apo të hapur (Extrovert), njerëzit emocionalisht inteligjentë janë kuriozë për të gjithë rreth tyre. Ky kuriozitet është produkt i ndjeshmërisë, një nga portat më të mëdha për një IE të lartë. Sa më shumë që kujdeseni për njerëzit e tjerë dhe për çfarë ata janë duke kaluar, më shumë kuriozitet do tregoni rreth tyre.
3. Ju e përqafoni ndryshimin.
Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë fleksibël dhe vazhdimisht përshtatjen. Ata e dinë se frika e ndryshimit është paralizuese dhe një kërcënim i madh për suksesin dhe lumturinë e tyre. Ata e kërkojnë ndryshimin që mund të jetë afër, dhe ndërtojnë një plan veprimi se si duhet të ndodhin këto ndryshime.
4. Ju i dini pikat e forta dhe dobësitë tuaja.
Njerëzit emocionalisht inteligjentë jo vetëm i kuptojnë emocionet, por ata e dinë se çfarë ka të mirë dhe të pakëndshme në to. Ata gjithashtu e dinë se kush e shtyp butonin e tyre dhe mjediset (si situatat dhe njerëzit) që mundësojnë ata për të patur sukses. Duke pasur një IE të lartë, kjo do të thotë se ju i njihni pikat tuaja të forta dhe e dini se si t’i përdorni ato në avantazhin tuaj të plotë duke i kontrolluar dobësitë tuaja që të mos ju frenojnë.
5. Ju jeni një gjykatës i mirë i karakterit.
Pjesa më e madhe e inteligjencës emocionale vjen për shkak të vetëdijes shoqërore; aftësia për të lexuar të tjerët, të dish se kush është qëndrimi i tyre, dhe për të kuptuar se çfarë janë duke kaluar. Me kalimin e kohës, kjo aftësi ju bën një gjykatës të jashtëzakonshëm të karakterit. Njerëzit nuk janë më një mister për ju. Ju e dini se çfarë ata janë, dhe kuptoni motivet e tyre, madje edhe ato që qëndrojnë të fshehura nën sipërfaqe.
6. Ju e keni të vështirë të zemëroheni.
Nëse ju e dini shumë mirë se cili jeni, është e vështirë që dikush të thotë apo të bëjë diçka që t’ju mërzisi apo zemërojë. Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë me vetë-besim dhe mendje të hapur, e cila krijon një “lëkurë mjaft të trashë” ndaj kritikave dhe fyerjeve. Ju edhe mund të argëtoheni me veten ose t’i lejoni njerëzit e tjerë të bëjnë shaka me ju, kjo sepse ju jeni në gjendje të vendosni mendërisht kufirin në mes humorit dhe degradimit.
7. Ju dini se si të thoni JO (vetes dhe të tjerëve).
inteligjencë Emocionale do të thotë të dish se si të ushtrosh vetëkontrollin. Ju e vononi kënaqësinë dhe shmangni veprimet impulsive. Hulumtimi i kryer në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, tregon se sa më shumë vështirësi keni për të thënë JO, aq më shumë ka të ngjarë që ju të përjetoni stres, rraskapitje dhe madje edhe depresion. Të thuash JO, është vërtet një sfidë e madhe vetëkontrolli për shumë njerëz. "JO" është një fjalë e fuqishme që nuk duhet të keni frikë ta përdorni. Kur është koha për të thënë JO, njerëzit emocionalisht inteligjentë i shmangin fraza të tilla si "Unë nuk mendoj se do të mund të …", ose "Unë nuk jam i sigurt ...". Duke thënë JO për një angazhim të ri, ju nderoni angazhimet tuaja ekzistuese dhe i jepni mundësinë për t’i përmbushur me sukses ato.
8. Ju çliroheni nga gabimet.
Njerëzit emocionalisht inteligjentë distancohen nga gabimet e tyre, por e bëjnë këtë pa i harruar ato. Duke i mbajtur gabimet e tyre në një distancë të sigurt, por mjaftueshëm për t'ju referuar, ata janë në gjendje të ndreqin dhe t’i përshtaten për suksesin e ardhshëm. Kjo kërkon një vetëdije të lartë për të ecur përpara si në litarin e tendosur mes asaj cfarë bën dhe kujtimeve. Të ndalosh një kohë të gjatë në gabimet e tua ju bën të shqetësoheni dhe të topiteni, ndërkohë që duke i harruar krejt ato, ju bëni të mundur që t’i përsërisni. Çelësi i balancës qëndron në aftësinë tuaj për të transformuar dështimet në mundësi për përmirësim. Kjo krijon tendencën për t’u ngritur shpejt çdo herë që rrëzoheni.
9. Ju jepni dhe nuk prisni asgjë në këmbim.
Kur dikush ju jep diçka spontanisht, pa pritur asgjë në këmbim, kjo ju lë një përshtypje të fortë. Për shembull, ju mund të ketë një bisedë interesante me dikë për një libër, dhe kur i takoni përsëri një muaj më vonë, ju shfaqeni me librin në dorë. Njerëzit emocionalisht inteligjentë ndërtojnë marrëdhënie të forta për shkak se ata vazhdimisht mendojnë për të tjerët.
10. Ju nuk mbani mëri.
Emocionet negative që vijnë me mbajtjen mëri, në të vërtetë kanë si përgjigje stresin. Vetëm duke menduar për ngjarjen, ju e dërgoni trupit tuaj në një gjëndje sulmi apo kërcënimi, një mekanizmi mbijetese që ju detyron të qëndroni dhe të luftoni apo të kërkoni strehë, kur përballeni me një kërcënim. Kur kërcënimi është i pashmangshëm, ky reagim është thelbësor për mbijetesën tuaj, por kur kërcënimi është një histori e shkuar, të mbani këtë stres, i bëni një dëm të madh trupin tuaj dhe mund të ketë pasoja shkatërruese shëndetësore me kalimin e kohës. Në fakt, studiuesit në Universitetin “Emory”, kanë treguar se mbajta e këtij lloj stresi ndikon në presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Të mbani mëri, do të thotë që ju po mbani stresin, dhe njerëzit emocionalisht inteligjente dinë ta shmangin këtë me çdo kusht. Duke e lënë një mëri të kalojë, jo vetëm që ju bën të ndjeheni më mirë, por mund të përmirësojë shëndetin tuaj.
11. Ju i neutralizoni njerëzit “toksikë”.
Ballafaqimi me njerëz të vështirë është zhgënjyese dhe rraskapitëse për shumicën. individët me IE të lartë, i kontrollojnë ndërveprimet e tyre me njerëzit toksikë duke i mbajtur ndjenjat e tyre nën kontroll. Kur ata kanë nevojë për t'u përballur me një person toksik, ata e drejtojnë situatën në mënyrë racionale. Ata identifikojnë emocionet e tyre dhe nuk lejojnë zemërimin apo zhgënjimin të nxisin kaos. Ata gjithashtu marrin parasysh qëndrimin e personit të vështirë dhe janë në gjendje për të gjetur zgjidhje dhe gjuhë të përbashkët. Edhe kur gjërat shkojnë krejtësisht keq, njerëzit emocionalisht inteligjente janë në gjendje për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur rënien e tij apo të saj poshtë.
12. Ju nuk kërkoni përsosmërinë.
Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk do ta vendosin përsosmërinë si objektiv të tyre, sepse ata e dinë se ajo nuk ekziston. Qeniet njerëzore, nga natyra janë të gabueshëm. Kur përsosmëria është qëllimi juaj, ju do të jeni gjithmonë të bëzdisur nga një ndjenjë dështimi, gjë që ju bën të kërkoni të hiqni dorë apo të zvogëloni përpjekjet tuaja. Ju do të përfundoni duke shpenzuar kohën tuaj duke qarë atë që nuk u arrit të kryhej dhe atë që duhet të ishte bërë ndryshe në vend të lëvizni përpara, të ngacmuar nga ajo që keni arritur dhe ajo që do të arrini në të ardhmen.
13. Ju e vlerësoni atë që keni.
Të harxhoni kohë duke menduar se për çfarë jeni mirënjohës, nuk është thjesht një gjë e mirë për t’u bërë, por kjo gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore, sepse ajo redukton hormonin e stresit (cortisol) me 23 për qind. Hulumtimi i kryer në Universitetin e Kalifornisë, Davis, ka zbuluar se njerëzit të cilët kanë punuar çdo ditë për të kultivuar një zakon mirënjohjeje, përjetojnë humor të përmirësuar, energji dhe mirëqenie fizike. Është e mundur që nivele të ulëta të këtij hormoni kanë luajtur një rol të madh në këtë.
14. Ju shkëputeni.
Duke u shkëputur rregullisht nga punët e përditshme, ju jo vetëm tregoni se keni një IE të lartë, por edhe se e mbani stresin tuaj nën kontroll dhe përkushtoheni për të jetuar momentin. Kur e vendosni veten në dispozicion të punës tuaj 24 orë / 7 ditë në javë, ju e vendosni veten nën një breshëri të vazhdueshme të stresit. Duke e detyruar veten te shkëputet nga puna dhe madje edhe me fikjen e telefonit tuaj, ju i jepni mundësi trupit dhe mendjes tuaj, për një pushim. Studimet kanë treguar se diçka e thjeshtë si një pushim nga email-at, mund të ulë nivelin e stresit. Teknologjia mundëson komunikim të vazhdueshëm dhe pritjen që ju duhet të jeni në dispozicion 24/7. Është jashtëzakonisht e vështirë për të shijuar një moment pa stres jashtë punës, kur një email apo mesazh do të ndryshojë drejtimin e mendimit tuaj dhe do t’ju bëjë të mendoni (lexo, të stresoheni) për punën, ndërkohë që telefoni juaj mund të bjerë në çdo moment.
15. Ju e kufizoni konsumin e kafeinës.
Pirja e sasive të tepërta të kafeinës shkakton lirimin e adrenalinës, dhe adrenalina është burimi i përgjigjes në mënyrë kërcënuese. Mekanizmi i përgjigjes në mënyrë kërcënuese frenon të menduarit racional në favor të një përgjigje të shpejtë për të siguruar mbijetesë. Kjo ka vlerë të madhe, kur një ari po ju ndjek, por nuk ka vlerë kur thjesht jeni duke iu përgjigjur një email-i shkurt e në mënyrë të pasjellshme. Kur kafeina e vë trurin dhe trupin tuaj në këtë gjendje hiper-nxitje të stresit, emocionet tuaja drejtojnë sjelljen tuaj. Individët me inteligjencë emocionale të lartë e dinë se kafeina është shqetësim, dhe nuk e lejonë atë t’ju marrë më të mirën prej tyre.
16. Ju flini gjumë mjaftueshëm.
Është e vështirë ta zmadhoj rëndësinë e gjumit për të rritur inteligjencën tuaj emocionale dhe menaxhimin e nivelit të stresit tuaj. Kur pushoni, truri juaj fjalë për fjalë rimbushet, duke kërcyer sa andej-këndej nëpër kujtimet e ditës dhe i ruajtur ose hedhur ato (që shkaktojnë ëndrrat), në mënyrë që ju të zgjoheni vigjilent dhe të kthjellët. individët me inteligjencë emocionale të lartë e dinë që vetë-kontrolli, vëmendja dhe kujtesa e tyre ulen, kur ata nuk marrin mjaftueshme, ose në sasinë e duhur, gjumin. Kështu, ata e bëjnë gjumin një prioritet kryesor.
17. Ju i ndaloni mendimet negative.
Sa më shumë që thelloheni në mendime negative, aq më shumë pushtet i jepni atyre. Shumica e mendimeve tona negative janë vetëm mendime, jo fakte. Kur ajo ndjehet si çdo gjë tjetër apo nuk ndodh, kjo është vetëm prirja e natyrshme e trurit tuaj për të perceptuar kërcënimin (rritje frekuencës ose ashpërsia e një ngjarjeje). Njerëzit emocionalisht inteligjentë i ndajnë mendimet e tyre nga faktet, në mënyrë që të shpëtojnë ciklin e negativitetit dhe të shkojnë drejt një opinioni të ri dhe pozitiv.
18. Ju nuk lejoni askënd t’ju kufizojë gëzimin.
Kur ndjenja e kënaqësi dhe përmbushjes rrjedhin nga mendimet e njerëzve të tjerë, ju nuk jeni mjeshtër i vetë-kënaqësisë. Kur njerëzit emocionalisht inteligjent ndjehen mirë në lidhje me diçka që ata kanë bërë, ata nuk do të lejojnë mendimet ose vërejtjet false të askujt, që t’i largojë prej tyre. Kur është e pamundur të ndaloni reagimet tuaja për atë që të tjerët mendojnë për ju, ju nuk keni pse ta krahasoni veten me të tjerët, dhe mos e shpërdoroni kohën tuaj të mendoni rreth tyre. Në këtë mënyrë, duke mos marrë parasysh se çfarë njerëzit e tjerë janë duke menduar apo bërë, vetë-vlerësimi ju vjen nga brenda.