Marrëdhëniet punëdhënës/punëmarrës, fillojnë që në fillim të marrëdhënies. Që nga dita e parë që punonjësi hyn në derë, kjo marrëdhënie është iniciuar nga përshtypja e parë, të cilën punonjësi ka raste që do ta ketë parasysh gjatë gjithë karrierës së tij.  Punëdhënësi duhet të sigurojë, që përvoja e fillimit të jetë e mirë. Kjo përfshin të qënit i sigurt, që punonjësi ka të gjitha informacionin e nevojshëm në mënyrë që të bëjë punën.

Fillimi dhe transparenca ndoshta janë tiparet më të rëndësishme të një marrëdhënie të suksesshme pune. Punëdhënësit duhet të sigurohen që punonjësit i është dhënë gjithë informacioni i nevojshëm mbi punën e tij dhe që ky informacion është i saktë. Kjo duhet të theksohet shumë, sepse mund të bëhet shkak për t’a kthyer një punonjës nga të kënaqur, në të pakënaqur dhe me një ndjenjë se punëdhënësi nuk po i tregon atij informacionin e nevojshëm, apo më keq akoma është duke u treguar i pandershëm me komunikimin e tij.

Është e rëndësishme që punëdhënësi të:

  • Njohë nga afër kodin e punës
  • Njohë nga afër statutet dhe dekretet që rregullojnë marrëdhëniet e punës.
  • Shmangë praktikat e padrejta në punë.
  • Të krijojë ekip për manaxhimin e politikave të brendëshme, i cili të përbëhet nga përfaqësues dhe drejtuesi.
  • Të operojë me një “kontratë tip” dhe të jetë e hartuar nga ekspertë.
  • Në kontratën e punës duhet të jenë të përcaktuara të gjitha hapat edhe në rast zgjidhje të kësaj kontrate.

Nëse doni të dini me shumë:

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.