Kuptimi i Blerësit dhe Blerjes



Specialistët më të mirë të shitjeve mendojnë –“së pari - Blej, Së dyti – Shes”. Nëse doni që të keni sukses në shitje, ju duhet të kuptoni se si funksionon, si realizohet Blerja, çfarë blerësi mendon, si vendos ai të blejë dhe si të përputhni procesin tuaj të shitjes, në rrugën e tij të procesit të blerjes.

Ky program mbulon fazat kryesore të procesit të marrjes së vendimit për blerje, si zhvillohet ai, dhe analizojmë tipat e personave nga mënyra se si ata vendosin të blejnë, dhe që të gjithë punonjësit e shitjes duhet të jenë në gjendje t’i identifikojnë, t’i udhëzojnë ata në rrugën e duhur dhe të ndihmojnë për të blerë.

Të kuptoni procesin e blerjes, dhe si blerësit blejnë, është thelbësore për suksesin në shitje

Në këtë trajnim, pjesëmarrësit jo vetëm që do të mësojnë mënyrën e marrjes së vendimit për blerje, por ata do të mësojnë edhe se si të:

  • Identifikojnë secilin prej tipave të blerësit
  • Zhvillojnë strategji për të shitur në secilën prej tipave të blerësit
  • Përputhin proçesin e tyre të shitjes me proçesin e blerjes së çdo individi
  • Jenë më të suksesshëm në përpjekjet e tyre për të përafruar stilin e tyre të shitjes me atë të blerësit
  • Fitojnë konsumatorë të rinj bazuar në mënyrën se si ata preferojnë të blejnë
  • Ndjekin se bashku me klientin çdo fazë të procesit të vendim blerjes

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj