Trajnim i vazhdueshëm, për një performancë të lartë



Në tregun botëror, kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë cdo vit, për trajnime, por afërsisht 90% e këtyre programeve të trajnimit dështojnë të ketë ndonjë ndikim afatgjatë. Dhe shumica e programeve dështojnë për të njëjtat arsye.

ProspecTime nuk e shikon Trajnimin si një ngjarje, por si një proçes i vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohuritë, dhe rezultatet. Ne synojmë të realizojmë trajnime që çojnë drejt ndryshimeve reale dhe rezultateve më të larta. Në këtë proçes, ne konsiderojmë të rëndësishme të gjithë elementët në vazhdim, si: vlerësimin tuaj dhe/ose ekipit të shitjes, përshtatja e trajnimit sipas nevojave të ekipit, përforcimin e njohurive, dhe e kombinuar kjo me trajnimin në terren, bën të mundur që njohuritë të përdoren gjatë procesit të punës.

Në mënyrë të përmbledhur, mund të përmendim një gamë të plotë trajnimesh për zhvillimin e aftësive, duke mbuluar tema të tilla si, ndërtimi i ekipit, komunikimi efektiv, zgjidhja e konflikteve,  negocimin, etika në vendin e punës.

Të gjitha programet tona të trajnimeve të Manaxhimit të Burimeve Njerëzore, përfshijnë elementë të fuqishëm ndihmës në punë dhe jetë, si dhe mjete ndihmëse për të përmirësuar aftësitë në punë.

Mësoni më shumë për trajnimet e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore që ProspecTime ofron:

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.