Ekipi

Arben Zaçe

Konsulent&Trajner Biznesi

Z. Arben Zaçe vjen me një eksperiencë mbi 28 vjeçare në sektorin publik dhe privat si specialist në menaxhim dhe financa. Ai ka shërbyer si specialist në Drejtorinë e Kontabilitetit pranë Ministrisë së Financave, dhe si specialist raportimi financiar dhe fiskal pranë Drejtorisë së Thesarit, ndërkohë që në sektorin privat ai shërben si konsulent mbi menaxhimin dhe financat, për kompani dhe projekte të ndryshme, financuar nga donatorë të huaj.

Z. Zaçe, ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në nivelet MSc në Financë dhe MBA, si dhe studime të specializuara në fusha të lidhura me financat dhe ekonominë, në universitete e institucione ndërkombëtare jashtë vendit, si në Romë - Itali, Kajro – Egjipt, Malajzi, Gjermani dhe Mbretëri e Bashkuar, ku është çertifikuar si Ekspert Ndërkombëtar në MikroFinancë; Ekspert Ndërkombëtar për Menaxhimin e Riskut; Ekspert Ndërkombëtar në Financë, Energji të Rinovueshme dhe Ndryshimet e Klimës, si dhe një serë trajnimesh të tjera mbi Auditimin financiar, Auditimin e mjedisit (ISO 14001), Menaxhimin e Cilësisë, Menaxhimin e Shërbimit të Konsulencës (ISO 20700:2017), etj. 

Ekspertiza e tij si Konsulent dhe Trainer Biznesi pranë ProspecTime Consulting, mundëson këshillim profesional dhe menaxhimin cilësor për bizneset në fushën e menaxhimit dhe organizimit të biznesit, duke trajtuar tema të tilla si menaxhimi dhe zhvillimi i kompanisë, studim fizibiliteti, këshillimi financiar, organizimi i kontabilitetit dhe kostos, në përputhje me standartet ISO 9001:2015, ISO 14001, etj.