Ndërtimi i marrëdhënieve me Klientët
Një nga sfidat më të zakonshme në shitje po bëhet zbulimi dhe vendosja e kontakteve me klientët e mundshëm (ata, me të cilët mund të bashkëpunoni në të ardhmen). Shumë biznese vuajnë ende në përpjekjet e tyre për të vendosur marrëdhënie me klientët. Ata nuk dinë nga të fillojnë, ku të shkojnë, si të ndjekin ecurinë dhe si të ndërtojnë marrëdhënie të forta afatgjata. Gjenerimi i rrjetit të klientëve dhe referencave, janë disa nga mënyrat kryesore për të ecur përpara.Trajnimi që po prezantojmë, mbulon mënyrat më të mira për zbulimin e klientëve të mundshëm, kapërcimin e pengesave dhe vendosjen e takimeve duke përfshirë edhe përdorimin e telefonin, e-mail, internetin, ndërtimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, e deri tek marrja e referencave dhe përdorimi i tyre për arritjen e klientëve të rinj.
Trajnimi ynë “Ndërtimi i marrëdhënieve me klientët”, mbulon strategjitë dhe taktikat e nevojshme për zbulimin dhe vendosjen e kontakteve me klientët e mundshëm, për të përdorur rrjetin e klientëve, lidhjet e mundshme dhe referencat për të siguruar ecjen përpara dhe biznese të reja.
Ndër te tjera, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të:
- Fillojnë një bisedë me këdo - si të thyejnë akullin dhe të krijojnë një lidhje
- Zhvillojnë një propozim me vlera dhe arsye bindëse për të bërë që vendimmarrësit të jenë të interesuar të takohen me ju
- Përcjellin një propozim me vlera nëpërmjet telefonit dhe email për të kërkuar takime
- Balancojnë marrëdhënien si këshilltar i besuar mbi shitjet dhe te kapërcejne “Pengesën e Portierit-Rojes”
- Identifikojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie me ndërmjetësit e suksesshëm dhe të kërkojnë (dhe të marrin), referenca shumë të kualifikuara
- Qëndrojnë në lidhje me kontaktet dhe të zgjerojnë marrëdhëniet me klientët tuaj për të gjeneruar më shumë rezultate
- Krijojnë kredibilitet, besim dhe marrëdhënie, përpara fillimit të procesit të shitjes
- Marrin përvojë të suksesshme në arritjen e takimeve
- Arrjnë të vendosin takime edhe me vendim marrësit më të vështirë, të ndërtojnë marrëdhëniet të forta afatgjata, që çojnë në biznese dhe referenca të reja
Ky trajnim, përshtatet për industrinë, produktet dhe shërbimet tuaja dhe do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë tuaja ose të ekipit tuaj për rezultate më të larta në shitje.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj