Përshtatuni me ndryshimin. Procesi i Shitjes dhe Blerjes ka ndryshuar. Po ju?
Procesi i blerjes dhe shitjes ka ndryshuar shumë në vitet e fundit krahasuar me atë të disa dekadave më parë. Blerësit janë më të sofistikuar, dhe, në sajë edhe të internetit, janë plot me informacione. Ata janë më të zgjuar se kurrë, dhe gjithmonë të kujdesshëm për të marrë vlerën më të mirë. Kur vjen koha për të filluar bashkëpunimin, blerësit shpesh kërkojnë të negociojnë për të arritur qëllimet e tyre dhe për të menaxhuar burimet e tyre. Megjithatë, kjo është e rëndësishme edhe për ju për të ruajtur: marzhet, profitabilitetit dhe kënaqësinë e konsumatorëve, në nivel të lartë.
Por kur shitësit sjellin njohuri dhe ide të vlefshme për blerësit, që ata nuk e kishin konsideruar më parë, shitësit forcojnë marrëdhëniet e tyre, dallojnë nga konkurrenca, dhe fitojë më shumë shitje. Seminari “Negocimi në Shitje sipas ProspecTime”, mëson ju dhe punonjësit e shitjes, se si të zhvilloni biseda në bazë të ideve, të frymëzoni me njohuritë, dhe të vendosni veten dhe kompaninë e tyre larg nga të tjerët. Ju mësoni aftësitë e nevojshme për të qënë një burim informacioni i pazëvendësueshëm dhe për të arritur zgjidhjen “Fiton-Fitoj” për ju dhe klientët tuaj.
Me trajnimin "Negocimi në Shitjes sipas ProspecTime", pjesëmarrësit do të mësojnë se si të:
- Krijojnë biseda shitje në bazë të ideve dhe njohurive, të qartësojnë kundërshtimet në mënyrë që të ofrojnë klientin afër mbylljes së marrëveshjes
- Udheheqin me zotësi negociatat e shitjes, të jenë bindës, që përfshijnë blerësin dhe nxisin të menduarit e tyre për të arritur në zgjidhjen "Fiton-Fitoj"
- Nxjerrin në pah njohuri përmes pyetjeve, të parashikojnë dhe të japin përgjigje për kundërshtimet që mund t’i lindin blerësit
- Identifikojnë blerësit e interesuar ndaj ideve të reja, dhe të përshtasin idetë në bazë të preferencave të blerësit
- Përdorin konceptin e ristrukturimit të njohurive për të nxitur drejtuesit për ide të reja
- Drejtojnë biseda në nivel ekzekutiv, të paraqesin vlerën e propozimeve e të mënjanojnë uljen e çmimeve
- Rrisin dhe forcojnë bashkëpunimin bazuar në vlera duke shmangur gabimet në procesin e shitjes që dëmtojnë kredibilitetin dhe shitjen
ProspecTime, ka ndihmuar shumë punonjës shitje, profesionistë dhe drejtues, të zhvillojnë me efektivet shumë biseda shitje. Çdo trajnim, përshtatet me kujdes për industrinë tuaj, produktet dhe shërbimet, si dhe përmirëson ndjeshëm aftësitë për suksesin e ekipit tuaj.
Ky trajnim, do të mësojë ju dhe ekipin tuaj se si të dalloni, në bazë të aftësive personale, fuqinë e blerësit dhe vlerën që mund të shtojë, te diskutoni idetë me blerësit duke nxitur atë për të ndërmarrë veprime për zgjidhjen më të mirë.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.