Trajnimi: Menaxhimi i shitjeve
Bazuar në kërkesat tuaja, ju njoftojmë se trajnimin me temë “Menaxhimi i shitjeve” do e zhvillojmë përsëri:
E premte, 30 tetor: 09:00 – 17:00
E shtunë, 31 tetor: 09:00 – 17:00
Nëpërmjet prezantimit interaktiv, Librit të studentit, nxitjes së diskutimeve, analizave, vetë-vlerësimit, ushtrimeve praktike dhe ndërthurjes teori-praktikë, do të trajtojmë së bashku, sa më poshtë:
- Hyrje në menaxhimin e shitjeve
- Një vështrim strategjik mbi menaxhimin e shitjes
- Parashikimi i shitjeve
- Planifikimi i shitjeve
- Menaxhimi i performancës së shitjes
- Motivimi i ekipit të shitjes
- Zhvillimi i takimeve efektive të shitjes
Nëse ju jeni Drejtues biznesi, Menaxher – pavarësisht nga niveli, Punonjës shitje dhe individ që dëshiron të përmirësosh aftësitë e tua mbi menaxhimin e shitjeve, ky trajnim është mëse i përshtatshëm për ju.