Shërbimet e Konsultimit mbi Burimet Njerëzore
Juve si individë, kompanisë dhe drejtuesve, nuk ju mungojnë idetë për atë që duhet bëre për të përmirësuar performancën. Por, me kaq shumë mundësi në: personel, struktura, proçese, kompensim dhe menaxhim, është e vështirë për të përcaktuar saktë se çfarë duhet të bëni.
ProspecTime, me konsulentë me experiencë mbi Zhvillimin Organizativ dhe Burimet Njerëzore mund të ndihmojë të përcaktoni qartë, cila është rruga më e përshtatshme që do të çojë në rritjen e performancës tuaj.
Konsulenti i Zhvillimit Organizativ dhe Burimeve Njerëzore do të punojë me ju për të zbuluar çfarë ndryshimesh duhet të bëni për të arritur përmirësimin e performancës. Më pas, ne do ju ndihmojmë të kaloni nga konstatimet dhe rekomandimet në veprim dhe ndryshim.
Shërbimet tona të Konsultimit mbi Burimet njerëzore, përfshijnë Konsultime mbi përmirësimin e Performancës.
Si konsulentë me eksperiencë, ne kemi punuar me disa organizata, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës në secilin prej tyre.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.