Përmirësoni aftësitë tuaja si profesionistë me trajnimin “Për zhvillimin e biznesit”
Janë të rrallë profesionistët të cilët hyjnë në karrierën e tyre në konsultime, kontabilitet, drejtësi, inxhinieri, ose biznese të tjerë shërbimi, sepse ata dëshirojnë të shesin. Zhvillimi i biznesit paraqet sfidat dhe mundësitë e mëdha në fushën e shërbimeve.
Sfidat e zhvillimit të biznesit
- Zhvillimi i biznesit shpesh humb jashtë "prioriteteve konkurruese", si tek ata që janë përgjegjës për shitjen ashtu edhe përgjegjësit për kryerjen e shërbimit
- Aftësitë e shitjes janë të përziera me fusha të tjera
- Personat kyç të firmës, shpesh nuk janë trajnerët dhe mësuesit më të mirë të shitjes (ose thjesht nuk kanë kohë)
- Profesionistët shpesh nuk duan të merren me shitjen ose nuk e kuptojnë rolin e tyre si shitës
- Profesionistët dhe zhvilluesit e biznesit duhet të ndërtojë rrjetin e referencave, si dhe të jenë në gjendje të shesin direkt tek klientët
- Koha, fokusi, dhe qëndrueshmëria, janë sfida të mëdha
- Shitja e një shërbimi është shumë ndryshe krahasuar me shitjen e një produkti
Shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve të shërbimeve profesionale
- Shumë profesionistë dhe drejtues për zhvillimin e biznesit arrijnë të shesin shërbimet e tyre, por shpesh nuk i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ju dalin
- Shtimi i llojeve të reja të shërbimeve dhe maksimizimi i shitjeve për klientët ekzistues, përfaqësojnë të ardhura potenciale dhe fitime të mëdha
- Një pjesë e vogël nuk dëshiron të shesë duke shpërndarë fjalën, por shumë janë të gatshëm dhe në gjëndje t’a provojnë - dhe në të vërtetë mund të kenë sukses, me ndihmë dhe mbështetje të strukturuar
- Kur profesionistët janë para klientëve të mundshëm, kanë sukses, por hasin pengesa në praktikë, për të marrë referenca apo për të shtuar klientë të rinj
ProspecTime, e kupton se cfarë i duhet profesionistëve dhe firmave të shërbimeve të kenë sukses në zhvillimin e biznesit.
Trajnimi mbi zhvillimin e biznesit, mund të bëjë ndryshimin midis suksesit dhe dështimit në shitjen e shërbimeve profesionale. Ne ju ndihmojmë të vazhdoni të jeni profesionistë në detyrë dhe të arrini qëllimet.
Trajnimi mbi zhvillimin e biznesit ju ndihmon ju dhe profesionistëve tuaj për të:
- Kuptuar dhe përfshirë në zhvillimin e biznesit, duke rritur vullnetin për të shitur, si dhe aftësitë e nevojshme për sukses
- Menaxhuar ekuilibrin në mes këshilltarit të besuar dhe zhvilluesit të biznesit
- Mësuar metodën e provuar mbi procesin e shitjes
- Rritur veprimet dhe rezultatet e shitjes
- Krijuar marrëdhënie dhe rrjetin e referimit që ndikojnë në qëndrueshmërinë e biznesit në kohë
- Krijuar një kulturë nxitje, pasioni dhe intensiteti në zhvillimin e biznesit
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj