Trajnimi i menaxherëve dhe drejtuesve të shitjes



Përmirësoni aftësitë menaxhuese të shitjeve me “Trajnimin në terren për Menaxherët”

Rrisni performancën e shitjeve - kjo është ajo që ProspecTime bën, por gjithashtu, kjo është ajo që edhe menaxherët e shitjeve bëjnë ... ose mund të bëjnë, në qoftë se ata dinë se si.

Shumë menaxherë shitje, janë promovuar në këtë pozicion nga punonjës shitje - ose nga një tjetër pozicion i ngjashëm me menaxherin e shitjes. Dhe shumë menaxherë shitje nuk janë menaxherë shitje me kohë të plotë: ata janë drejtues kompanie, profesionistë në fusha të tjera, ose menaxherë të të gjitha llojeve. Në çdo rast, në qoftë se ata mbikëqyrin njerëzit që shesin, ata janë menaxherë shitje, dhe ata duhet të bëjnë atë që duhet, për të maksimizuar performancën e ekipeve të tyre.

Që menaxherët e shitjeve të kenë sukses, ata kanë nevojë për trajnime që të përmirësojnë aftësitë e tyre të menaxhimit të shitjes. Trajnimi i ProspecTime fokusohet për të ndihmuar menaxherët e shitjeve:

Të kenë sukses në 5 rolet kryesore të menaxherit të shitjes

  1. Të trajnojnë ekipet e shitjes për të nxjerrë potencialin e tyre maksimal
  2. Të kapërcejnë sfidat dhe pengesat që dalin në rrugën e suksesit të tyre
  3. Të mbajnë të motivuar dhe të fokusuar shitësit tek arritja e objektivave
  4. Të kontrollojnë dhe analizojnë veprimet dhe rezultatet e shitësit
  5. Të rekrutojnë, zhvillojnë dhe menaxhojnë një ekip që tejkalon objektivat e shitjes

Përmirësoni aftësitë menaxhuese të shitjeve

Menaxherët e shitjeve janë lënë shpesh të menaxhojnë punonjësit e shitjes në mënyrën e tyre. Trajnimi i menaxherëve të shitjes nga ProspecTime, synon që menaxherët e shitjeve, jo vetëm të ndërtojnë një plan për të maksimizuar suksesin e tyre dhe të marrin këshilla se si të bëhen menaxherë të suksesshëm,  por ata do të marrin edhe mjetet për të ndihmuar shitësit e tyre të shesin. Me këshillat e duhura dhe udhëzimet e drejta, menaxherët e shitjeve do të përmirësojnë aftësitë e tyre menaxhuese dhe kështu do të mund të fillojnë të kenë menjëherë ndikim në sukses.

Menaxhimi i shitjes është shpesh zona më e madhe ku mund të ndikohet për të përmirësuar rezultatet e shitjes. Trajnimi ynë për menaxhimin e shitjeve është çelësi për zgjimin e potencialeve të fshehura në ekipet tuaja të shitjes.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj