Kujdes, mos e ngatërroni: Të jeni i pranishëm në një takim - me pjesëmarrjen në të!
(25 Prill 2016) Çdo biznes ka aktivitete, takime, e diskutime, ku aktivizimi i pjesëmarresve bëhet i vështirë dhe rrahja e mendimeve dhe ideve bëhet e mangët, apo ku vazhdimisht flasin dy-tre drejtues dhe të tjerët vetëm dëgjojnë. Pikërisht për këtë flet edhe Kat Cole, në artikullin më poshtë, duke parashtruar edhe disa çështje se pse inkurajimi i punonjësve për pjesëmarrje aktive, bën që takimet të jenë të suksesshëm dhe rezultativ.
* * * * *
Njerëzit shpesh më pyesin në lidhje me "të qënit të pranishëm", dhe si të përfshihen në një "takim". Ata duan të dinë se çfarë duhet, për të fituar "fronin" e radhës ose mundësinë, dhe si mund të flasësh edhe kur je i pasigurt. Ata duan të kuptojnë se si është kur ke një vizion, dhe se si, me pergjegjësi personale, të vendosësh ta ndash qartë dhe plot pasion atë me të tjerët, në mënyrë që ata, të mund ta shohin vizionin, të qëndrojnë me ju dhe t’ju bashkohen për arritjen e tij.
Kur mendoj në lidhje me këto pyetje, kurrë nuk harrojë se përgjatë udhëtimit tim, drejtues të shumtë besuan tek unë, më mbështetën për t'ju bashkuar ekipeve të tyre drejtuese (për të pasur një vend në tryezë) dhe më mbështesnin kur merrja pjesë nëpër takime.
Por sic e dini – të ndërtosh rrugën në një rol drejtimi, kur “ti” je personi i ri në ekip, dhe të përdorësh zërin tënd - veçanërisht kur kërkon ndryshim, ose kur ndan një këndvështrim jo shumë të pëlqyer, nuk është gjithmonë dicka e pranueshme.
Ta marrësh dhe ta meritosh "fronin":
Merrni pak kohë për të konsideruar këto fjalë: në qoftë se ju keni një vend në tryezë - një pozicion drejtimi, ose një pozicion me mundësinë për të formuar, influencuar dhe ndikuar, ka një arsye. Dikush ju ka mbështetur që ju të jeni atje; ju nuk u shfaqët papritur, përmes një mrekullie. Ka të ngjarë ta keni fituar atë dhe të keni dëshmuar se e meritoni të jeni atje. Kujtojani vetes këtë sa herë që është e nevojshme - unë ende e bëj ndonjëherë. Kjo është e vërtetë për çdo tryezë - në komunitet, në punë, brenda familjes.
Të përdorni zërin tuaj:
Gjatë viteve kam mësuar që të mos i ngatërroj "të qënit të pranishëm” në tryezë me të qënit i përfshirë në një "takim". Unë kam parë shumë njerëz me pozitë dhe influencë, të cilët nuk përfshihen në "takim". Është për të ardhur keq për një humbje të tillë të mundësive. Kështu që i kam përdorur këto mësime, që ti kujtoj vetes dhe të tjerëve, se në qoftë se ju keni fituar një vend në tavolinë, atëherë është detyra dhe përgjegjësia juaj për të folur, kur është koha për ta bërë atë.
Personalisht i shtoj edhe një dozë të fortë përulësie; ndërkohë që ka një arsye pse unë jam në atë pozicion, ka ende shumë për të mësuar, dhe nëse nuk pyes atëhere kurrë nuk do të mësoj. E kam bërë praktikë të flas, të bëj pyetje, të mësoj dhe të kërkoj për përshtypjet dhe reagimet. Kjo sjellje ju ndihmon vazhdimisht të ngrini zërin dhe të ndërtoni marrëdhënie.
Ju ka ndodhur ndonjë herë të keni pasur ndonjë ide ose pyetje që e keni mbajtur, dhe kur dikush tjetër e ka thënë, ju keni menduar, "Oh, kjo ishte vërtet një mënyrë e shkëlqyer për ta thënë atë" ose "Ky ishte një reagim vërtet në kohën e duhur"? Ose, po për ato situata, ku ju keni menduar, "e di se kjo është diçka që unë mund ta shtoj në të ardhmen", ose, "me këtë i ka vënë vulën. Këtë duhet ta kisha thënë unë”. Është e rëndësishme që të jeni të pranishëm dhe t’i kushtoni vëmendje vlerës që të tjerët ofrojnë, dhe të mos qëndroni prapa e të festoni kontributin e të tjerëve, por t’i përdorni ato, si momente të cilat mund të kontribuojnë, për të mësuar më mirë në të ardhmen.
Kam mësuar të anoj nga ata të cilët flasin dhe kanë një këndvështrim të veçantë, dhe unë personalisht, kam dëshirë që të jem e respektuar dhe të mendohet edhe për mua, në këtë mënyrë, në çdo grup. Këto mësime të shumta, më bëjnë të besoj se nëse dikush në një pozicion ndikimi, “në fron", nuk dëshirojnë të shtojnë vlera duke e përdorur zërin e tyre, ata duhet të hapin rrugën dhe t'ia japin atë mundësi dikujt që e bën.
Personalisht kam pasur mundësinë të ndikojë në organizatën time, kam pasur mundësinë të udhëheq një bord drejtorësh të një organizate jo-fitimprurëse, kam pasur mundësinë të këshilloj themelues ose një grup kolegësh. Nuk ka një shembull që unë mund të tregoj dhe të them se - ky ka qënë rasti, kur unë kam filluar të përdor sic duhet fjalën dhe kam ngritur zërin tim. Përkundrazi, çdo herë që jam me një grup njerëzish, unë mësoj nga ata të cilët kontribuojnë dhe shtojnë vlera. Kështu që kam mësuar se të paturit e një mundësie për të qënë i përfshirë, nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e zërit por edhe me të nderuarit e përfshirjes së zërit të të tjerëve.
Të ndikosh nga të gjitha drejtimet:
Ska rëndësi se çfarë pozicioni keni - JU JENI TË RËNDËSISHËM - dhe jeni duke ndikuar diçka ose dikë - e dini apo nuk e dini. Besojeni se e meritoni mundësinë për të folur, mundësinë për të udhëhequr dhe për të ndikuar. Pyesni veten: "Nëse nuk e bëj unë, kush do ta bëjë? Nëse jo tani, kur?"
Dhe mos harroni se të keni një vend në tryezë dhe të përfshiheni, është e rëndësishme, nëse nuk e bëni, atëhere është një humbje e madhe.