Blog

Tiparet e një Trajneri të suksesshëm shitje

Tiparet e një Trajneri të suksesshëm shitje

Pothuajse në të gjitha organizatat e biznesit vjen një moment kur trajnimi i stafeve, dhe në veçanti trajnimi i ekipeve të shitjes, bëhet një nevojë e pashmangshme. Zakonisht, drejtuesit e lartë nuk janë të vetëdijshëm për këtë, kështu që drejtuesve të shitjes ju duhet të argumentojnë në mënyrë bindëse, që kompania të investojë në programet e trajnimit të shitjeve. Pas miratimit të buxheteve, shumë bëjnë gabimin e zakonshëm duke u fokusuar tek kostoja e trajnimit, ndërkohë që fokusi duhet të jetë në dy drejtime; së pari, përzgjedhja e temave të duhura, dhe së dyti, përzgjedhja e trajnerit. Ndërsa për të parën ju keni bërë vlerësimin e nevojave për trajnim, për të dytën, mund të bëni vlerësimin e trajnerëve. Shkrimi këtu, ju vjen në ndihmë, për një vlerësim sa më profesional. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Trajnimi i shitjeve është thelbësor për suksesin e kompanisë suaj. Është një mjet i fuqishëm për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo profesionisti të shitjeve në ekipin tuaj.

Megjithatë, jo të gjitha programet e trajnimit të shitjeve janë krijuar të barabarta dhe suksesi i iniciativës suaj të trajnimit të shitjeve është kryesisht për shkak të individit që e ofron atë - dhe qasjes që ata sjellin.

Eksperienca tregon se një program trajnimi mund të ketë më tepër sukses kur drejtohet nga trajnues ekspertë dhe me përvojë reale nga fusha e shitjeve.

Pse? Sepse nëse personi që trajnon ekipin tuaj të shitjes ka aftësi të trajnimit në nivel eksperti, e mbështetur kjo edhe me përvojën e industrisë, e bën më praktike përcjelljen e përmbajtjes për pjesëmarrësit në klasë.

Është kjo arsyeja, që organizuesit e trajnimeve duhet të sigurohen që trajnimi jo vetëm përmbush nevojat për trajnim të ekipit të shitjes por edhe që trajnerët e shitjeve të ketë aftësitë dhe karakteristikat e mëposhtme:

1. Ka përvojë reale në shitje

Nëse dikush do të zhvillojë seanca trajnimi në një sallë plot me punonjës shitje, është e domosdoshme që ai ose ajo të kenë shitur në një moment gjatë karrierës së tyre.

Në çdo rast, profesionistët e shitjes shumë shpejt do ta kuptojnë nëse trajneri i tyre ka fituar njohuri nga përvoja profesionale. Ky është një element kritik për të fituar besimin, për të ndërtuar besueshmërinë dhe për të "shitur" trajnimin për pjesëmarrësit.

Kur ekipi i shitjes ngre pyetje, trajneri duhet të jetë në gjendje të japë shembuj nga përvoja e botës reale, mbi aftësitë e shitjeve dhe praktikat më të mira.

2. Ka përvojë drejtuese

Edhe kjo është e nevojshme, që trajneri të jetë në gjendje të fitojë besimin e audiencës në një trajnim profesional shitjesh. Nëse një trajner shitjesh ka përvojë në një rol drejtues në shitje, ai mund të fitojë një nivel besimi më të lartë, duke kuptuar nevojat e grupit dhe çfarë duhet për të ofruar një përvojë mësimore tërheqëse dhe të suksesshme.

Trajnerët e shitjeve me përvojë drejtuese, janë trajnerët më të mirë në klasë dhe të pakrahasueshëm gjatë programeve të trajnimit të menaxhimit të shitjeve.

3. Është intelektualisht kurioz

Trajnerët më të suksesshëm të shitjeve karakterizohen nga pasioni për të mësuar dhe për tu rritur profesionalisht, sepse në fund të fundit, kjo i bën sesionet e trajnimit që ato ofrojnë, më të suksesshme. Ata janë të gatshëm të shpenzojnë kohë, duke mësuar rreth:

  • Audiencës, të cilës po i ofrojnë trajnime
  • Industrisë ku operon organizata e shitjeve
  • Produkteve ose shërbimeve të kompanisë
  • Objektivave afatshkurtra dhe afatgjata, si dhe strategjisë së shitjeve
  • Sfidat unike të biznesit të organizatës
  • Praktikave më të mira të të mësuarit

Këto elementë janë garanci për të rritur shkallën e të mësuarit të pjesëmarrësve dhe do të krijojnë një përvojë të paharrueshme, tërheqëse dhe transformuese.

4. Është i përulur

Shpesh, njerëzit që përfshihen në profesionin e trajnimit, priren të karakterizohen nga egoja personale. Ata duan të jenë në krye të sallës dhe në kontrollin e audiencës.

Një trajner shitjesh, që di si të ndikojë, e di se për të përcjellë një përvojë të shkëlqyer mësimore, fokusi duhet të mbetet tek pjesëmarrësit. Ata do ta balancojnë të folurin dhe dëgjimin, dhe do të bëjnë që çdo profesionist shitjesh në sallë, të ndjehet i dëgjuar dhe i rëndësishëm.

5. Lehtëson diskutimet produktive

Mësimi është më efektiv kur pjesëmarrësit janë të interesuar dhe të angazhuar me materialin që paraqitet.

Trajnerët më të mirë të shitjeve, e dinë se çfarë lloj pyetjesh i shtyjnë njerëzit të flasin dhe mund t'i përshtaten grupeve të veçanta të personaliteteve të pranishme në një program. Ata do të drejtojnë dhe nxisin biseda konstruktive, si dhe do ta mbajnë atë në shina, kur biseda del jashtë teme.

6. Është dashamirës

Trajnerët më të mirë të shitjeve do të investohen vërtet në suksesin e pjesëmarrësve në trajnimin e tyre dhe kjo do të vijë nëpërmjet ofrimit të trajnimit.

Në thelb, ata janë të motivuar të japin sa më shumë dhe marrin përsipër një "detyrim” të thellë dhe të vërtetë, që të gjithë pjesëmarrësit të lidhin pikat dhe të marrin ngacmim nga materiali.

Një trajner i mirë shitjesh dëshiron të ndikojë pozitivisht në rrugën e karrierës së secilit pjesëmarrës dhe merr informacion për atë që ndodh pas programit të trajnimit.

7. Është një komunikues i klasit të lartë

Programet e trajnimit përmbledhin një sasi të madhe informacioni, për një periudhë të shkurtër kohore. Një trajner i shkëlqyer i shitjeve duhet të zotërojë aftësinë për të komunikuar ide komplekse në koncepte sa më të lehta për t'u përthithur e që rezonojnë me situatën reale të pjesëmarrësve. Një mesazh, sado i madh, nuk ka ndonjë vlerë reale, derisa të jetë komunikuar në mënyrë efektive.

Konkluzioni

Një trajner me cilësi të larta është çelësi i aktivizimit të punonjësve tuaj në procesin e shitjes dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në suksesin e përgjithshëm të programit tuaj të trajnimit të shitjeve.

I ofroni ekipit tuaj të shitjes mundësitë më të mira për sukses, duke përzgjedhur trajnerë të shkëlqyer me cilësitë e mësipërme.