Blog

Dhjetë disiplina të detyrueshme në shitje

Dhjetë disiplina të detyrueshme në shitje

Disiplina është të bësh atë që nuk dëshiron ta bësh, atëherë kur nuk ke dëshirë ta bësh.

Dhe nuk është aq e lehtë. Por pa disiplinë, asnjë punonjës shitje nuk do të arrijë rezultatet e kërkuara, pasi roli kërkon aktivitet të qëndrueshëm, entuziazëm dhe punë intensive, e ndoshta edhe atëherë kur punonjësi do të donte të bënte diçka tjetër. Shumë punonjës shitje kanë probleme me disiplinën, dhe këtë e dinë një pjesë e mirë e tyre. Mungesa e disiplinës, përveç rezultateve në fund të tabelës shfaqet me parregullsi, lodhje dhe mungesë produktiviteti. Anthony Iannarino, autor i shkrimit këtu, thekson dhjetë disiplina të detyrueshme, që punonjësit e shitjes i mbajnë parasysh dhe i zbatojnë me korrektësi. Urojmë që këtu të bëni pjesë edhe ju. Lexim të këndshëm!   

* * * * *

Mbyllja e shitjes: Disiplina e mbylljes së shitjes është fitimi i angazhimeve. Kjo është disiplina e parë sepse angazhimet janë ato që ju lejojnë të krijoni mundësi, të krijoni vlerë dhe të fitoni marrëveshje. Prandaj është disiplina e parë.

Zbulimi i klientit të mundshëm: Disiplina e zbulimit të klientit të mundshëm kërkon që ju të flisni me klientët tuaj të ëndrrave për të kërkuar pak nga koha e tyre dhe një mundësi për të eksploruar, duke punuar së bashku. Kjo është disiplina e dytë sepse asnjë marrëveshje nuk është krijuar apo mbyllur ndonjëherë para se të hapet.

Dhënia e informacionit: Disiplina e dhënies së informacionit në mënyrë të vazhdueshme kërkon që t'u komunikoni vlerë klientëve tuaj të ëndrrave gjatë një periudhe të gjatë, duke u dalluar nga të tjerët e duke u bërë i njohur si një krijues vlerash.

Planifikimi: Disiplina e planifikimit të takimeve të shitjes ju lejon të përdorni në mënyrë efektive si kohën tuaj ashtu edhe kohën e klientit tuaj të ëndrrave. Ajo ju lejon të planifikoni të krijoni vlerë dhe të poziciononi veten si një profesionist i vërtetë.

Krijimi i vlerës: Disiplina e krijimit të vlerës kërkon që ju të siguroheni që klienti juaj i ëndrrave të përfitojë nga çdo angazhim me ju, duke përfshirë çdo ndërveprim shitje, dhe çdo marrëveshje.

Kujdesi: Disiplina e kujdesit është ajo që siguron që të mos jeni të orientuar drejt vetes dhe të krijoni besim tek klientët. Kjo disiplinë ju bën të orientuar ndaj të tjerëve.

Integriteti: Disiplina e integritetit është nga disiplinat bazë e gjithashtu e nevojshme për ndërtimin e besimit. Është disiplina e të qenit i ndershëm dhe e mbajtjes së fjalës së dhënë.

Dëgjimi: Kjo disiplinë, e kombinuar me kujdesin, është zemra e kuptueshmërisë. Klientët tuaj të ëndrrave duan të dëgjohen, duan të jenë domethënës dhe duan të bashkëpunojnë. Disiplina e të dëgjuarit është mënyra se si i plotësoni këto nevoja.

Ndjekja pas shitjes: Disiplina e ndjekjes pas shitjes është mbajtja e angazhimeve që bëni ndaj klientëve tuaj të ëndrrave, sado të mëdha apo të vogla janë ato. Është një nga mënyrat se si krijohet dhe forcohet besimi.

Fitimi: Disiplina e fitimit siguron që ju të fitoni para të mjaftueshme duke i shërbyer me sukses klientëve tuaj dhe që ju lejojnë të hiqni mënjanë mjaftueshëm, për të zhvilluar nivele më të larta të vlerës në të ardhmen.