Blog

Pse është e rëndësishme Inteligjenca Emocionale

Pse është e rëndësishme Inteligjenca Emocionale

Kohët e fundit, sidomos pas lëshimit të ChatGPT, shumë komunitete shkencore e jo vetëm, janë përfshirë në shumë diskutime rreth Inteligjencës Artificiale (IA), në të cilat trajtohet roli i saj në ndryshimin e botës në përgjithësi dhe të biznesit në veçanti. Teori të ndryshme mbështesin idenë e ndryshimit të profesioneve, e deri tek mënyra se si Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë një pjesë të këtyre profesioneve. Ndërkohë, më pak po flitet për Inteligjencën Emocionale (IE), por është fakt që sa më shumë të përparojë Inteligjenca Artificiale, aq më shumë rëndësi merr Inteligjenca Emocionale në vendin e punës. Një këndvështrim realist na sjell shkrimi këtu, duke qartësuar edhe disa elementë pak të trajtuar. Aftësia për të perceptuar, interpretuar, shfaqur, kontrolluar, vlerësuar dhe përdorur emocionet në komunikim me të tjerët, do të përcaktojë suksesin edhe për shumë kohë. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Pyetje e shpejtë për ju: A mendoni se Inteligjenca Emocionale është e rëndësishme në vendin e punës?

E pra, kjo është një lloj pyetje retorike, apo jo? Unë vë bast se ju e dini tashmë se Inteligjenca Emocionale është një nga përbërësit kryesorë për marrëdhënie më të mira biznesi, takime më të frutshme dhe moral më të lartë.

Zyrtarisht, Inteligjenca Emocionale përkufizohet si aftësia për të:

  • Njohur ndjenjat tuaja dhe ato të të tjerëve
  • Bërë dallimin midis ndjenjave të ndryshme dhe klasifikimin e tyre në mënyrë të përshtatshme
  • Përdorur informacionin emocional në të drejtuarit e të menduarit dhe sjelljes
  • Menaxhuar emocionet për t'u përshtatur me mjediset ose për të arritur qëllimet.

Nëse dëshironi që drejtuesit tuaj të lartë të zhvillojnë inteligjencën e tyre emocionale, ja katër arsye të tjera pse ajo është thelbësore për sukses.

4 arsye pse inteligjenca emocionale është e rëndësishme në vendin e punës:

1. Inteligjenca emocionale nuk mund t'i kalohet një roboti apo një fabrike

Shumë prej detyrave që kryhen nga njerëzit, në të ardhmen e afërt do të kryhen nga inteligjenca artificiale. Një linjë kodesh mund të zëvendësojë tre punonjës. Një robot mund t'i kryejë gjërat më shpejt dhe më saktë se një njeri.

Por Inteligjenca Artificiale nuk mund të qetësojë një klient të mërzitur pas tejkalimit të një afati. Një linjë kodi nuk mund të negociojë përfitimet apo pagat. Një robot nuk e di se kur duhet të përdorë vullnetin e mirë.

Së shpejti, Inteligjenca Emocionale do të vendosë se kush do ketë një punë dhe kush jo. Kaq e thjeshtë është.

2. Inteligjenca Emocionale nuk është më një "aftësi e butë" — tani është një aftësi thelbësore

Për një kohë të gjatë, Inteligjenca Emocionale konsiderohej si një "gjë e mirë për ta pasur", si një gjë e këndshme, zakonisht e vlerësuar shumë më poshtë se aftësitë teknike ose njohuritë konkrete të specifikave të industrisë.

Ishte më e rëndësishme për një anëtar të ekipit që të kuptonte një gjuhë kodimi ose rregulloret specifike të industrisë. Nëse ai mund të kuptonte një grup njerëzish ose të drejtonte një bisedë, kjo ishte diçka që e bënte atë edhe më të mirë.

Por tani, jo më. Ndërsa hapësirat tona të punës bëhen më bashkëpunuese, këto aftësi sociale janë më të rëndësishme se kurrë. Kur një kompani përbëhet nga njerëz të komunikueshëm, të dhembshur dhe të vetëdijshëm, të gjithë përfitojnë — ekzekutuesit, anëtarët e ekipit, personeli mbështetës, klientët dhe shitësit.

3. Sa më i lartë të jetë inteligjenca juaj emocionale, aq më shumë gjasa keni për t'u punësuar dhe promovuar

Sigurisht, apo jo? Kur gjërat duken të barabarta, a nuk do të preferonim të gjithë të punonim me dikë që mund të menaxhojë emocionet e tij, të presë e të përcjellë në mënyrë korrekte informacionin, të respektojë dhe të përfshijë të tjerët?

Në një sondazh të para pak viteve në LinkedIn, me 4,000 profesionistë, të gjithë ranë dakord se përparësia numër një për zhvillimin e talenteve, është trajnimi për aftësitë e buta.

4. Aftësitë që lidhen me Inteligjencën Emocionale janë e ardhmja

Programet kompjuterike do të përditësohet, gjuhët e programimit do të zhduken dhe platformat e mediave sociale do të humbasin pozicionet e favorshme. Çuditërisht, aftësitë e vështira kanë një jetë të shkurtër. Por aftësitë e buta janë gjithmonë të dobishme, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në industritë tona.

Trajnimi për aftësitë e buta do të zbusë ndikimin e automatizimit. Kompanitë do të kenë gjithmonë nevojë për njerëz që komunikojnë mirë, mendojnë në mënyrë kritike dhe që mund të përshtaten me lehtësi ndaj ndryshimeve.