Blog

7 Arsye pse duhet të keni një Qëndrim Pozitiv

7 Arsye pse duhet të keni një Qëndrim Pozitiv

Në marrëdhëniet e punës, organizatat janë përpjekur të vendosin shumë rregulla, të shkruara e të pashkruara, për të rregulluar marrëdhëniet e punës. Ngarkesa e punës, afatet, vetë realizimi i punës dhe mungesa e bashkëpunimit e bëjnë punën më të vështirë dhe i bëjnë njerëzit të priren drejt negatives. Prandaj në rregulla e vendosura shpesh shkruhet – "Shmangni qëndrimin negativ në punë". Por a mjafton vetëm kjo shprehje për të shmangur negativen? Një kuptim i asaj se pse duhet të keni një qëndrim pozitiv, e jo vetëm në punë, mund të nxisë më shumë për të përqafuar qëndrimin pozitiv në çdo situatë. Disa prej përfitimeve nga qëndrimi pozitiv na i sjell ndërmend Ryan C. Lowe, autor i shkrimin këtu. Ne njerëzit mund ta ndryshojmë jetën tonë, duke ndryshuar qëndrimin tonë. Shijojeni jetën me Qëndrim Pozitiv! Lexim të këndshëm!

* * * * *

Të kesh një qëndrim pozitiv shpesh përmendet si arsyeja kryesore për suksesin individual dhe atë të biznesit. Përfitimet e të pasurit të një qëndrim pozitiv janë pothuajse të pafundme. Në fakt, askush nuk thotë se po të keni një qëndrim pozitiv kjo do ju shkaktojë probleme. Pa mendoni pak - kur keni menduar ndonjëherë se, "qëndrimi pozitiv i atij personi po më ngre nervat?"

Thjesht nuk ndodh. Qëndrimet pozitive gjenden tek njerëzit pozitivë dhe të gjithëve u pëlqen ta kenë këtë në jetën e tyre. Për fat të mirë, ju mund të punoni në ndërtimin e një qëndrimi pozitiv dhe shtatë arsyet më poshtë, ju ofrojnë një nxitje të madhe për të pasur mendësinë e duhur:

1. Shëndeti: Njerëzit që kanë qëndrim pozitiv janë më të shëndetshëm. Ka revista mjekësore që e thonë këtë, por ju thjesht hidhini një sy njerëzve në jetën tuaj. Ata me një qëndrim pozitiv në përgjithësi jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ata fokusohen në kujdesin për veten dhe dëshirojnë të përfshihen në të gjitha llojet e aktiviteteve. Me pak fjalë - ata kanë një qëllim. Çelësi i cilësisë së jetës është ta keni atë të larmishme dhe me qëllime. Qëndrimi pozitiv i bën njerëzit më të prirur për të kërkuar një jetë më të mirë.

2. Pasuria: Është vërtetuar gjithashtu se njerëzit me qëndrime pozitive janë zakonisht në pozita më të mira financiare se ata pa këtë qëndrim. Nuk ka rëndësi nëse qëndrimi pozitiv ka ekzistuar para apo pas vënies së pasurisë – ajo që ka rëndësi është se qëndrimi pozitiv është aty. Megjithatë, shumë njerëz me qëndrim pozitiv e kishin këtë qëndrim shumë kohë përpara se të fitonin pasuritë materiale. Kjo do të thotë se qëndrimi pozitiv u përforcua nga suksesi.

3. Shoqërizimi: Të kesh një qëndrim pozitiv do të thotë që shumë njerëz duan të jenë rreth jush e të kenë marrëdhënie me ju. Në fund të fundit, jo të gjithë ata me qëndrim pozitiv janë persona të shoqërueshëm, por qeniet njerëzore kanë nevojë për shoqërizim, megjithëse në nivele të ndryshme. Askujt nuk i pëlqen të jetë afër njerëzve negativë, pasi kush do dëshironte të ndihej keq? Të jeni pozitiv, do të thotë gjithashtu të takoni njerëz të tjerë pozitivë dhe nga kjo vijnë përfitime të pafundme.

4. Produktiviteti: Duke pasur një qëndrim pozitiv, kjo ju lejon të jeni më produktivë në punë dhe në shtëpi. Njerëzit që kanë një qëndrim pozitiv vendosin rregullisht qëllime e objektiva dhe i arrijnë ato. Ata besojnë në aftësitë e tyre, së bashku me aftësinë e tyre për të kapërcyer pengesat. Sigurisht, produktiviteti vlerësohet shumë në botën e biznesit, por edhe në jetën tuaj personale është jashtëzakonisht i vlefshëm. Të qenit në gjendje për të përmbushur gjërat rregullisht gjendet në një qëndrim pozitiv, dhe në të njëjtën kohë, kjo e rrit këtë qëndrim.

5. Tejkalimi i pengesave: Të gjithë hasim vështirësi në jetën tonë dhe qëndrimi negativ bën që vështirësitë t’i venë poshtë njerëzit. Tek personat me qëndrim pozitiv, pengesat janë vetëm një pjesë e jetës dhe diçka për t'u kapërcyer. Besimi se "edhe kjo do të kalojë" i lejon këta njerëz të këmbëngulin dhe të provojnë përsëri, e kjo ndërton më shumë besueshmërinë e pozitivitetit.

6. Marrëdhënie kuptimplote: Ngjashëm me shoqërizimin, njerëzit duhet të kenë marrëdhënie me të tjerët. Pavarësisht nëse këto marrëdhënie janë shoqëri, miqësi, marrëdhënie në vendin e punës ose marrëdhënie më intime, të pasurit e një qëndrimi pozitiv shton thellësinë e këtyre marrëdhënieve. Këto marrëdhënie bëhen transformuese, ndryshe nga ato me bazë në një qëndrim negativ, ku marrëdhëniet janë thjesht me bazë interesi.

7. Mendje aktive: Dikush me një qëndrim pozitiv ka një mendje aktive dhe kureshtare. Ata gjithmonë kërkojnë të mësojnë më shumë për botën përreth tyre, përveç përmbushjes së përgjegjësive të tyre. Përgjithësisht, këta janë njerëz që lexojnë mirë, dhe, edhe nëse u mungon arsimi formal, ata janë kureshtarë dhe gjithmonë gjejnë ngacmim dhe motivim për të mësuar apo bërë më shumë.

Ne kemi mundësinë të jetojmë vetëm një herë në këtë botë, kështu që të paturit e një qëndrimi pozitiv ju ndihmon të çlironi fuqinë tuaj në këtë jetë - prandaj jini pozitiv! Punoni për këtë!