Blog

Si mund të motivohem për të shitur, në kohë të vështira?

Si mund të motivohem për të shitur, në kohë të vështira?

Drejtuesit e kompanisë, por më shumë menaxherët e shitjeve janë ata që mendojnë vazhdimisht për motivimin e ekipit dhe të punonjësve të tyre të shitjes. Planifikimi i kujdesshëm, trajnimi dhe ndihma, e kombinuar me incentiva, bonuse dhe shpërblime janë elementë të rëndësishëm të motivimit, por ato nuk funksionojnë si duhet, nëse mungon motivimi i brendshëm tek secili anëtar i ekipit. Dhe ky motivim i brendshëm duhet të nxitet e të zhvillohet nga secili individ, edhe në kohët më të vështira. Mark Hunter – një ekspert shitje dhe autor i disa librave mbi shitjen, na ndihmon me 10 ide dhe disa njohuri të tjera, që mund të filloni t’i aplikoni tani, për të nxitur qëndrimin pozitiv dhe motivimin e brendshëm, pa të cilin nuk do të mund të arrini të bëheni pjesë e shitësave profesionistë e të suksesshëm. Meritojeni suksesin tuaj! Lexim të këndshëm!    

* * * * *

Gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes është të mendoni se mungesa e motivimit tuaj vjen për shkak të dikujt tjetër ose mjedisit rrethues. dokush mund të gjejë justifikime. Asnjëherë nuk duhet t’ja lejoni vetes, të jetë viktimë e mjedisit tuaj.

Suksesi nuk ju jepet; suksesi është diçka që ju ndjek.
Suksesi nuk paketohet në një kuti dhuratash; suksesi e zbulon veten ndërsa gërmoni thellë në kuti.
Suksesi nuk fillon me dikë tjetër; suksesi fillon me ju. 
Suksesi nuk është një destinacion; suksesi është një udhëtim.

Motivimi është po aq aktivitet sa edhe mënyrë të menduari. Vazhdoj të shoh dhe të dëgjoj se si gërshetohen këto dy fjalë - motivim dhe mendësi; është e mrekullueshme! 

Ju zotëroni mendjen tuaj dhe ju zotëroni veprimet tuaja. 

Më poshtë janë 10 gjërat që mund t’i bëni, duke filluar nga tani:

  1. Mos shikoni se çfarë nuk keni ose që e keni humbur, por përkundrazi, shikoni se çfarë keni arritur dhe çfarë jeni duke bërë në procesin e punës. Pengesa numër një, me të cilën njerëzit luftojnë për të motivuar veten gjatë kohërave të vështira është se ata përqëndrohen në ato gjëra që nuk i kanë. Nëse doni të ruani kontrollit, përvetësoni këtë mendësi. Merrni kontrollin e mendjes tuaj duke parë gjërat pozitive që keni bërë dhe gjërat pozitive që do të vijnë.
  2. Shkruani 10 gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës – duke përfshirë klientët tuaj më të mirë e që ju i doni - dhe se sa ju vlerësojnë ata për mënyrat si i keni ndihmuar. Ruajeni këtë listë të dobishme, sepse çdo person, secili klient është një dëshmi për atë se kush jeni dhe për atë që keni arritur.
  3. Bëni një listë me 3 persona që prisni të ndikoni sot duke shkruar klientët potencialë dhe klientët e rinj të mundshëm. Ndërsa e bëni këtë, shikojeni lidhjen me secilin prej klientëve potencialë dhe klientëve të rinj të mundshëm si një nder dhe duke pritur me padurim bisedat dhe mundësitë që mund të lindin sot.
  4. Rishikoni qëllimet tuaja 1, 3 dhe 5-vjeçare dhe sfidoni veten të bëni një hap përpara për secilin prej tyre, sot. Motivimi nuk është një mendësi e përqendruar vetëm këtu dhe tani, por është një pasion që nesër të arrini rezultate edhe më të mëdha nga sa mendonit se ishin të mundshme.
  5. Qëndroni larg nga njerëzit negativë. Ju nuk keni kohë për ta, dhe mos e humbni kohën tuaj duke menduar se mund t'i ndryshoni ata. Mënyra se si i ndyshoni ata është duke mos u dhënë atyre kohën tuaj. Njerëzit negativë janë të lumtur vetëm kur tërheqin zvarrë të tjerët në nivelin e tyre. Mos ua krijoni atyre këtë privilegj. Më besoni, ju keni gjëra më të mira për të bërë.
  6. Gjeni 3 persona që ndikojnë pozitivisht tek ju dhe kaloni më shumë kohë me ta. Këdo që zgjedhim të kalojmë kohë me të, do të ketë ndikimin më të madh tek ne. Për më tepër, ka kuptim të kaloni kohën tuaj me njerëz pozitivë. E bukura është se njësoj siç po ndikojnë ata tek ju, ashtu do të ndikoni edhe ju tek ata.
  7. Kufizoni ekspozimin me lajmetUnë do të doja të isha në gjendje t’ju thosha që ka ndonjë lajm pozitiv, por nuk është kështu; tufa e lajmeve negative e ka mbytur atë pozitiv. E njëjta gjë vlen edhe për mendjen tuaj, lajmet negative do të mbizotërojnë pozitivitetin në mendjen tuaj.
  8. Përfundoni çdo ditë duke shprehur falënderime për arritjet tuaja dhe duke kuptuar ndikimin që keni pasur te të tjerët. Çdo ditë është një dhuratë e mahnitshme, shijojeni atë në maksimum duke mësuar nga të tjerët dhe duke ndikuar tek të tjerët përgjatë rrugës.
  9. Mos u ndal në atë që nuk mund ta kontrolloshPërkundrazi, përqendroni të menduarit tuaj në atë që mund të kontrolloni. Mbani parasysh se motivimi nuk vjen nga të tjerët, por vjen nga mënyra se si ju zgjidhni t’i shikoni gjërat, kështu që varet nga ju. Njerëzit e suksesshëm nuk presin nga të tjerët, ata e zotërojnë situatën pavarësisht se si e shikojnë dhe si e trajtojnë të tjerët. Asgjë nuk e ndan optimistin nga pesimisti përveçse mënyra se si ata i shikojnë gjërat që nuk janë nën kontrollin e tyre.
  10. Shikoni çdo situatë, si një mundësi për ju, pavarësisht se çfarë mund të jetë, që të rriteni personalisht dhe / ose profesionalisht. Klienti që ju thotë “JO” nuk është një shitje e humbur; është një mundësi për të mësuar. Çdo ditë (dhe jeta në përgjithësi nuk është një vijë e drejtë) është plot me dredha dhe kthesa dhe kurrë nuk e dimë se çfarë do të shohim në kthesën tjetër. Mbi të gjitha, nuk duhet të harrojmë se luginat nuk janë asnjëherë aq të ulëta sa duken dhe as majat nuk janë aq të larta sa ato duken.  

Shikoni çdo ditë si një dhuratë për të mësuar diçka të re dhe për të ndikuar dikë tjetër. Për më tepër, shikoni çdo ditë si një trampolinë për ta bërë të nesërmen edhe më të mirë se sot. 

Suksesi nuk është një destinacion; suksesi është një udhëtim. Udhëtoni sa më shumë çdo ditë, pavarësisht ditës. Shfrytëzoni sa më shumë çdo aktivitet, pavarësisht se si mund të duket.