13 Këshilla, për të formuar sjellje të dobishme në kompani
Pavarësisht nëse jeni duke punuar në një organizatë të madhe apo në një biznes të vogël, shfaqja dhe kryerja e sjelljeve të shkëlqyera të punës është thelbësore për të dhënë shembullin e për të bërë përshtypje mes kolegëve tuaj. Pavarësisht nga kohëzgjatja në punë, parimet kryesore janë të njëjtat: veproni në mënyrë profesionale, merrni përgjegjësi dhe punoni fort. Për ta bërë këtë është e nevojshme kultivimi i sjelljeve të dobishme, si nga punonjësit e niveleve të ulta e deri tek drejtuesit e kompanisë. Shkrimi më poshtë, përcjell disa këshilla nga Charles Duhigg - autor i librit "Fuqia e sjelljes". Profesionalizmi, etika e fortë e punës, entuziazmi dhe qëndrimi i ekipit janë ndër tiparet më të dëshirueshme të punonjësve. Siguroni këto dhe SUKSESI do të vijë tek ju. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Shumica e zgjedhjeve që bëjmë çdo ditë, nuk janë rezultat i reflektimeve të vetëdijshme, por i mënyrës së veprimit. Këto të fundit ndikojnë në punën dhe gjendjen tonë ekonomike, të cilat vetëm në vitet e fundit, shkenca ka filluar me të vërtetë të kuptojë se si funksionojnë, duke vlerësuar ndikimin që kanë në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Transformimi i tyre nuk është i shpejtë dhe nuk është gjithmonë i lehtë, por është i mundur.
Charles Duhigg, gazetar i “New York Times” dhe fitues i çmimit “Pulitzer”, hulumtoi mbi formimin e sjelljes në nivel individual dhe kolektiv në disa kompani dhe institucione, të cilat ndjekin tri hapa për të formuar një cikël sjelljesh:
- Sinjali i veprimit - është ai që aktivizon sjelljen tuaj, siç është ora që kur tregon 13:00, do të thotë se është koha për drekë.
- Rutina - është rezultat i sjelljes. Për shembull të shkojmë të blejmë diçka për të ngrënë. Një rutinë mund të jetë fizike (kur ne kryejmë veprime të caktuara), mendore (kur kemi mendime specifike), ose emocionale (kur përjetojmë emocione të caktuara).
- Shpërblimi, ose ndryshe kënaqësia, burimi i kënaqësisë që e bën sjelljen të lehtë për t’u përsëritur. Për shembull, niveli i lartë i kënaqësisë ndikon në gjendjen psikologjike. Reagimi i trupit tregon se ajo rutinë duhet të mbahet mend, sepse na bëri të ndiejmë kënaqësi (ose të shmangemi sepse na bëri të ndiejmë dhimbje).
Nëse besoni se mund të ndryshoni, duke e kthyer atë një sjellje, ndryshimi do të bëhet real. Kjo është fuqia autentike e sjelljes: të dimë që sjelljet tona janë ato që duam të jenë” - Charles Duhigg
Proceset e vlerësimit dhe përzgjedhjes kërkojnë shumë sforco. Kur në vend të kësaj bashkohet edhe mënyra e veprimit, truri nuk ka më nevojë të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe kështu mund t’i dedikohet një procesi tjetër. Kjo është arsyeja pse truri, pothuajse në mënyrë të pashmangshme, preferon këto zgjidhje. Sidoqoftë, ky mekanizëm është fleksibël dhe ne mund ta ndryshojmë atë.
13 Gjëra që duhet të dini rreth sjelljes
- Gjëja më efektive për të gjeneruar ndryshime të qëndrueshme është përqendrimi në sjellje. Pothuajse 40% e veprimeve tona të përditshme janë rezultat i sjelljeve, jo i vendimeve. Shkencëtarët kanë zbuluar se zëvendësimi i një modeli të vetëm psikologjik mund të rregullojë të gjithë sjelljen.
- Sjelljet zhvillohen pa pëlqimin tonë. Truri është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të kursyer energji dhe sjelljet tona janë kursimi i energjisë. Për të formuar një cikël sjelljesh, truri së pari kërkon një sinjal. Duke marrë këtë sinjal kalon në elementin tjetër, rutinën. Sigurisht, kjo rutinë nuk do të ndodhë pa shpërblim, i cili forcon mesazhin që përcillet - “ja vlen”. Kur veprojmë në mënyrë të zakonshme, aktiviteti i trurit zvogëlohet. Është sikur mendja të hynte në modalitetin “pilot automatik”. Kjo është arsyeja pse kur ktheheni nga puna në shtëpi nuk keni pse mendoni për rrugën e duhur. Nëse do të kontrollonim me vetëdije çdo veprim që kryejmë, do të kishim një humbje të madhe të energjisë mendore.
- Dëshirat drejtojnë sjelljet dhe ky është çelësi i fushatave më të suksesshme reklamuese. Kur formohet një cikël sjelljesh, ne fillojmë të dëshirojmë shpërblimin përfundimtar. Vetëm atëherë parashikimi i shpërblimit është në gjendje të shkaktojë të njëjtën ndjenjë.
- Çdo ndryshim është i mundur në kontekstin e duhur. Kur e kuptoni rutinën që lind nga një sjellje, ju gjithashtu do të kuptoni se cila dëshirë mund t’ju përmbushet. Duhigg vuri re një zakon te vetja e tij. “Çdo ditë, rreth orës tre pasdite, unë shkoja në lokalin e ’New York Times’ dhe porosisja diçka. Pasi kuptova që kisha shtuar peshë, e pyeta veten se cila ishte sjellja që e kishte shkaktuar atë. A isha me të vërtetë i uritur, apo kjo ishte nga rënia e sheqerit?” Nuk ishte as njëra dhe as tjetra, por në të vërtetë, ai dëshironte të shoqërohej me kolegët. Që atëherë ai ndryshoi sjellje duke shkuar direkt tek ata. Pra, nga i njëjti sinjal, rreth orës tre pasdite, ai merr të njëjtën kënaqësi.
- Mund të zëvendësoni sjelljet e vjetra me ato të reja duke ndryshuar rutinën, por vetëm besimi do të parandalojë rikthimet. Të gjithë kthehen tek sjelljet e vjetra në kohë stresi, por çelësi për të mos braktisur plotësisht sjelljet e reja është besimi se ju duhet t'i respektoni ato.
- Ndryshimet në sjelljet kryesore mund të kenë efekte të papritura dhe ndikim të gjerë. Mënyrat e veprimit janë ngjitëse dhe vetëm ju duhet t’i ndryshoni, disa nga ato me strategji, të tilla si p.sh.: zëvendësimi i një biskotë me një mollë, për të ndryshuar të gjithë stilin e jetës.
- Me suksese të vogla ndërtohen fitore të mëdha. Shkencëtarët nuk e dinë ende arsyen e saktë, por ndryshimet e vogla shpesh kanë një efekt zinxhir. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që frekuentojnë palestrën një herë në javë fillojnë të hanë më shëndetshëm.
- Të mësoni se si të keni forcë vullneti dhe më pas ta ushtroni atë si një muskul. Gjatë ditës, forca e vullnetit tonë mbaron. Kjo është arsyeja pse është e lehtë të biesh në tundim gjatë darkës, ose pse shumica e problematikave tona fillojnë pas punës. Ashtu si muskujt, forca e vullnetit duhet të stërvitet gradualisht për t’u forcuar.
- Sjelljet organizative evoluojnë falë sjelljeve kolektive të të punësuarve, jo për vendimet racionale. Rutinat janë të domosdoshme që të bëhet puna, por kur të gjitha palët nuk janë të gatshme të marrin pjesë mund të ndodhin zakone toksike. Krizat krijohen për të rivlerësuar sjelljet organizative sepse në ato momente njerëzit ndiejnë nevojën urgjente për ndryshim.
- Liderët e aftë e mirëpresin krizën si një moment ndryshimi. Në vend të ndryshimit, dikush mund të kërkojë që menjëherë ta shuajë krizën. Një udhëheqës i mirë është në gjendje të zgjasë momentin, për të katalizuar ndryshime të rëndësishme. Ai di të marrë në konsideratë mendimet e bashkëpunëtorëve, por gjithashtu i jep prioritet objektivave më të rëndësishëm për të gjithë. Krizat janë periudha kur të tjerët zakonisht janë më të hapur për t’i ndryshuar.
- Kompanitë mund të shfrytëzojnë sjelljet tona të vjetra dhe t’i përdorin të dhënat tona për shitje. Pavarësisht nëse na pëlqen ose jo, ne priremi të jemi të zakonshëm kur blejmë. Me kalimin e kohës, ne zhvillojmë modele të përsëritura të sjelljes që përshkruajnë atë që na pëlqen të blejmë, si dhe çdo ndryshim në të ardhmen. Duke identifikuar llojet e sjelljeve, shitësit me pakicë mund të shfaqin produktet që ata dinë se duam t'i blejmë.
- Lidhjet e dobëta na japin informacione të rëndësishme sociale. Lidhjet më pak të forta shoqërore shpesh janë më të rëndësishme se ato të afërtat. Ndërsa miqtë e ngushtë zakonisht janë të ekspozuar ndaj të njëjtit informacion të ri që marrim (siç është puna), njerëzit me kontakte më të rralla zakonisht kanë qasje në informacione që ne nuk kemi.
- Megjithëse i nënshtrohemi kushtëzimit, edhe forca e vullnetit ka një bazë të fortë psikologjike. Shkencëtarët kanë zbuluar se disa njerëz kanë një predispozitë psikologjike ndaj varësive. P.sh., personat që luajnë me lojërat e fatit, edhe pse ata e dinë që do të humbasin, përsëri nuk ndalen. Sidoqoftë, përkundër këtij disavantazhi të origjinës psikologjike, pasi të zbulohet sjellja, vëmendja përqendrohet tek ajo se si duhen bërë ndryshimet. Madje, edhe ato me rrënjët më të thella mund të ndryshohen.