9 Përfitimet kryesore të angazhimit të një këshilltari për Zhvillim Organizativ
Nëse po mendoni se në punë, apo në kompaninë tuaj, keni nevojë për më tepër angazhim dhe përgjegjshmëri të anëtarëve të ekipit, për të rritur kënaqësinë në punë, për të zhvilluar në mënyrë pozitive marrëdhëniet e punës dhe për të nxitur pjesëmarrjen aktive të punonjësve, atëherë ju nuk po bëni gjë tjetër, përveçse po mendoni rreth Zhvillimin Organizativ. Nëse keni kapacitete profesionale ju mund ta kryeni edhe nga brenda kompanisë, por në kushtet e ndryshimeve dinamike të industrisë, është më efektive ta merrni këtë shërbim nga ekipe ose këshilltarë të dedikuar (si psh. pranë ProspecTime Consulting). Përpos eksperiencës që ata përcjellin, përfitimet e angazhimit të një këshilltari për këtë qëllim, po i sjellim në shkrimin shpjegues këtu më poshtë. Procesi kërkon kohën e nevojshme, por rezultatet afatgjata e justifikojnë plotësisht besimin tuaj. Lexim të këndshëm!
* * * * *
A po e arrin organizata juaj potenciali i saj i plotë?
Ndërsa përgjigja mund të jetë pak e dhimbshme për tu pranuar, studimet tregojnë se 70% e punonjësve (në SHBA) nuk po i shfrytëzojnë plotësisht aftësitë e tyre.
Lajmi i mirë? Asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar situatën.
Një këshilltar i Zhvillimit Organizativ është i aftë të mësojë sa më shumë rreth kompanisë tuaj, të njohë fushat e saj të përmirësimit dhe të ndihmojë forcën tuaj të punës të bëhet më e aftë dhe më e gatshme për të ardhmen.
A po mendoni të angazhoni një këshilltar të Zhvillimit Organizativ për organizatën tuaj? Nëse është kështu, ju tashmë keni marrë një vendim pozitiv. Ndërkohë, lexoni për të mësuar nëntë përfitimet kryesore, që mund të prisni kur të filloni të punoni me një të tillë.
Çfarë bën një këshilltar i Zhvillimit Organizativ?
Ka shumë shkurtesa në botën e biznesit dhe ne sapo shtuam ODC (Organizational Development Consultant) në fjalorin tuaj. Tani, le të zbërthejmë se çfarë bën ky profesionist dhe pse puna e tij është kaq e rëndësishme.
Me pak fjalë, një ODC mund të ndihmojë çdo kompani, që nga ndërmarrjet më të mëdha e deri te startup-et e reja, të njohë dhe të rritet në fuqinë e saj të plotë. Ky ekspert është trajnuar për të vlerësuar operacionet aktuale dhe për të sugjeruar përmirësime, se si t'i bëjë ato më produktive dhe fitimprurëse.
Një ODC kupton shumë mirë menaxhimin e biznesit dhe ka përvojë të madhe në rolet menaxheriale. Kjo i bën ata një burim i vlefshëm e me reputacion, i cili mund të ndihmojë në ridrejtimin dhe ripozicionimin e çdo ekipi.
Më tej, le të shqyrtojmë disa nga arsyet kryesore pse është një lëvizje e zgjuar, që të investoni për këtë ndihmë sot.
1. Përmirësim afatgjatë
Një këshilltar i Zhvillimit Organizativ nuk është i interesuar në taktikat e shpejta. Ju nuk do të mësoni hapa që do t'ju kthejnë për disa muaj, nga nata në ditë.
Përkundrazi, një ODC do të ndihmojë forcën tuaj të punës të krijojë një plan afatgjatë për përmirësim dhe sukses të vazhdueshëm. Ju do të mësoni strategji konkrete, që anëtarët e ekipit tuaj mund të planifikojnë, zbatojnë, vlerësojnë, përmirësojnë dhe monitorojnë me kalimin e kohës.
Në shumë raste, kjo do të përfshijë ndryshime të brendshme dhe të jashtme. Kompania juaj do të mësojë se si të përshtatet, duke u fokusuar në të ardhmen në të gjitha fushat, nga marketingu në shërbimin ndaj klientit.
2. Përmirësim i komunikimit
Një sondazh i 400 kompanive, që punësojnë të paktën 100,000 punonjës secila, zbuloi se komunikimi joefikas dhe i papërshtatshëm i kushton mesatarisht secilës kompani, 62,4 milion dollarë në vit.
Kjo është një dinamikë në vendin e punës që nuk mund të nënvlerësohet. Kur punonjësit nuk komunikojnë si duhet me njëri-tjetrin, kjo sjell pasoja të dëmshme. Fatkeqësisht, mund të jetë e vështirë të ndryshoni menjëherë një situatë të tillë.
Këshilltari juaj do t'ju sugjerojë mënyrat për të përmirësuar komunikimin e ekipit. Ju gjithashtu do të mësoni se si të shkëmbeni informacionet dhe të angazhoheni në ndërveprimin organizativ.
Megjithatë, qëllimi shkon më thellë sesa thjesht inkurajimi i dialogut. Menaxherët e biznesit do të mësojnë gjithashtu se si të përdorin komunikimin, si një platformë për të lidhur punonjësit me objektivat/qëllimet dhe vizionet e përbashkëta të kompanisë. Kjo ndihmon në krijimin e një kulture kompanie që inkurajon transparencën, hapjen dhe përcakton qartë linjat e kontaktit.
Kur punonjësit tuaj e kuptojnë që zëri i tyre është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për suksesin organizativ, ata janë më të gatshëm të flasin dhe të sugjerojnë fusha për ndryshim. Ata janë gjithashtu avokatë të fortë dhe me ndikim të markës jashtë zyrës.
3. Zhvillimi i vazhdueshëm i punonjësve
Hulumtimet tregojnë se vetëm 20% e punonjësve kanë aftësitë e nevojshme për të pasur sukses, në rolin e tyre aktual dhe karrierën e tyre të ardhshme.
A inkurajon dhe a promovon organizata juaj mundësi për zhvillimin profesional? Nëse jo, nuk do duhet shumë kohë, që edhe punonjësit tuaj më të mirë të largohen.
Një nga shtyllat e këshillimit të Zhvillimit Organizativ është t'u japë punonjësve besimin dhe aftësinë për të sjellë ndryshime brenda organizatës. Ndërsa industria dhe tregu vazhdojnë të ecin përpara, një fuqi punëtore e aftë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot.
Këshilltari juaj i Zhvillimit Organizativ, mund të ndihmojë kompaninë tuaj të zhvillojë mënyra të reja për të siguruar trajnim dhe edukim të punonjësve. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e motivimit dhe përmirësimin e procesit të punës.
4. Inovacioni përmes motivimit
Suksesi i kompanisë suaj varet nga ofertat e saj. Produktet dhe shërbimet tuaja tani mund të jenë më të mirat, por a janë punonjësit tuaj të gatshëm të ndjekin inovacionin?
Ata që nuk mund të thonë "Po" me besim, mund të humbasin ndaj konkurrentëve më të frymëzuar. Një ODC mund të identifikojë elementët më të fortë të linjës tuaj aktuale të produktit, si dhe çdo zonë të dobët që mund të pengojë rritjen në të ardhmen. Atëherë, ju do të mësoni mënyrën më të përshtatshme për ta bërë atë më mirë: rritjen e angazhimit të punonjësve.
Një këshilltar i Zhvillimit Organizativ e di që ju mund të keni produktin më të mirë në botë, por nëse punonjësit tuaj nuk besojnë dhe nuk punojnë vazhdimisht për ta përmirësuar atë, përpjekjet tuaja mund të bëhen të pafrytshme.
Për këtë qëllim, ju do të zbuloni mënyra të reja për të shpërblyer sukseset e punonjësve dhe për të rritur moralin e ekipit. Shpërblimi? Një fuqi punëtore më e drejtuar, krijuese dhe e aftë, për rritje të pakufizuar.
5. Analiza e tregut
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i Zhvillimit Organizativ është një qasje e thelluar ndaj analizës konkurruese. Këshilltari juaj do t'ju ndihmojë të shikoni nga afër pikat e forta dhe të dobëta të konkurrentëve tuaj, për t’ju ndihmuar në forcimin e pozicionit të markës tuaj.
Ju nuk mund të zbuloni fusha të reja suksesi, nëse nuk dini cilat taktika po përdorin konkurrentët tuaj. Një këshilltar mund t'ju ndihmojë të shikoni nga afër atë që po ndodh në industri, t’ju sugjerojë mënyra për të përfituar nga pikat e forta dhe për të mënjanuar dobësitë.
Gjithashtu, ju do të kuptoni më mirë grupet e synuara, për të zbuluar pritshmëritë dhe preferencat e klientëve tuaj. Ju mund t’i përdorni këto njohuri të vlefshme për të zhvilluar produkte dhe shërbime më pranë interesave të tyre, që zgjidhin çështjet e tyre dhe që inkurajojnë besnikërinë e klientit.
6. Një drejtim më i qartë
Kur jeni një udhëheqës biznesi që kryeni shumë detyra në të njëjtën kohë, mund të jetë e vështirë të mbani një perspektivë të qartë se ku po shkon kompania juaj. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e drejtimit, që mund të çojë në punonjës të pakënaqur dhe klientë të pakënaqur.
Këshilltari juaj mund të shërbejë si një palë e tretë e paanshme, që nuk e dinit se kishit nevojë. Diskutimet kokë-më-kokë me një këshilltar, mund të jenë kthjelluese dhe sqaruese, duke nxjerrë në dritë çështje dhe shqetësime që e gërryejnë “nën rrogoz” organizatën tuaj, për vite me rradhë.
Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi të përmirësuar, ju do të jeni në gjendje të merrni pozicionime të reja dhe të zhvilloni politika të reja për të mirën e organizatës suaj. Mbi të gjitha, një ekip menaxherial më i informuar dhe i trajnuar, mund të marrë vendime më inteligjente dhe më të favorshme për punonjësit e saj.
7. Përmirësim i fitimeve
Sigurisht, ekziston një arsye kryesore pse mund të kërkoni mbështetjen e një këshilltari për Zhvillimin Organizativ: të rrisni fitimet tuaja!
Ndoshta numrat e shitjeve janë aty ku duhet dhe ju thjesht dëshironi një shtytje të vogël për të vazhduar në drejtimin e duhur. Ose, mbase keni vënë re një tendencë rënie dhe keni nevojë për ndihmë, për të ndryshuar gjithçka.
Sido që të jetë, një këshilltar Zhvillimi Organizativ mund të ndihmojë. Ky ekspert do të ndihmojë kompaninë tuaj të zbulojë metoda të pashfrytëzuara të inovacionit dhe produktivitetit, që mund të hapin dyer të reja të të ardhurave dhe të përmirësojnë rezultatin tuaj.
Doni një mënyrë tjetër që ky shërbim t'ju ndihmojë të kurseni? Morali më i lartë në vendin e punës rezulton në një numër më të ulët të mungesave të punonjësve dhe nivelit të qarkullimit. Sa më produktivë, të motivuar dhe të përgjegjshëm janë anëtarët e ekipit tuaj, aq më të mëdha janë kontributet e tyre për organizatën në tërësi.
Gjatë rrugës, aq më shumë mund të rritet potenciali juaj i fitimit. Nuk ka asnjë kufizim për suksesin që mund të realizoni, kur të gjithë janë në bord dhe i përkushtohen misionit tuaj.
8. Reduktim i humbjeve
Ndërsa mësoni mënyra për të fituar më shumë para, do të zbuloni gjithashtu taktika krijuese për të përdorur sa më mirë buxhetin e biznesit tuaj. Kjo zakonisht përfshin një vështrim nga afër të çdo shpenzimi, që nuk është kritik për operacionet tuaja dhe gjetjen e mënyrave për t'i eliminuar ose ulur ato.
Në shumë raste, ky proces do të zbulojë zona të dublimit ose humbjeve. Për shembull, ju mund të zbuloni se ekipet tuaja të marketingut dhe shitjeve janë duke u mbivendosur në disa detyra administrative, që mund të konsolidohen në një rol.
Bashkimi i këtyre detyrave, mund të përmirësojë menaxhimin e kohës dhe të ulë shpenzimet, në të njëjtën kohë.
9. Përmirësimi i punës ekipore
Thjesht angazhimi i një këshilltari të Zhvillimit Organizativ do të flasë shumë për tërë forcën tuaj të punës. Kjo tregon dedikimin tuaj për mirëqenien e punonjësve, së bashku me angazhim për ta bërë biznesin tuaj sa më konkurrues.
Si rezultat i këtij qëndrimi nga menaxhmenti i lartë, punonjësit shpesh vetë-motivohen për të përmirësuar etikën e tyre të punës dhe nivelin e produktivitetit. Ata gjithashtu mund të angazhohen më shumë në punën ekipore dhe në bashkëpunimin me kolegët e tyre.
Në rast të një mosmarrëveshje ose konflikti, punonjësit do të jenë të pajisur më mirë me mjetet dhe burimet që u duhen për të tejkaluar atë. Me një moral të përmirësuar vjen edhe një ndjenjë e ripërtërirë e paqes dhe qëllimit, duke dekurajuar çdo shfaqje negativiteti.