Strategjia për përsosmërinë e shitjeve të Shekullit 21 (pj. 1)
Sot më shumë se kurrë, shitja është profesioni i të gjithëve, pavarësisht nëse dëshironi ose jo ta konsideroni veten si një shitës. Ju ofroni çdo ditë diçka për dikë, qoftë produkte, shërbime, aftësi, talente ose mundësi, duke ofruar kështu edhe përfitime të ndërsjellta. Kjo është shitje dhe ju duhet të jeni në gjendje të shisni. Për ta bërë sa më mirë këtë, po ju sjellim këshillat origjinale të Jeffrey Gitomer, zbatimi i të cilave do t’ju ndihmojë të arrini përsosmërinë dhe rezultate më të larta. Këtu pjesa e parë e shkrimit, ndërsa javën tjetër takohemi me pjesën e dytë. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Bota jonë drejtohet nga shitja. Të gjithë po kërkojnë avantazhe konkurruese, në mënyrë që të bëjnë më shumë shitje (qoftë thjesht për të shitur sa më shumë, për të qëndruar përpara të tjerëve ose për të mbijetuar).
Këtu janë ato që unë besoj të jenë 22.5 elementet, që shfaqen në shitjen e shekullit 21:
Ndërsa i lexoni, do të shihni se sa të ndërvarura janë me njëri-tjetrin. Kombinimi i këtyre elementëve është ajo që bën sinergjinë e përsosmërisë së shitjeve. Këto koncepte do të ndihmojnë forcën shitëse që të dalë mbi të tjerat, nëse i zbatojnë me qëndrimin e duhur dhe trajnim proaktiv.
1. Mësoni çdo element në shkencën e shitjes... Edhe pse shumica e shitjeve janë të drejtuara nga cilësia e marrëdhënies tuaj me klientin tuaj, duke zotëruar çdo element dhe rregull themelor të shitjeve, ju bëheni më të aftë t'i mbyllni ato. Mësoni një element ose një rregull të ri, çdo ditë. Kjo do të thotë 220 elementë të rinj, në një vit. Më shumë se 1.000 elementë në pesë vjet. Është një proces i përjetshëm.
2. Kaloni nga shitës në burim informacioni… Dhënie e informacionit të vlefshëm për klientin. Ta bëni klientin t’ju telefonojë për informacion. Të jeni në gjendje ta "shkarkoni" informacionin tek klienti dhe ai ta mirëpresë. Ta bëni klientin t'ju presë me interes. (Pozicioni përfundimtar i blerjes.) Burimet janë të vlefshme. Punonjësit e shitjes janë të pavlerë pa këtë.
3. Përdorni një qasje këshilluese për shitje… Mënyra më e mirë e profesionistëve për shitjen. Një këshillues është një burim. Klientët më mirë do të merrnin këshilla dhe do të blinin nga një konsulent, sesa do të dëgjonin një shitës që përpiqet t'i shesë diçka.
4. Mësoni të pyesni më mirë sesa konkurrenti juaj... Çelësi i shitjes është bërja e pyetjeve. Së pari, kjo është e vetmja gjë që ju veçon nga të tjerët. Kualifikoni blerësin, vendosni raport, krijoni diferencën, eliminoni konkurrencën, ndërtoni besueshmëri, njihni klientin, identifikoni nevojat, gjeni “butonat” e nxehtë, merrni informacione personale - të gjitha nëpërmjet bërjes së pyetjeve të duhura. Bëni gati 25 prej tyre. Pyetjet më të fuqishme që mund t’i krijoni, dhe zotërojini ato në majë të gishtave. Jini të gatshëm të krijoni një atmosferë Blerje, jo Shitje. SHËNIM: Dëgjoni dhe shkruani përgjigjet, për të vërtetuar kujdesin tuaj dhe që klienti është i rëndësishëm. Pyetjet janë çelësi për zhbllokimin e shitjeve. Ndonjë pyetje?
5. Merrni informacion personal... Dhe përdorni atë për të krijuar një marrëdhënie. Në cilën shkollë është fëmija e tij, ku i bëri pushimet e tij të fundit, cilat aktivitete pëlqen në kohën e lirë, janë informacione po aq të rëndësishme sa çdo pjesë e informacionit të biznesit.
6. Ndani veten nga konkurrenti… Kjo arrihet me veprime të paharrueshme. Arrihet duke bërë pyetjet e duhura e të fuqishme, duke bërë Deklaratat e duhura e të fuqishme. Arrihet vetëm kur janë krijuar raportet dhe besimi. Arrihet me dëshmitarë. Arrihet nga veprime të vazhdueshme e të jashtëzakonshme. Arrihet duke qenë një burim, kur është e nevojshme.
7. Përdorni fuqinë e kreativitetit në shitjen… Të sjellësh ide, me të cilat klientët mund të lidhen dhe t’i shndërrojnë ato në para’. Ide që e bëjnë atë të interesuar për të blerë nga ju. Kreativiteti njëkohësisht ju dallon nga konkurrenca dhe ju bën të paharrueshëm.
8. Krijoni biznes për të tjerët... Kjo ju vendos në nivelin më të lartë të profesionalizmit. Ju fitoni respekt dhe miqësi të përhershme kur ndihmoni dhe persona të tjerë, që të bëjnë biznes. Do t'ju kthehet dhjetëfish.
9. Jini të paharrueshëm në gjithçka që bëni… Përdoreni informacionin personal, humorin dhe idetë e shkëlqyera për të krijuar përshtypje të qëndrueshme. Si do të flasin për ju kur të largoheni?
10. Vendosni marrëdhënie afatgjata me të gjithë… Shitja, për të ndihmuar, dhe të qenit burim, çon në miqësi të qëndrueshme biznesi. Mënyra më e mirë për të fituar referenca të pakërkuara.
11. Angazhohuni për të mësuar gjatë gjithë jetës… Nuk është vetëm pjesëmarrja një kurs apo seminar. Ashtu si profesioni juaj, keni një nevojë të pafundme për të mësuar. Mësimi ndihmon të rriten shitjet tuaja po aq sa çdo veprim që ndërmerrni.
12. Punoni me objektivat personale dhe krijimin e marrëdhënieve (bashkëveprimi i misionit tuaj personal me biznesin tuaj dhe karrierën tuaj) që ndërtojnë një të ardhme... Shumica e njerëzve nuk kanë një deklaratë të misionit personal. Mos u bëni një prej tyre. Të jesh një shitës profesionist nuk është vetëm të bësh shitje. Shitjet janë një nënprodukt i ndërveprimit të deklaratës së misionit tuaj personal me njerëzit dhe bizneset, në tregun tuaj. Bëjeni atë dhe do të keni më shumë shitje sesa mund të mendoni. Ndryshim i të menduarit të komisionit në të menduarin e misionit.
Kjo është gjysma e parë e prirjeve dhe filozofive. Sa prej tyre jeni duke praktikuar në programin tuaj të shitjeve? Sa prej tyre po venë në zbatim konkurrentët tuaj?
Qëndroni në pritje për gjysmën e dytë, në javën tjetër ...