8 Cilësitë themelore të Liderit
Çfarë i bën drejtuesit e bizneseve udhëheqës të mirë dhe të suksesshëm? Kësaj pyetje, e cila shtrohet shpesh në diskutimet mbi drejtimin dhe lidership-in, është përpjekur t’i përgjigjet ekipi i Toni Robbins. Në artikullin e tyre, që po e sjellim këtu më poshtë (me pak përshtatje nga ProspecTime), autorët rendisin disa prej cilësive që karakterizojnë drejtuesit e suksesshëm, dhe që edhe ju mund t’i fitoni, t’i zhvilloni e t’i përsosni, duke punuar me kujdes dhe vazhdimisht. Këto cilësi nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Është në dorën tuaj se çfarë do të bëni për t’i zotëruar e përsosur ato. SUKSESE e Lexim të këndshëm!
* * * * *
Të gjithë udhëheqësit janë të ndryshëm, dhe të zbuloni se çfarë lloj udhëheqësi jeni ju, mund t'ju ndihmojë t’i zhvilloni aftësitë tuaja në nivelin tjetër. Pavarësisht nëse jeni përgjegjës për drejtimin e një kompanie shumë të madhe, ose thjesht po përpiqeni të drejtoni veten, ndërsa punoni për të arritur qëllimet tuaja personale, zhvillimi i cilësive të mira të drejtimit është absolutisht thelbësor, për suksesin tuaj. Përsosja e tipareve të shkëlqyera të lidershipit ju ndihmon të kapërceni pengesat, të ndërmerrni rreziqe dhe të gjeni mënyra për ta jetuar jetën, edhe gjatë kohërave më sfiduese.
Shumë njerëz besojnë se nëse ata nuk shfaqin tipare të caktuara të drejtimit, si për shembull - të qënit i hapur, ata kurrë nuk do të kenë cilësi të shkëlqyera të udhëheqjes. Por kjo nuk është e vërtetë. Mos e frenoni veten, duke menduar se të drejtosh është diçka që e keni ose nuk e keni. Besimi i kufizuar i kësaj natyre ju frenon potencialin tuaj të plotë dhe ekziston vetëm në kokën tuaj. Kur përqendroheni dhe vizualizoni atë që dëshironi të jeni, sesa atë që ju frenon pas, ju shfrytëzoni fuqinë e përvetësimit dhe shfrytëzimit të cilësive të shkëlqyera të udhëheqjes.
Udhëheqja nuk është diçka me të cilën njerëzit kanë lindur – ajo është një aftësi, që mund të kultivohet me kalimin e kohës. Këtu janë tetë cilësitë themelore të udhëheqjes, që të gjithë mund t’i përmirësojnë, në mënyrë që të jenë drejtues më produktivë:
1. Besimi
Udhëheqësit e vërtetë janë të sigurt dhe e dinë që mund të mendojnë dhe të veprojnë pa kufizime, për ta çuar kompaninë e tyre në nivelin tjetër. Ata e dinë që cilësitë e lidershipit si sinqeriteti, shkathtësia emocionale dhe mprehtësia janë shpesh atributet më të rëndësishme të drejtimit, sesa të jenë në gjendje të bëjnë një shitje ose të entusiazmojnë një grup investitorësh.
Si e shfaq njeriu besimin e nevojshëm për të qenë një udhëheqës i mirë? Më shumë se gjysma e komunikimit njerëzor vjen nga shenja joverbale. Duhet të dini si të vendosni tonin e duhur, si një drejtues, duke e lënë këtë të tregojë besimin tuaj. Udhëheqësit e sigurt fitojnë dhe frymëzojnë të tjerët, sepse të gjithë të tjerët dëshirojnë të mishërojnë vetëbesim. Kur ju shfaqeni të sigurt - edhe nëse nuk ndiheni të tillë - të tjerët do të kenë më shumë të ngjarë të ndjekin drejtimin tuaj dhe të besojnë në autoritetin tuaj.
2. Përqendrimi
A keni mësuar se si të përqendroheni vërtet, në atë që dëshironi? Ata që mishërojnë cilësi të forta drejtuese e mbajnë vëmendjen e tyre tek rezultati. Si një mjeshtër në një lojë shahu, një drejtues i mirë mendon çdo strategji dhe e kupton se si çdo lëvizje do të ndikojë në pjesën tjetër të çdo skenari të caktuar.
Shpërqendrimet mund të jenë një nga sabotatorët tuaj më të mëdhenj në biznes, por ata që shfaqin tipare të forta drejtuese nuk i lejojnë ato të ndërhyjnë. Kjo është një nga pikat kryesore të lidershipit, sepse siç thotë gjithmonë Toni Robbins: - aty ku shkon fokusi, aty rrjedh energjia.
Mbajeni shikimin në fundin e “lojës”, duke kultivuar aftësinë tuaj për t'u përqëndruar. Të kesh një qëllim / objektiv të qartë, kjo ju lejon jo vetëm që ta arrini atë, por gjithashtu, të drejtoni ekipet e njerëzve drejt suksesit.
3. Ndershmëria
Shumë njerëz besojnë se, si biznesi i suksesshëm edhe politikanët, janë që në thelb të pandershëm, por drejuesit e mirë i trajtojnë të tjerët ashtu si ata presin të trajtohen, pra në një mënyrë të ndershme. Të jesh i ndershëm nuk është vetëm një nga tiparet e drejtimit që do t'ju lejojë të udhëhiqni biznesin tuaj me integritet, por është mënyra e vetme e vërtetë për të krijuar lidhje të forta me të tjerët. Pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të udhëhiqni biznesin tuaj ose familjen tuaj, e vërteta është se çdo person, me të cilin bashkëveproni, vlerëson ndershmërinë dhe kodin tuaj të etikës, për të vendosur qëndrimin e e tij / saj. Sigurohuni që secili anëtar i ekipit e di se cila është kultura juaj, dhe tregojuni atyre se e vlerësoni ndershmërinë në bashkëveprimet tuaja të përditshme me të tjerët, përmes dhënies së shembullit.
4. Pozitiviteti
Një nga cilësitë drejtuese, të udhëheqësve vërtet të shkëlqyer, është ndjenja e pozitivitetit, që mbush me energji të gjithë rreth tyre. Nuk është se ata nuk kanë kurrë momente lodhje apo zhgënjimi, por, që ata janë në gjendje të marrin një qëndrim pozitiv, për të trajtuar sfidat. Drejtuesit frymëzues dinë të shndërrojnë pengesat në suksese dhe kujdesen që të shfaqin tipare optimiste, çdo ditë. Të shikoni sfidat si mundësi dhe jo si pengesa, kjo është një nga cilësitë më të rëndësishme të drejtimit, që mund t'i shfaqni shokëve tuaj. Kur praktikoni qëndrimin pozitiv, ajo bëhet një gjë e zakonshme e juaja dhe ju lejon të siguroni dhe lartësoni ata që janë përreth jush.
5. Vendosmëria
Çdo person, në një rol drejtuesi të çfarëdo niveli, ndonjëherë duhet të marrë vendime të vështira, dhe mënyra sesi i merrni këto vendime është një nga cilësitë më të rëndësishme të udhëheqjes. Aftësia për të qenë i vendosur mund të bëjë ndryshimin midis kalimit të një vështirësie apo krize dhe dorëzimit para presionit. Marrja e vendimeve nuk do të thotë që gjithmonë do të jesh i mir-pranuar, por nëse do të përdorni një gjykim të mirë në marrjen e vendimeve, do të të fitoni respektin e të tjerëve. Edhe nëse merrni një vendim të gabuar dhe ju duhet ta korrigjoni atë, tregoni vendosmëri, pasi edhe në momentet më të vështira, kjo është një cilësi më e mirë drejtuese, sesa të prisni për diçka që të ndodhë, ose t’i lini të tjerët të marrin vendimin për ju. Një udhëheqës i mirë është ai, që merr vendimin e duhur, dhe jo vendimin më të lehtë.
6. Aftësia për të frymëzuar
Ne të gjithë sjellim dhuratat e natyrës, në karrierën tonë. Të zbuloni, se cilat janë tiparet tuaja natyrore të drejtimit, është një mënyrë e shkëlqyer për të frymëzuar të tjerët. Një nga sekretet e suksesit në drejtim është të zhvilloni vizionin tuaj të udhëheqjes dhe t'ia komunikoni atë të tjerëve. Frymëzimi është ajo që i shtyn njerëzit të punojnë fort, edhe në periudhat më të vështira - për të arritur qëllimet e tyre. Ju e përcaktoni veten me identitetin tuaj, ose në biznes, me markën tuaj. Përqendrohuni dhe zhvilloni identitetin tuaj vazhdimisht, në mënyrë që ju, të frymëzoni ata që janë në ekipin tuaj.
7. Komunikim i mirë
Njohja e stileve të komunikimit të ekipit tuaj - dhe tuajin - është një nga tiparet e drejtimit, që do të forcojë më shumë biznesin tuaj. Drejtuesit e mëdhenj, jo vetëm që komunikojnë informacion me ekipin e tyre, por ata gjithashtu dinë se si të komunikojnë objektivat dhe vizionin e tyre, për të nxitur ekipin e tyre. Ju nuk mund ta nënvlerësoni fuqinë e fjalëve. Drejtuesit më të mirë e dinë që fjalët shndërrojnë emocionet dhe çojnë në përparim. Si shumë cilësi të rëndësishme drejtuese, të qenit komunikues i mirë shpesh është më shumë për ato gjëra që nuk i bëni sesa për ato që i bëni. Komunikimi efektiv, shpesh nënkupton mbylljen e gojës dhe hapjen e veshëve. Dëgjimi i thellë dhe bërja e pyetjeve të zgjuara, tregon se ju interesoheni për kontributet e punonjësve tuaj.
8. Përgjegjësia
Si drejtues, ju do të bëni gabime. Ndërsa trajtimi i tyre me pozitivitet dhe me mendësinë e rritjes është një nga pikat kryesore të lidershipit që duhet të zotëroni, ju gjithashtu, duhet të merrni përgjegjësi për ato gabime. Fajësimi i të tjerëve, justifikimi i veprimeve tuaja ose pretendimi se gabimi nuk ka ndodhur kurrë, e shkatërron besimin e ekipit tuaj dhe do t'i dekurajojë ata të përgjigjen për gabimet e tyre. Udhëheqësit e mëdhenj marrin më shumë përgjegjësi për fajin e tyre, dhe më pak nga krediti i tyre, gjë që krijon një kulturë besimi dhe përuljeje. Kur ju jeni i përgjegjshëm, ju gjithashtu mund ta mbani ekipin tuaj të përgjegjshëm, duke krijuar në fund të fundit, një sens përgjegjësie, që do t'i bëjë ata të përpiqen vazhdimisht për objektivat e tyre, personale dhe të biznesit tuaj.
Drejtuesit më të mirë i japin një kuptim të qartë objektivave dhe qëllimeve të tyre, dhe janë në gjendje ta drejtojnë ekipin, në drejtimin e duhur. Për më tepër, ndërsa udhëheqin grupin e tyre, ata përdorin cilësi të forta lidershipi, për të krijuar një sens komuniteti mbështetës për të gjithë ata që janë të përfshirë. Të bëhesh një drejtues fuqizues ka të bëjë jo vetëm me krijimin e diçkaje që është më e mirë për grupin, por edhe të inkurajoni ata rreth jush të përqafojnë edhe atributet e tyre të forta të udhëheqjes.
Ekzistojnë lloje të ndryshme drejtuesish. Të pranoni që stili juaj i udhëheqjes është unik për grupin tuaj të aftësive, dhe më pas të punoni për të zhvilluar aftësitë tuaja drejtuese, është mënyra më e mirë për t'u bërë drejtuesi që ju duhet të jeni, për të arritur suksesin, aq shumë të dëshiruar.