10 Zakonet e përditshme të drejtuesve të suksesshëm të shitjeve
Ndërkohë që shitja është një aktivitet midis artit dhe shkencës, po kështu edhe drejtimi i shitjeve ndërthuret me artin dhe shkencën, dhe kjo është arsyeja që drejtues të ndryshëm shitjesh, me stile të ndryshme drejtimi, sigurojnë sukses me ekipet e tyre. Megjithatë, ka disa element të rëndësishëm që karakterizojnë pothuajse të gjithë drejtuesit e suksesshëm të shitjeve. Disa prej këtyre elementëve na shfaqen edhe në formën e sjelljeve tipike ditore të këtyre drejtuesve, që Mark Hunter i trajton në artikullin më poshtë. Filloni t’i përvetësoni dhe zotëroni ato, duke u bërë shembull për ekipin tuaj dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe arritje afatgjatë. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Një drejtues i suksesshëm shitjesh është ai që ndihmon të tjerët të shohin dhe të arrijnë rezultate, që ata i mendonin se nuk ishin të mundshme.
Në mënyrë që një lider shitjesh ta bëjë këtë, ata duhet të jenë në lartësinë e detyrës së tyre, çdo ditë.
Më poshtë janë 10 zakone të përditshme e të nevojshme, për udhëheqësit e suksesshëm të shitjeve:
1. Ata mësojnë diçka të re çdo ditë, qoftë nga një klient, një koleg ose nga jeta në përgjithësi.
2. Ata e dinë se koha e tyre është pasuria e tyre më e çmuar, kështu që ata e vlerësojnë duke mos e shpërdoruar atë.
3. Ata i inkurajojnë njerëzit e tjerë me të cilët janë në kontakt, pavarësisht se kush janë ata apo ku ndodhen. Ata e dinë se mënyra më e mirë për t'u bërë më i suksesshëm, është, të ndihmojnë të tjerët të bëhen më të suksesshëm.
4. Ata janë gjithmonë të përqëndruar dhe të disiplinuar në objektivat e tyre, me të gjitha mundësitë e përpjekjet, për të arritur rezultate, jo vetëm për detyrat kryesore.
5. Ata kujdesen për veten, trupin dhe mendjen e tyre, duke mos harruar kurrë vlerën e një shëndeti të mirë.
6. Ata i shikojnë të gjithë ata që takojnë si një mundësi për t'i ndihmuar në hapjen e një dere, për një mundësi të re shitjeje. Udhëheqësit e shitjeve nuk e shohin zhvillimin e një biznesi të ri si diçka dytësore, por si qëllimin kryesor.
7. Ata ruajnë gjithmonë të njejtën sjellje, edhe kur askush nuk është duke i parë. Ajo që bëjnë ata nuk është diçka sa për dukje, por është qëndrueshmëria në mënyrën se si ata veprojnë, që u lejon atyre të jenë kaq të suksesshëm.
8. Ata e bëjnë gjithçka me integritet, duke mos harruar kurrë se sa i rëndësishëm është karakteri. Kjo është gjëja më e madhe që e dallon një udhëheqës të vërtetë nga gjithë të tjerët.
9. Ata i ndihmojnë klientët e tyre, që të jenë më të suksesshëm. Në fund të fundit, nëse klientët e tyre janë më të suksesshëm, kjo është mënyra që edhe ata të jenë më të suksesshëm.
10. Ata e shikojnë çdo sfidë ose problem si një mundësi, e cila nxit motivimin dhe pasionin e tyre për sukses.